ulqini

Nazif Cungu priti përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim
Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu dhe bashkputorë të tij mbajten një takim pune me përfaqësues të Bankes Gjermane për Zhvillim. Në takim ishin të pranishem edhe përfaqësues të qeveris së Malit të Zi,përfaqësues të Vodakom-it si dhe përfaqësues të ndërmarrjes për ujsjellës dhe kanalizime Ulqin. Banka Gjermane për Zhvillim ka ofruar ekspert të saj për evidentimin e gjendjes së sistemit të ujsjellsit dhe të kanalizimeve me çrast ato kanë përpunuar një raport mbi nevojen e investimeve në këtë... Vazhdo
IN MEMORIAM  Ahmet Beto KASHOXHA – NISHANI I RANËS
Në moshën 83-vjeçare ndroi jetë Beto Kashoxha Beti ka qenë një “nishan” i Ranës tonë, thotë populli, një njeri i butë, i qetë dhe një njeri i cili nuk ka ditur ta ngrisë zërin kurrë. Këtu në Ranë, të gjithë ne flasim me zë të lartë dhe, shpeshherë, të huajit që na degjonin, mendonin se nuk është diçka në rregull me ne. Por, edhe në Ranë ka dhe ka pasur përjashtime. Njëri nga ato ka qenë edhe Beto Kashoxha. Nuk më kujtohet, se ai e ka “çu “ zërin ndonjë herë, më duket se nuk ka ditë me... Vazhdo
Mustafa Canka intelektual që me vështrimet e tija ngjallë debate dhe polemika në Ulqin
Mustafa Canka është një publicist që shfaq dashuri të veçantë për qytetin e tij dhe njerëzit që jetojnë në të. Canka preokupohet gjithnjë me situatën , e cila manifestohet në çdo fushë të jetës që shpeshherë përcakton fatin e individit. I tillë paraqitet në librin “Qyteti-komente” ku siç vëren kritiku i njohur Andrej Nikolaidis “Canka skicon rrugën e fatit të çdo qytetari, të çdo bashkësie, e të çdo njeriu.” Si i tillë ai ka një dëshirë të vazhdueshme ta përcaktojë qytetërimin e vendlindjes... Vazhdo

June 19, 2012  :: Opinione :: Comments Off on Mustafa Canka intelektual që me vështrimet e tija ngjallë debate dhe polemika në Ulqin
Tags: , ,

Pushimet verore: Pak para, shumë dëshira
Shumë të rinj të Kosovës, pavarësisht dëshirës së tyre që ta kalojnë një pjesë të pushimeve të tyre në bregdet, nuk kanë mundësi financiare ta bëjnë një gjë të tillë. Por, ka edhe të tillë që me ndihmën e familjarëve arrijnë që disa ditë t’i kalojnë në bregdet. Kështu thonë disa të rinj për rubrikën tonë të përjavshme VOX. Sadete Hoxha, mësimdhënëse, thotë se kushtet e rënda ekonomike, nuk e lejojnë që ajo një pjesë të pushimeve të saj, ta kalojë në bregdet. “Më se e sigurt jo,... Vazhdo

June 19, 2012  :: Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Pushimet verore: Pak para, shumë dëshira
Tags: , ,

Vjollca Luka & Gjovani me videoklip të ri – Video
Vjollca Luka është një nga këngëtaret më seksi të skenës shqiptare. Ka më se një vit që ajo nuk është shumë aktive në skenën muzikore për shkak të kujdesit ndaj vajzave të saja. Edhe pse është bërë nënë ajo ka ruajtur linjat trupore duke u kujdesur shumë për tu dukur bukur. Ajo na bënë të ditur se tani e tutje do të jetë më aktive, ku Vjollca Luka e Gjovani  lansojn një videoprojekt të ri muzikor. Edhe pse kohëve të fundit nuk janë parë shumë në skenë, Vjollca Luka & Gjovani  tani rikthehen... Vazhdo
Shqiptarët e Malit të Zi së bashku në një listë zgjedhore ose
Përfaqësuesit e partive parlamentare shqiptare kanë mbështetur thirrjen e deputetit të Forcës Demokratike Genci Nimanbegu, për pjesëmarrjen e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një deklaratë për “Dan”, ata kanë thanë se thirrja e Nimanbegut është e justifikuar, por nuk përjashtojnë as bojkotimin e zgjedhjeve. Deputeti i Perspektives Vasel Sinishtaj, mbështet pjesëmarrjen e përbashkët të përfaqësuesve të popullit shqiptar në zgjedhjet e ardhshme. Nimanbegu në mënyrë të justifikuar... Vazhdo

June 18, 2012  :: Opinione :: Komente (2)
Tags: , , , ,

Ulqini pranohet në familjen e Eurorajonit Adriatik
Në datën më 13 qershor 2012 u zhvillua në Trieste, Takimi i VII i Asamblesë së Eurorajonit Adriatik. Në takim ishin ftuar të merrnin pjesë përfaqësuesit e 25 rajoneve anëtare që i përkasin 7 vendeve: Shqipërisë, Italisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje – Hercegovinës, Malit të Zi dhe Greqisë, përfaqësues të institucioneve europiane dhe italiane, diplomatë, etj. Në takim mori pjesë dhe nënkryetari i komunës së Ulqinit,Selim Resulbegoviq. Në datën 13qershor  u zhvillua mbledhja e Komitetit Ekzekutiv si... Vazhdo
Partia Demokratike  nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me  Alternativen Shqiptare
Ulqin,16 qershor 2012- Ditën e premte në Ulqini,Partia Demokratike / PD/ e cila udhëhiqet nga Fatmir Gjeka dhe Alternativa shqiptare /ASH/ nga Tuzi nënshkruan marrëveshje për veprim të përbashkët politik. Liderët e këtyre dy subjekteve politike u deklaruan se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të nxiten edhe partitë tjera nacionale shqiptare për t u bashkuar. Fatmir Gjeka, kryetar i PD, deklaroi se tash disa muaj e kemi arritur këtë ujdi politike, por tani e zyrtarizojmë në Ulqin edhe themi se ne jemi të hapur... Vazhdo
Cungu: Nëpërmjet eleminimit të barierave të inkurajojmë zhvillimin e biznesit
Me datë 14.06.2012 në sallen e vogel të Kuvendit Komunal të Ulqinit u mbajt një takim me temen “Nëpërmjet eleminimit të barierave të inkurajojmë zhvillimin e biznesit” e cila u organizua nga Alianca e Biznesit të Malit të Zi. I pranishem në këtë takim ishte kryetari i Komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu, përfaqësues të komunës si dhe përfaqësues të bizneseve të Ulqinit. Të pranishmit i përshendeti këshilltari ekonomik i aleancës së biznesit të Malit të Zi Zoran Vuleviq i cili falenderoi kryetarin... Vazhdo

June 15, 2012  :: Ekonomia / Ekonomija :: Comments Off on Cungu: Nëpërmjet eleminimit të barierave të inkurajojmë zhvillimin e biznesit
Tags: , , ,

Familjet Ulqinake,Ana Malit dhe Kraja mikpritës i femijëve Kosovar + Foto + Video
Ne kuader te veprimtarive per shenimin e 100 vjetorit te pavaresise se shtetit shqiptar, shoqata e gruas ANIMA nga Ulqini dhe grupi i grave intelektuale nga Ulqini, Ana e Malit dhe Kraja , kane organizuar per te gjashtin vit pushime falas ne qytetin e Ulqinit per 100 femije jetim nga Kosova. Femijet kane mberritur ne Ulqin te shtunen me 9 qershore reth ores 14:00 dhe jane sistemuar ne familjet bamirese ne Ulqin. Gjate diteve qe jane duke qendruar ne Ulqin, femijet nga Kosova pervec qe kane shijuar plazhin e Ulqinit, kane bere vizita edhe... Vazhdo