Tokë - Truall për shitje në Zogaj-Darzë të Ulqinit
October 5, 2008 by Ulqini
Filed under Real Estate, Shoqëria / Društvo, Turizmi / Turizam, Videos
Truall për shitje në Zogaj-Darzë të Ulqinit
Në Zogaj - Darz të Ulqinit - 78.000 metra katror, toka është me sipërfaqe të rafsht dhe pakës në kodër me shikim të gjërë në Zogej – Darzë dhe Kodrat e Ulqinit dhe në afertësi të rruges kryesore që çon për Ulqin.
Toka ësht e gatshme për të ndërtuar shumë shtëpi,mund të ndërtohen ndonji Fabrikë, apo diçka tjetër.
Rruga, Uji dhe elektriku janë të gatshëm
Çmimi i volitëshëm.Mos pritni na kontaktoni.
Për informata më të hollsishme, kontaktoni.
Telefon :+382 (0)69 027 347 (Mobil) - Telefon:+382 (0)30 423 094 (Home)
Hajro Ulqinaku:Doracak me vlerë për nxënës dhe studentë
October 4, 2008 by Ulqini
Filed under Anketë / Anketa
Botime të reja
Libri është një doracak i mirëfilltë për nxënësit e shkollës fillore si dhe një përmbledhje e qëlluar për studentët e gjuhës të cilëve pa dyshim se do t`u ndihmojë shumë në njohjen e letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, e cila është krijuar nga autorë shqiptarë të cilët jetojnë në trevën e Malit të Zi apo jashtë, por që me punimet e veta lidhjet shpirtërore gjithnjë i mbajnë me vendlindje.
Këto ditë Asociacioni “Ulqini” nxori nga shtypi librin me titull “Degë e drurit të urtë” (Letërsi e bukur për fëmijë dhe të rinj) të cilin e përgatiti shkrimtari ynë i mirënjohur Hajro Ulqinaku.
Libri është një doracak i mirëfilltë për nxënësit e shkollës fillore si dhe një përmbledhje e qëlluar për studentët e gjuhës të cilëve pa dyshim se do t`u ndihmojë shumë në njohjen e letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, e cila është krijuar nga autorë shqiptarë të cilët jetojnë në trevën e Malit të Zi apo jashtë, por që me punimet e veta lidhjet shpirtërore gjithnjë i mbajnë me vendlindje.
Në këtë antologji për fëmijë e të rinj janë përmbledhur disa nga punimet më të arrira të autorëve si: Esad Mekuli, Nol Berisha, Rexhep Qosja, Hajro Ulqinaku, Ali Llunji, Idriz Ulaj, Zuvdija Hoxhiqi-Berisha, Ali M. Ahmeti, Asllan Bisha dhe Ibrahim Berjashi.
Si redaktor i librit nënshkruhet MA Haxhi Shabani, kurse libri mbyllet me recensionin e Sahibe Hoxhës.
“Në këtë antologji janë përfshirë punimet e shkrimtarëve, të krijuara që më parë, disa edhe në fillim të krijimtarisë, si studentë, e disa nga përjetimet si pedagogë, apo nga përjetimet e vetë shkrimtarëve me motive të ndryshme nga ambienti që i rrethon, natyra e vendlindjes së vet, vendin se ku jeton e vepron akëcili krijues. Sidomos përshkruhen përjetimet dhe emocionet duke iu afruar kështu botës së fëmijëve me të gjithë origjinalitetin dhe natyrshmërinë e përshkrimeve që fëmijëve u bëhet e dashur dhe e afërt leximi i këtyre punimeve. Ata i ndjejnë dhe i përjetojnë po me atë dashuri si i përjetoi shkrimtari.
Me gjithë këtë angazhim dhe punë gjatë viteve, shkrimtarët në Mal të Zi kanë arritur të realizojnë deri - diku kërkesat e popullit shqiptar, pas shumë situatave të ndërlikuara që janë zhvilluar në këto treva, duke treguar aftësi dhe fuqi për zgjidhje sa më të drejtë prandaj, suksesi nuk mungoi. Duke vepruar në këtë drejtim, duke zbuluar vlerat e secilit me një bashkëpunim, mendoj se afirmohet ajo që është më njerëzore, kultura e një populli, sot e nesër”, shkruan ndër të tjera në recensionin e saj kushtuar librit Hoxha.
Ky libër është një pasuri e mirëfilltë dhe meriton që si i tillë të gjendet në planin shkollor si lektyrë shkollore.
G. Çitaku
Koha Javore
In Memorian:Fiqri Hasanaga,artistët shkojnë në përjetësi
October 4, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji
Artistët shkojnë në përjetësi
Mësuesi i muzikës, Fiqri Hasanaga, shkoi në përjetësi, papritmas, më 22 të muajit të shenjtë të Ramazanit, në moshën 55 vjeçare në vendlindje - Ulqin.
Fiqri Hasanaga ka qenë i pranishëm në jetën kulturore - muzikore më tepër se tridhjetë vjet.
Ishte pedagog i dalluar, kompozitor, organizator i shumë takimeve muzikore, festivaleve, etj.
Si kompozitor mori pjesë në shumë festivale të muzikës së lehtë, popullore dhe, sidomos, të asaj për fëmijë, si: në Prizren, Prishtinë, Gjakovë, Elbasan, Shkodër, Ferizaj, Pejë, Durrës, Korçë, etj.
Fryt i punës si kompozitor është përmbledhja me këngët autoriale “Valët e Ulqinit”.
Festivali i Këngës për Fëmijë i Ulqinit e ka humbur organizatorin më të rëndësishëm.
Fiqri Hasanga ishte njëri ndër themeluesit, kompozitori dhe udhëheqësi i Kllapës së Ulqinit, e cila është e njohur në të gjithë Malin e Zi si edhe në rajon.
Humbja e këtij pedagogu muzikor, kompozitori, është e madhe dhe e pakompensueshme për kulturën shqiptare në Mal të Zi.
Le të mbetet si ngushëllim: ai i bëri vetes vend në panteonin e përjetësisë.
Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi
Kryetari
Prim. Dr. Gani Karamanaga
Koha Javore
Sezoni turistik,si një verë pa shpirt
October 4, 2008 by Ulqini
Filed under Shtypi / Mediji, Turizmi / Turizam, Videos
Një verë pa shpirt
Duhet të vëhet në funksion Organizata turistike, e cila duhet të jetë bartësi i prezantimit dhe i propagandës turistike të qytetit, nëpër panaire të ndryshme në vend dhe jashtë vendit. Të gjithë duhet të japin kontributin e vetë, që oferta turistike të jetë më e mirë se tani. Duhet të hartohen dhe të shtypen udhërrëfyeset dhe materiale të ndryshme, të cilat do të flasin për kulturën dhe bukuritë natyrore të qytetit tonë, e të mos përdoren vetëm ato të cilët hartohen në vendet e tjera.
Është absurditet që një qytet me resurset më të bukura natyror, të cilat i ka si dhunti prej Perendisë, dhe i cili ka një numër të madh të akomodimeve në kategori të ndryshme, ta perfundojë sezonin në shtator, bile ne fillim te shtatorit. Kanë mbetur pak mysafirë me të cilët edhe e fillojmë sezonin, “pensionistët” nga Mali i Zi dhe ato të rrallë nga vendet e huaja, të cilët shijojnë këtë bukuri magjepsëse, sepse edhe kohën e kanë pasur të bukur deri ne gjysmën e shtatorit. Kjo ka qenë një kënaqësi shpirtërore dhe trupore për ata. Pse tek ne sezoni përfundon kaq shpejt, kurse përreth Tivarit, e të mos flasim për Budva, plazhet dhe hotelet ende janë plot me mysafirë. Pse tek ne ndodh kështu? E të mos flasim se atje mysafirët janë shumë më kualitativë dhe sezoni padyshim do të zgjasë më shumë. Ne, të cilët dikur kemi punuar në një turizëm të lartë dhe ende punojmë, duhet ta japim analizën e sezonit, i cili sapo kaloi. Ky fenomen përsëritet vite me radhë që nga vitet e 90-ta. Pak a shumë dihen shkaqet objektive pse tek ne ndodh kështu, por duhet të merremi edhe me ato subjektive. Më në fund duhet te gjithë të luftojmë që problemet, te cilat përsëriten vite me rradhë të zvogëlohen dhe të zhduken.
Së pari duhet të vëhet në funksion Organizata turistike, e cila duhet të jetë bartësi i prezantimit dhe i propagandës turistike të qytetit, nëpër panaire të ndryshme në vend dhe jashtë vendit. Të gjithë duhet të japin kontributin e vetë, që oferta turistike të jetë më e mirë se tani. Duhet të hartohen dhe të shtypen udhërrëfyeset dhe materiale të ndryshme, të cilat do të flasin për kulturën dhe bukuritë natyrore të qytetit tonë, e të mos përdoren vetëm ato të cilët hartohen në vendet e tjera. Pastaj, një nga mungesat, sipas mendimit tim, është lejimi i ndërtimit të akomodimeve jocilësore me çmime jashtëzakonisht të ulta. A mund të paramendohet se sot në Ulqin mund te flihet për 4 euro vetëm 20 metra larg nga deti? Numri prej 100 000 shtretërve ndikon që të kemi një turizem të tillë..
Plazhit të Vogël dhe Ranës duhet t`i khehet shpirti të cilin ia ka marrë Ndërmarrja” Të Mirat Detare”, institucioni publik i cili është themeluar enkas për Ulqinin. Nga Rana duhet të largohen kioskat, qebapat dhe hamburgerat, kiçi dhe plastika. Duhet që Ranës t`i kthehet shpirti që e ka pasur dikur, t`i kthehet gjelbërimi dhe të bëhet një ndër shetitoret më të bukura të vendit tonë, siç ka qenë dikur. Vetëm tek ne mund të ndodhë që të zhduket gjelbërimi, të priten palmat 50 vjeçare, vetëm për t`i lëshuar vend një tavoline, e të mos reagojë askush. Në Ranë duhet të ndjehet era e peshkut dhe detit.A mund ta paramendoni molon ku nuk guxon të afrohet asnjë jaht prej rrjetave dhe bovave, sepse ajo është shndërruar në plazh. Zotërinjtë e të “Mirës Detare”duhet ta dijnë se Turizmi më i mirë në botë vjen nga mysafirët me jahte e anije, pra nga turizmi nautik. Jam i bindur se ata e dijnë këtë, por Ulqinit i bëhet me qëllim, aq më tepër për shkak se tek ne emde nuk ka marinë.
Ne e kemi të qartë se Republika e Malit te Zi i ka çuar duart, nga qyteti i Ulqinit. Premtimet e dhëna para dhe gjatë Referendumit kanë mbetur vetëm premtime. Kjo është evidente në planet urbanistike regjionale, në të cilët qytetarët e Ulqinit dhe organizatat e ndryshme kanë pasur mbi 700 vërejtje ku asnjëra nuk është marrë parasysh. Shihet qartë se na kanë lënë në marginat e rrjedhave të zhvillimit turistik. Deri në vitet e 90-ta Ulqini ka dhënë kontribut të madh në turizmin e Malit të Zi. Dikur 40% të të ardhurave nga turizmi në nivel të Republikës kanë ardhur nga Ulqini, kurse sot ajo përqindje nuk vlen të përmendet. Shumë gjëra kanë ndikuar në këtë rënie. Politika e lënies të Ulqinit pasdore nga ana e shtetit është e qartë, duke i shkatërruar hotelet dhe duke bërë privatizim të pa parë në këto treva, dhe falimentimet që kanë ndodhur në hoteilerinë e Ulqinit, si dhe mosinvestimet në infrastrukturë, e tregojnë qartë këtë. Përfaqesuesit tanë në Parlamentin e Malit të Zi dhe ata të pushtetit vendor, duhen të jenë prezentë, dhe të kërkojnë pjesëmarrjen tonë dhe te drejtat tona në secilin tender. Ne jetojmë këtu dhe ne duhet të disponojmë me ato që i kemi dhunti prej Perëndisë.
Master plani, më duket se ka mbetur vetëm një ëndërr. Investimet të cilat i ka paraparë në Plazhin e Madh dyshoj se do mbesin vetëm ëndërr. Më kujtohet autori i këtij plani zotëri Fridrih Engel, të cilin kam pasur nder ta shoqëroj duke ia treguar bukuritë e Kalasë sonë, i cili vuri në dukje se investimet kapitale në infrastrukturë duhet të bëhen edhe nën menaxhimin e pushtetit vendor.
Vetëm tek ne mund të lejohët një skenar, ku në secilin hap në rrugë dhe në sheshe të parkohen mjetet pa pagesë dhe pa regull. Një horor, që ndodh shpeshherë para syve te atyre të cilët duhet të punojnë në regullimin e tij. Duhet të vendoset trafiku funksional në rrugët kryesore, duke u paguar parkingu si në tërë botën e civilizuar. Dilerat apo matrapazët mund të hyjnë në librin e Ginisit që si një vrimë e zezë dominojnë në secilën pikë të qytetit. Do t`i përmend posaçërisht ata me motorë dhe automjete, të cilët pa ndërprerje vrapojnë në magjistralë shpesh herë edhe në emër të agjensive turistike, duke bërë nganjëherë edhe kontrollin e pasaportave.
Jam i mendimit se kultura dhe oferta ka qenë në një nivel më të lartë se në viteve e kaluar.
Panairi tradicional i librit, i cili për çdo vit organizohet në Ulqin, është një freski në kulturë, duke pasur parasysh se në secilin hap është një ofertë e kiçit të panumërt. Ky është shekulli i vdekjes së librit, prandaj çdo gjë që ka të bëjë me librin eshtë për të përshëndetur. Meritë të madhe për këtë, që është e padiskutueshme, i takon kryetarit të Komunës, Gëzim Hajdinagës. Panairet dhe manifestimet e tilla
përcillen nga aktivitete të tjera, siç janë mbrëmjet letrare. Jam i mendimit se Panairi i librit e ka vendin ndërmjet mureve të Kalasë, e jo në mesin e hamburgerave dhe qebapave në Ranë. Padyshim, ngjarja më e rëndësishme është Skena verore, e cila për njëzet vite me radhë organizohet në Kalanë tonë shekullore, në sheshin e skllavëve, ku dikur si rob lufte ka qëndruar për pesë vite Servantesi i madh. Këtu ai e ka qëndisur personazhin më të famshëm në letërsinë botërore, siç është Dulçinea. Në këtë vend edhe shumë të tjerë të njohur dhe të panjohur kanë gjetur inspirim për veprat dhe dashuritë e tyre. Dua ta përmend grupin letraro-muzikor nga Prizreni, i cili për çdo vit i kënaq vizitorët. Orkestra nga Tirana, e udhëhequr nga maestro Ramazan Peku, Kori dhe orkestra kamertale nga Viena na kanë sjellur mbrëmje të paharruara. Me kënaqësi të posaçme duhet përmendur binjakëzimin ndërmjet qytetit të Vienës dhe Ulqinit, bërë ky nën tingujt e Shtrausit. Gjithashtu dua ta përmend edhe Kalimerën poetike dhe aktorin e madh malazez Sllobodan Marunoviq. Natyrisht, ka pasur shfaqje që nuk do t`i përmend, pasi kanë qenë nën nivel të duhur. Si mbrëmje kulminuese më duket se ishte mbrëmja e mysafirëve nga Kalabria, të cilët më shumë se dy orë i kanë kënaqur mysafirët e shumtë. Kultura është një urë lidhëse e cila i bashkon popujt dhe shtetet.
Ismet Karamanaga
Koha Javore
Para se vdiste u ba intervista me kompozitorin ulqinak Fiqri Hasanaga
October 3, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo, Shtypi / Mediji
Kujdes, po e humbim folklorin tonë të pasur shqiptar
Koha javore: Z. Hasanaga kur, keni filluar të merreni me muzikë dhe kompozime muzikore?
F. Hasanaga: Me muzikë merrem që nga mosha dhjetëvjeçare. Isha adhurues i kitarës ashtu si dhe të gjithë të rinjtë. Mund të them lirisht që si kitarist isha ndër të parët e gjeneratës sime.
Ndërsa me kompozime kam filluar të merrem si nxënës i Shkollës së Mesme të Muzikës në Prishtinë, ku kisha edhe lëndën e kompozimit. Kompozimin e parë “O moj ulqinake” (Ke porta e Kalasë), me tekst të Asllan Bishës, e realizova në vitin 1979 për “Akordet e Kosovës”, që kishin reputacion të madh në Kosovë.
Koha javore: Pse në krijimtarinë Tuaj vërehet një lloj fryme bregdetare?
F. Hasanaga: E vërtetë është se tek unë ka ndikuar një frymë bregdetare, mesdhetare, gjë që vërehet në kompozimet e mia. Kjo ndoshta për arsye sepse në Ulqin këngët vinin nga Korça dhe Shkodra, për çzgjë ka shkruar edhe etnomuzikologu Dr. Rexhep Munishi. Me fjalë të tjera dëgjoja serenata korçare si dhe muzikë popullore - qytetare.
Koha javore: Me cilët kompozitorë dhe autorë bashkëpunoni për kompozimet Tuaja?
F. Hasanaga: Si kompozitor kam bashkëpunuar vetëm me prof. Tomor Berishën, për të cilin kam konsideratë të veçantë dhe të cilin etnomuzikologu shqiptar Dr. Rexhep Munishi e quan me plot të drejtë maestro. Ndërsa, sa i përket bashkëpunëtorëve të teksteve mund të përmend Asllan Bishën, Sabri Halilin, Fatime Kullin, Sari Resulbegun. Po ashtu për kompozimet e mia kam përdorur edhe tekstet e Asdrenit, prof. dr. Ruzhdi Ushakut, Hivzi Krasniqit, Aleksandër Gerës, shumicën e të cilëve i kam përpunuar për këngë katërzërash ose për Grupin e Burrave “Ulqini”.
Koha javore: Pse për kompozimet Tuaja deri tani nuk keni përdorur tekste popullore?
F. Hasanaga: Është e vërtetë që nuk i kam përdorur deri më tani, por mendoj tzi përdorë në të ardhmen. Pra, tzi përpunoj për kompozime të reja, të cilat i parashikoj për librin e dytë.
Koha javore: Para disa kohe keni botuar librin me titull “Valët e Ulqinit”, libri i parë me këngë në hapësirën shqiptare në Mal të Zi. Çfarë përmban më konkretisht ky libër?
F. Hasanaga: Libri është i përbërë prej katër zhanreve të muzikës: këngë për fëmijë, këngë të shkruara në frymën e melosit popullor, këngë të karakterit zbavitës ose argëtues dhe këngë të përpunuara, që janë vlerësuar nga recensentët Dr. Rexhep Munishi, Mr. Ahmet Dërguti dhe kompozitori Tomor Berisha.
Pra, në librin “Valët e Ulqinit”, titulli i të cilit besoj është i qëlluar, është përfshirë tërë krijimtaria ime, pra këngët me të cilat kam marrë pjesë në festivale të ndryshme mbarëkombëtare nga viti 1979 deri më 2004.
Koha javore: Si e ka vlerësuar kritika këtë libër?
F. Hasanaga: Në mbrëmjen e promovimit të këtij libri, të mbajtur në Muzeun e Ulqinit në Kala, kanë qenë prezentë një numër i madh i njerëzve dhe kam vërejtur që libri është pritur mirë. Ndërsa, sa i përket kritikës profesionale në librin tim gjenden vetë kritikët e muzikës si Dr. Rexhep Munishi, Mr. Ahmet Dërguti, kompozitor Tomor Berisha dhe Sami Piraj, gjë që besoj dëshmon se libri është vlerësuar nga kritika.
Koha javore: Çfarë mendoni për muzikën shqipe që krijohet sot, veçanërisht te shqiptarët në Mal të Zi?
F. Hasanaga: Pasi që muzikën e kam profesion, nuk do të ishte e udhës dhe korrekte që muzikën që
krijohet sot (shumicën e këngëve), pa marrë parasysh argëtuese apo popullore, ta përkrahë, sepse ajo nuk ka kurrfarë vlere as muzikore e as tekstuale. Pra, rrallë dëgjohet ndonjë këngë e mirëfilltë. Me plot guxim mund të them se në këngët e sotme nuk dëgjohet pothuajse asnjë motiv që i përket folklorit të pasur shqiptar.
Ndodhë diçka edhe më e keqe, që këngët shumë të njohura sot bastardhohen, aq sa pothuajse nuk mund të njihen versionet origjinale. Ato mund të pasurohen me një harmoni të bukur, por është fatkeqësi që me këtë merren njerëz joprofesionistë.
Po ashtu dukuri tjetër e muzikës shqipe që krijohet sot është se te shumë këngëtarë vërehet këndimi jo i pastër, nuk dëgjohet dyzëshmëria, nuk ka orkestrim të nivelit, dëgjohet një harmoni shabllonike, përcjellja e njëjtë, nuk e di se sa këta këngëtarë janë të sigurtë në këndimin live, hyrjet (introduksionet) nuk janë të pasura me elemente të folklorit shqip. Me fjalë të tjera, te mjaft nga këto këngë nuk ka asgjë që ka të bëjë me folklorin shqiptar dhe si përfundim nuk mund të hyjnë në konkurrim të ndonjë festivali.
Pra, duhet të kemi kujdes të madh, sepse jemi duke e humbur folklorin tonë të pasur shqiptar.
Koha javore: Çfarë duhet bërë që këto fenomene të ndalohen ose të paktën të zvogëlohen dhe cili është roli i mediave në përhapjen e tyre?
F. Hasanaga: Në fillim duhet kuptuar që këto përbëjnë probleme muzikore në të gjithë hapësirën shqiptare. Për tziu shmangur këtyre problemeve duhet të ekzistojë një censurë. Çfarë do të thotë kjo? Mos të regjistrohen kompozime pa një kontroll të kompozitorëve dhe autorëve të teksteve, të cilët janë kompetentë. Pra, së pari duhet të bëhet verifikimi i tyre. Kjo mund të bëhet vetëm përmes shoqatave të kompozitorëve, të cilat do të kishin një autorizim. Në këtë mënyrë nuk do të transmetoheshin as nëpër media.
Koha javore: Përveç që merreni me kompozime, jeni edhe udhëheqës artistik i Grupit të Burrave “Ulqini”. Cili është qëllimi i ekzistimit të këtij grupi?
F. Hasanaga: Puna ime më e vështirë muzikore është me këtë grup, sepse këtu punohen këngët e përpunuara katërzërash. Punojmë nga viti 1980. Jam krenar si udhëheqës artistik i këtij grupi, sepse kam pasur fatin që të gjithë anëtarët e tij janë talentë, kështu që ma lehtësojnë punën.
Jemi pjesëmarrës gati në çdo manifestim me karakter kombëtar. Qëllimi i ekzistencës së këtij grupi është që të kultivojmë dhe ta ruajmë këngën e mirëfilltë qytetare. Një karakteristikë që është më me rëndësi është se ne nuk përdorim instrumente me rrymë.
Koha javore: Një ndër punët që bëni është edhe ushtrimi i nxënësve dhe talentëve të rinj muzikorë. Çfarë përparësie ka nxënësi që ushtron te Ju?
F. Hasanaga: Ushtroj fëmijët që 27 vjet në piano, fizarmonikë dhe kitarë. Fatkeqësisht nuk kam mundur të bindë ndonjë prind që fëmija i tij të ushtrojë edhe mandolinën, që është një instrument shumë i mirë
tingëllues dhe me ngjyrë të bukur tingëllimi. Nxënësve të cilët tregojnë afinitet për muzikë u mundësohet që të japin provimet për Shkollën e Ulët të Muzikës. Po ashtu përgatis edhe nxënës për shkolla të mesme të muzikës dhe akademi, gjë që e dëshmon prezenca e tyre në këto institucione.
Përparësia e nxënësve është se tek unë ushtrojnë edhe vepra të kompozitorëve shqiptarë, të cilat nuk e di se a janë në planprogram në shkollat tjera. Pra, secili fiton njohuritë e para muzikore.
Koha javore: Çfarë vlerësoni si suksesin më të madh në karrierën Tuaj?
F. Hasanaga: Sukseset më të mëdha në karrierën time muzikore janë udhëheqja e Korit të Fëmijëve të Shkollës Fillore “Mareshali Tito”, pjesëmarrja në festivalet e ndryshme mbarëkombëtare dhe puna me Grupin e Burrave “Ulqini”.
Koha javore: Për 25-vjetorin e veprimtarisë suaj muzikore me rastin e Ditës së Ulqinit jeni shpërblyer nga Komuna me lëvdatë. Çfarë ndien artisti kur shpërblehet për punën e tij?
F. Hasanaga: Dhënia e këtij shpërblimi më jep edhe më tepër vullnet që të punoj dhe të kultivoj në fushën e krijimtarisë muzikore. Në të njëjtën kohë ky përbën edhe një lloj sadisfaksioni për mua.
Koha javore: Dhe në fund, cilat janë planet Tuaja për të ardhmen?
F. Hasanaga: Jam borxh që të vazhdoj me publikimin e një libri tjetër, ku siç e thashë edhe më parë do të përfshihen këngët e përpunuara katërzërash me tekste të autorëve të njohur vendas dhe tekste popullore. Besoj që kjo do të ndodhë së shpejti pasi që veç i kam gati 36 këngë.
Bisedoi: I. Kallaba
(Kjo intervistë u botua në nr. 125 të gazetës “Koha Javore”)
Ndërkoh mbas kësaj interviste Fiqri - Fiqo Hasanaga ndroj jetë
FIQRI HASANAGA
Lindi me 1953,dhe nderroje jete papritur ne mbremjen e 22 Shtatorit te 2008-tes.Ishte nder kompozitoret dhe mesuesit e muzikes me te njohur tek shqiptaret e Malit te Zi.Fiqri - Fiqo Hasanaga nje nga figurat me te shquara te muzikes dhe folklorit Ulqinak.Ai morri pjese ne shfaqjet e shumta te muzikes dhe folklorit ulqinak ne Mal te Zi dhe jasht vendit dhe me buzeqeshjen dhe hapin e lehte te tije rrembeu zemrat e shume spektatoreve anembane trojeve shqiptare.
Njeriu lind dhe shkon por veprat jane ato qe mbesin dhe lene shenj pas tij.
Vdekja e Fiqri - Fiqo Hasanages është me të vërtetë një humbje për vendin dhe foklorin e ulqinit.Jo vetëm se solli në Ulqin ndryshime ne muzik dhe foklor te ulqinit por edhe vetë emri dhe gjestet e tija ishte për ta admiruar.
Fiqri - Fiqo Hasanaga ka dhenë një kontribut të shquar dhe ashtë themelusi i shumë vertyteve foklorike të ulqinit që po i gëzojm ne sot.Në nderimin e familjes të Fiqri - Fiqo Hasanaga.,shprehim ngushlimet e sinqerta.
Vdiq nje njeri i cili ter jeten ja kushtoi nje ideali nje vepre e cila e beri Ulqinin, te njihet dhe nderohet ane e mban botes me nje muzik dhe folklor te vertet autokton vendas Shqiptar…
Stafi i Lajmeve nga Ulqini dergon ngushllimet e sinqerta familjes Hasanaga.
Haxhi Buri
Për Fiqri - Fiqo Hasanagën
October 1, 2008 by Ulqini
Filed under Intervista / Intervju, Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti
Është i lindur në Ulqin, më 1953. Me muzikë filloi të merret që në moshën 10-vjeçare dhe e ka traditë nga gjyshi Cafi i Hasanagës, bejtexhi i njohur dhe nga babai Reshiti, që i binte primit. Po axha Seit Hasanaga, i binte primit, me aq virtuozitet dhe pati qenë anëtar aktiv i “Folklorit” në Ulqin. Në moshën 12-vjeçare Fiqoja bëhet anëtar i SHKA “Josip Rela” në Podujevë (Besianë). Ishte fare i ri më 1965, kur u dashurua në kitarë. Pasi mbaroi Tetëvjeçaren në Podujevë dhe Shkollën e Mesme të Muzikës, në Prishtinë, mësuesi i muzikës, kthehet në vendlindje (punësohet arsimtar i kulturës muzikore) dhe, që nga ajo kohë, 25 vjet më përpara, kyçet në SHKA-në e Ulqinit , e sidomos në “Kllapën” (Grupin e burrave) të Ulqinit, që kultivon këngën e vjetër qytetare ulqinake, apo siç i pëlqen Fiqos të thëtë: “Të këngës qytetare shqiptare, sepse - nuk ka kufij dhe sz mund të thuhet se kjo këngë është e vetëm e këtij qyteti: e Ulqinit, e Shkodrës, apo e Elbasanit e tjerë”.
Dy instrumente i parapëlqen Fiqriu: kitarën dhe, mbase i vetmi - mandolinën.
Këndon me qejf dhe kompozon me vokacion prej krijuesi artistik.
Kur kalimtari gjendet te Kroni i Ballos, (në Mera - Ulqin), gati tërë ditën e lume do të dëgjojë interpretime instrumentale, kryesisht të këngëve popullore qytetare ulqinake-shkodrane.
Kronisti me ëndje e dëgjoi që nga rruga melodinë “Karajfilat qi ka Shkodra”.
Në kabinetin e tij të muzikës, pedagogu Fiqri - Fiqo Hasanaga, ushtron për të mijtën herë, në sintisaizer. Në shtëpi, në një dhomëz me shumë vegla dhe literaturë muzikore, mësuesi i muzikës, muzikanti, interpreti, këngëtari dhe kompozitori, na pret me kënaqësi dhe këngë të vjetra qytetare. Është gëzim të rrish me të, por ne bisedojmë. Na intereson mendimi i tij si profesionist se, kënga e moçme qytetare “O ti, det, o ujë i njelm - e”, a është burimore ulqinake, apo është shkodrane?3
Muzikologu ulqinak, flet me argumente, me fakte të shkruara. Përpara na i qet shtatë libra në të cilat është e botuar kjo këngë “diskutabile”.
Teksti i këngës “O ti, det”- thotë Fiqriu fillimisht - versioni ulqinak është ai që është në dy librat: Hajro Ulqinaku: “Detarë, peshkatarë, Ulqinakë” (Ulqin, 2002) dhe “Thesar popullor” (Ulqin, 2004). Ekzistojnë 2-3 versione të teksteve. Versionet e Shkodrës ndryshojnë nga versioni autentik i Ulqinit.
Fiqri Hasanagës i pengon pasthirrma “bre”, thotë që nuk është e të folmes së Ulqinit. Në vesionet shkodrane ka edhe fjalë - trajta të tjera që szjanë fare ulqinake. Ka dallime të vogla në vokal dhe vijë melodike.
Të interpretuarit e këngë “O ti det”. Fiqoja: - Tek ne, në Ulqin, këndohet me një kolorit ulqinak, më shpejt se është caktuar në partiturë, ndoshta kështu sepse ne e kemi edhe të folurit melodik dhe të shpejtë.Më pengon interpretimi i disave kur hyrjes dhe vetë melodisë i fusin disa elemente të cilat ia humbin karakterin dhe ngjyrën e këngës origjinale. Kënga ulqinake shoqërohet kryesisht me gudë (fizarmonikë).
Këtë këngë e interprteton Grupi i burrave “Ulqini” (Ulqin) ku është anëtar (udhëheqës artistik) vetë bashkëbiseduesi.
Fiqri Hasanaga është një informator i shumë i mirë, shumë mirë e njeh traditën muzikore të vendit dhe të këngës në argumentim.
Pjetër Dungu: “La lira albanese” (Lyra shqiptare), Romë, 1940. Është libri i parë i cili botohet me pentagrame, me nota (shkruar me dorë) dhe me tekste të secilës këngë (dhe shpjegime italisht). Në libër botohen 50 këngë të vjetra popullore qytetare: shkodrane, korçare, beratase, vlonjate, elbasanase, durrësake dhe kosovare. Në mesin e 15 këngëve shkodrane, figuron edhe “Kanga e detit” (zO ti detz). Pra konsiderohet shkodrane, si krijim i këngëtarit popullor, meqë asnjëra nga këngët nuk e ka të shënuar autorin tekstit dhe të melodisë.
Gjergj Kaçinari: “Margaritarët e këgëve të vjetra popullore”, botim i autorit, Prishtinë, 1995. Në faqen 75, me partitura, nota dhe me tekst është kënga me titull “O ti, det”. Teksti i ka tri strofat (me refren) të njohura, por e ka edhe strofën e katërt:
Deti i bardhë - e, det i zi - e,
Ka shumë gjana që kushtojnë
Aman - e,
Gjenden peshqit mbrenda nz te,
Szka kandar që i peshon.
Emri i autorit të tekstit dhe i kompozitorit mungon.
Isa Alibali: “Në Shkodër të gjithë këndojnë”, SHB “Idromeno”, Shkodër 1997, shkruan për Ndrekë Voglin - Naraçin, për autor i tekstit dhe i melodisë “O ti, det”.
Duke e çmuar fjalën e autorit - sudiuesit kompetent, e bartim shkrimin për autorësinë e kësaj kënge.
“… Ndrekë Vogli - Naraçi ka udhëtuar shumë herë nëpër det, si tregtar që ishte. Hypte në anijen Durrës - Bari dhe sa herë që dilte në kuvetën e saj e kapte një ndjenjë disi e çuditshme për madhështinë e detit të pafund e paanë, me një bukuri që të tërhiqte, herë me tallaze e herë i qetë. Shpeshherë në ato çaste pyeste veten se ku është mbarimi i këtyre ujërave pambarim që shtriheshin në të gjithë botën. E kapnin mendime herë të gëzueshme e herë të trishtueshme dhe në çdo rast ndiente diçka në shpirt, aq thellë sa ishte gjithësia e vetë detit. Kishte zakon e merrte edhe sazen. I binte në kabinën e vet, larg njerëzve dhe i dukej se ishte në ahrin e shtëpisë së tij. Një ditë, mbasi kishte qëndruar gjatë në kuvertë, e kishte parë edhe kapitenin e anijes, një djalë i ri që shikonte me dylbi diçka të largët, hyri në kabinën e vet e nuk doli prej aty për shumë kohë. Nuk i ra në mend as të shkonte e të hante darkë, vetëm atëherë kur pa se ishte errur. Aq shumë kishte humbur në botën e tij të këngës! Krijoi Këngën e detit, në det.
Ti bre det, ujë i njelmët,
Si gjithmonë u gjendke plot,
Shumë kërkova fundi sztzu gjet,
Ku do të jetë mbarimi i jotë.
E mbajti të fshehtë deri sa u kthye në Shkodër. Për herë të parë (e ndoshta pak të çuditshme, sepse nuk e kishte zakon të këndonte me sazen përpara të tjerëve) e këndoi në shtëpinë e Sait Hoxhës, në një nga takimet e të shtunave. Ia pëlqyen aq shumë, saqë edhe ai vetë u habit. Edhe u kënaq së tepërmi. Dhe po aty, për të qeshur dhe për ta ngacmuar, e krijuan edhe një simbolikë për të cilën në fakt, as që i kishte shkuar në mend. Kështu u përhap ajo dhe këndohet gjithnjë me andje.
Sa vapore e sa gjemi,
Shkojnë mbi ty e szbajnë zullum,
Ti ke hyqëm me i përpijë,
Por je i gjanë e duron shumë.
Kjo këngë ka dhjetë strofa. (Fund i referencës).
Kasem Tapi: “Këngë popullore shkodrane”, botim i Institutit të Kulturës Popullore, të Akademisë së Shkencave të RSH (Tiranë, 1998), në faqen 181, nën numrin 137, e regjistron tekstin e këngës “Ti bre det o ujz i njelmët”, me fusnotën: Titulli në origjinal: “Kanga e detit”.
Teksti i ka nëntë strofa, me vargje me përmbajtje të panjorura për ne.
(Autor i tekstit dhe i melodisë, nuk shënon për asnjërën nga 304 këngët e kësaj përmbledhjeje mjaft voluminoze).
Ferid Bala: “Në lulishten e këngës shkodrane dhe të këngëtarëve”, botim i atorit ( Shkodër, 2000). E kopjojmë shënimin: “Ndrekë Vogli, tregtar, por instrumentist virtuoz në saze, që nuk i ra kurrë në publik. Nxorri këngët: zVaj si kenka ba dynjajaz, zEdhe nji herë due me qa hallinz, që të dyja këngë kurbeti dhe këngën e famshme zTi bre det, ujë i njelmë”.
D.m.th.: edhe ky studiues e thekson autor Ndrekë Voglin - Naraçin.
“250 këngë qytetare shkodrane”, transkriptuar dhe harmonizuar nga: Tonin Zadeja dhe Tonin Daija, SHB “Idromeno” (Shkodër, 2000), me titull: “Kanga e detit”, në faqen 48 është pentagrami, melodia me nota dhe, në faqen 49 është teksti me tri strofa katërshe, teksti aq i njohur.
Dy muzikologët, në faqen 466, në përmbajtje, saktësojnë: “Kanga e detit”. Fjalët e muzika: Ndrekë Vogli - Naraçi.
Agim Velaj: “Kangë popullore shkodrane”, botim i autorit (Lezhë, 2002).
Në këtë përmbledhje shumë voluminoze, të formatit të madh, në mesin e 356 këngëve të regjistruara, në faqen 304 janë notat e melodisë, ndërsa në faqen pasuese (305) janë tri strofat (katrena të njëhura) të këngës “O ti det e ujë i njelmë”.
Autori i tekstit, këngës, nuk figuron.
Si konkluzë për “Këngën e detit”
Mund që detari (detarët) ulqinak e ka qitur këngën “O ti, det, o ujë i njelm- e”, por çka të thuash kur: çka është e shkruar mbetet dhe është argument - dokument.
Pra, edhe i autorësisë së kësaj kënge aq të famshme detare, qytetare ulqinake-shkodrane.
“Grupi i burrave” i Ulqinit
Fiqri Hasanaga me kënaqësi flet për këtë ansambël, i cili është paraqitur pa numër herë, herë në Ulqin: në Kala, nëpër hotele, herë nëpër qytete, në të gjitha anët: Mal i Zi, Shqipëri, Kosovë.
Grupi është septet: Avdo Tafa, zë i parë - tenor; Shemso Hasnaga, tenor; Muhamet Hasa, tenor-bariton; Sari Resulbegu, bariton; Fiqri Hasanaga, bariton; Sami Misherri, bas edhe, Skender Hoxha, po ashtu bas.
Repertori është shumë i pasur, por më me kënaqësi i këndojnë ato këngë të cilat i këndon edhe publiku: “Mora çiften e dola në gjah”, “Mori trandofilja vogël”, “Oh, sa gëzim të kam në zemër”, “Hajde moj, peja moj”, e po, që të gjitha këngët e vjetra qytetare: ulqinake-shkodrane-elbasanase-korrçare-gjakovare-arbëreshe të Kalabrisë, thotë me buzagaz. Koristët janë edhe instrumentistë të veglave me tela: me kitara dhe mandolinë.
Fiqriu - kompozitor
Një libreto (për fat i pari në literaturën muzikore të shkruar të Ulqinit) e ka botuar Fiqri Hasanaga në vitin e kaluar (2004), “Valët e Ulqinit”, botoi Qendra për Kulturë dhe Art Club - Ulqin. Është një përmbledhje prej 32 këngësh, të cilat i ka komponuar, përpunuar ky kompozitor ulqinak. Në libër janë katër kapituj: I Këngë për fëmijë, II Këngë të shkruara në frymën e melosit popullor, III Këngë të karakterit argëtues ose zbavitës dhe IV Këngët e përpunuara. Për vlerat muzikore të kompozimeve, vlerësimet pozitive i kanë dhënë muzikologët dhe profesorët e muzikës: dr. Rexhep Munishi, mr. Ahmet Dërguti dhe Tomor Berisha, kompozitor, nga Prishtina. Ky metronom e pati një përurim për lakmi në Kala, në verë 2004.
Fiqri Hasanaga është pjesëmarrës dhe fitues i shumë festivaleve të këngës shqipe, të zhanreve të ndryshme (për fëmijë, popullore dhe argëtuese), në Kosovë dhe në Shqipëri. Është një talent i këngës, i kompozimit me melos burimor qytetar shqiptar.
Talentin prej muziktari e kanë edhe dy djemtë e Fiqri Hasanagës: Hysejni dhe Ardiani, që janë vokaloinstrumentistë.
Si përfundim
Melosi shqiptar - është melos mesdhetar - e thotë mendimin muziktari Fiqri Hasanaga dhe sigurisht ka të drejtë. Ndërsa për autorësinë e këngës ulqinake “O ti det” (edhe të ndonjë tjetrës), shprehet se muziklogët ende kanë punë të vërtetojnë se një melodi, këngë, a është e Shkodrës apo e Ulqinit, apo e Beratit etj. Vitet e krijimit të këngës janë dëshmi, sipas jetës së detarëve ulqinakë dhe të autrit shkodran, të këngës aq të famshme - “O ti, det”.
E përgatiti: Hajro Ulqinaku
Lajme nga Ulqini
IN MEMORIAM:Fiqri - Fiqo Hasanaga
October 1, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti
Njoftojme te gjithe lexuesit qe ne Ulqin vdiq Fiqri - Fiqo Hasanaga nje nga figurat me te shquara te muzikes dhe folklorit Ulqinak.Ai morri pjese ne shfaqjet e shumta te muzikes dhe folklorit ulqinak ne Mal te zi dhe jasht vendit dhe me buzeqeshjen dhe hapin e lehte te tije rrembeu zemrat e shume spektatoreve anembane trojeve shqiptare.
Njeriu lind dhe shkon por veprat jane ato qe mbesin dhe lene shenj pas tij.
Vdekja e Fiqri - Fiqo Hasanages është me të vërtetë një humbje për vendin dhe foklorin e ulqinit.Jo vetëm se solli në Ulqin ndryshime ne muzik dhe foklor te ulqinit por edhe vetë emri dhe gjestet e tija ishte për ta admiruar.
Fiqri - Fiqo Hasanaga ka dhenë një kontribut të shquar dhe ashtë themelusi i shumë vertyteve foklorike të ulqinit që po i gëzojm ne sot.Në nderimin e familjes të Fiqri - Fiqo Hasanaga.,shprehim ngushlimet e sinqerta.
Vdiq nje njeri i cili ter jeten ja kushtoi nje ideali nje vepre e cila e beri Ulqinin, te njihet dhe nderohet ane e mban botes me nje muzik dhe folklor te vertet autokton vendas Shqiptar…
Stafi i Lajmeve nga Ulqini dergon ngushllimet e sinqerta familjes Hasanaga.
























