Dinosha:vazhdon polemika rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi
September 1, 2008 by Ulqini
Filed under Politika, Shtypi / Mediji, Videos
Shqiptarët dhe serbët, luftë deklaratash
Kryetari i UDSH-së, Ferhat Dinosha, ka thënë se njohja e Kosovës është në interesin shtetëror të Malit të Zi, por edhe stabilitetit të rajonit. Edhe kryetari i Alternativës Shqiptare, Gjergj Camaj, ka vlerësuar se “shteti që synon të bëhet pjesë e integrimeve euro-atlantike dhe që akoma nuk e ka njohur realitetin e ri në rajon dhe ata që mendojnë akoma se Kosova është krahinë jugore serbe janë në lajthitje sepse me këtë gjë i shkaktojnë më shumë dëm popullit dhe shtetit të vet”. Deklaratat e krerëve të partive shqiptare kanë hasur në reagime të ashpra nga partitë proserbe në Mal të Zi të cilat kanë thënë se shqiptarët po bëjnë presion mbi pushtetin malazez.
Derisa pushteti në Mal të Zi vazhdon të heshtë rreth çështjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës, ditëve të fundit është rikthyer lufta e deklaratave ndërmjet partive shqiptare dhe atyre serbe në Mal të Zi.
Kjo luftë ka filluar dhe është zhvilluar kohë pas kohe që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të këtij viti.
Partitë shqiptare kërkuan që në atë kohë që Mali i Zi të njohë menjëherë pavarësinë e Kosovës për shkak të fqinjësisë së mirë, por edhe për shkak të proceseve integruese.
Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Ferhat Dinosha, pat deklaruar në fund të muajit prill se Mali i Zi do të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës në muajin maj për shkak të simbolikës që ka ky muaj për shtetin malazez.
Pas kalimit të majit, Dinosha ka caktuar verën si afat kur Mali i Zi duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Por tani që jemi në fund të gushtit dhe verës, ka qenë sërish Dinosha ai që ka nxitur luftën e deklaratave duke thënë se Mali i Zi do të mund ta njihte pavarësinë e Kosovës deri në fund të këtij viti.
Ai ka rikujtuar se duke qenë se në vitin e ardhshëm janë paralajmëruar të mbahen zgjedhjet parlamentare, do të ishte mirë që Mali i Zi gjatë këtij viti të jepte përgjigje ndaj pavarësisë së Kosovës.
Dinosha ka thënë se njohja e Kosovës është në interesin shtetëror të Malit të Zi, por edhe stabilitetit të rajonit.
“Kjo nuk është çështje disponimi por e interesit nacional dhe besoj se këtë vit do të jemi dëshmitar të kësaj. Duhet të arrijmë deri aty që Mali i Zi sipas bindjes së vet, pa sygjerime dhe presione nga jashtë, ta bëjë këtë vetë sepse kjo është e pashmangshme heret a vonë”, ka theksuar ai.
Kryetari i UDSH-së ka thënë se nuk posedon burime të cilat do t`i tregonin datën e saktë të njohjes së pavarësisë së Kosovës, por ka shprehur besimin se forcat që kanë ditur t`ia rikthejnë pavarësinë Malit të Zi pa pasoja dhe incidente, do të dinë të vlerësojnë se kur është koha më e mirë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Edhe partia më e re shqiptare në skenën politike të Malit të Zi, Alternativa Shqiptare, ka kërkuar nga Qeveria e Malit të Zi që të njohë sa më parë pavarësinë e Kosovës.
“Pushteti malazez do të ishte përgjegjës i drejtpërdrejtë për pasojat eventuale që do t`i shkaktonte imazhit të Malit të Zi dhe rrugës së tij europiane mosnjohja e pavarësisë së Kosovës”, ka vlerësuar kryetari i ASH-së, Gjergj Camaj.
Sipas tij, “shteti që synon të bëhet pjesë e integrimeve euro-atlantike dhe që akoma nuk e ka njohur realitetin e ri në rajon dhe ata që mendojnë akoma se Kosova është krahinë jugore serbe janë në lajthitje sepse me këtë gjë i shkaktojnë më shumë dëm popullit dhe shtetit të vet”.
Camaj ka thënë se qëndrimi i ASH-së nuk ndryshon nga qëndrimi zyrtar i shteteve më të fuqishme dhe më të zhvilluara botërore “se Mali i Zi fiton më shumë në rrugën e tij europiane duke njohur pavarësinë e Kosovës, sesa vetë Kosova”.

Dita e Pamvarësis të Malit të Zi
“Ne si shqiptarë nuk do të mundohemi të mësojmë pushtetin se çfarë duhet të bëjë në këtë situatë, sepse ne nuk jemi pjesë e pushtetit, por jemi të bindur se përfitimin më të madh në rastin e njohjes së pavarësisë së Kosovës do ta ketë Mali i Zi, me ç`gjë do të stabilizohej situata në rajon”, ka vlerësuar Camaj.
Por deklaratat e krerëve të partive shqiptare kanë hasur në reagime të ashpra nga partitë proserbe në Mal të Zi.
Partia Demokratike Serbe ka kërkuar nga partitë shqiptare në Mal të Zi që të mos bëjnë presion ndaj pushtetit në Podgoricë që të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Ajo që mendojmë se nuk do të duhej të ndodhte është fakti se këto presione vijnë edhe nga vetë Mali i Zi - nga partitë shqiptare, të cilat i lusim të qëndrojnë anash, siç kanë thënë edhe vetë, duke mos u përzier në marrëdhëniet vëllazërore në Mal të Zi”, ka thënë zëdhënësi i kësaj partie Matija Nikoliq.
Kjo parti, siç thuhet, i rikujton ata që bëjnë presion dhe ata që gjenden nën presion për pakënaqësinë e shprehur në mitingun e madh popullor të mbajtur në Podgoricë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Edhe partitë e tjera proserbe në Mal të Zi janë shprehur disa herë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi.
Ndërkaq pushteti në Mal të Zi edhe pse nuk është shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë ka lënë të nënkuptohet përmes deklaratave të kohë pas kohshme se Malit të Zi i duhet heret a vonë ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Në këtë linjë ka qenë edhe deklarata disa ditë më parë e nënkryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve, Svetozar Maroviq.
Duke folur për çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ai ka theksuar se Mali i Zi shumë shpejt do të gjendet në situatë që të vendosë nëse do të ecë drejt Europës apo që prioritetet e tij t`i vendosë në plan të dytë.
Sipas tij, integrimet europiane janë objektivi më i rëndësishëm i Malit të Zi.
Maroviq ka thënë se ata që thonë se do të ndërmarrin hapa radikalë në rast se Podgorica njeh pavarësinë e Kosovës janë po të njëjtit që në Beograd kanë protestuar kundër pushtetit aktual në Serbi dhe kanë bërë thirrje për demonstrata në mbrojtje të Radovan Karaxhiqit.
Lidhur me mundësinë e njohjes së Kosovës nga Mali i Zi është shprehur kohë më parë edhe Prishtina zyrtare.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se Mali i Zi dhe Maqedonia mund ta njohin në të njëjtën kohë Kosovën.
Deri tani Kosovën e kanë njohur 46 shtete të botës, në mesin e të cilëve disa nga shtetet më të fuqishme dhe më të zhvilluara të botës, si SHBA, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, etj.
Burimi / Koha Javore
Loše usluge i smjele cijene
August 29, 2008 by Ulqini
Filed under Ekonomia / Ekonomija, Shtypi / Mediji, Turizmi / Turizam, Videos
Londonski sajt earthtimes pisao o crnogorskom turizmu
Budva – Crna Gora ima ambiciozne planove da bude turistička destinacija za bogatije evropske i azijske turiste, ali, pored nespornih ljepota svojih planina i obale, nudi i slabu uslugu i nemarnost, piše londonski sajt Erttajms (Earthtimes).
Na sajtu je ocijenjeno da je mnogo smeća oko pješčane plaže na crnogorskoj top destinaciji Bečići, njen glavni propust.
- Ljudi iz sjenke, koje očigledno štiti politička elita, ruše obalu u kotorskom zalivu, da bi napravili prostor za novi hotel i plažu, iako znaju da je taj grad pod Uneskovom zaštitom - piše autor.
On je naveo da su crnogorski mediji u špicu sezone svojim pisanjem “osvjetljavali” mali broj dolazaka koji bi mogao da šteti mladoj zemlji sa ambicioznim programom za dovođenje turista na svoju obalu.
Trajni problem, smatra autor, jeste nedostatak vode u Budvi, koji susjedni Srbijanci često komentarišu kroz šalu.
- Jedan ol inkluziv aranžman u Budvi znači da imate vodu tokom cijelog dana, kaže jedna stara srbijanska šala - piše u tekstu.
U prethodnim godinama, dodaje se u tekstu, crnogorska turistička industrija okrenula se ka imućnijoj klijenteli Rusima, Arabljanima ili Evropljanima, zaobilazeći Srbijance koji i dalje zakupljuju hiljada jeftinih kreveta u privatnom smještaju.
- Ipak, ovogodišnja sezona ne ide očekivanim tempom - smatra autor.
Dok Vlada procjenjuje da će do kraja mjeseca Crnu Goru posjetiti 610 hiljada gostiju, navodi se u tekstu, kao i da će turizam rasti po stopi od sedam odsto tokom godine, mnogi u privatnom sektoru gunđaju da je ova sezona katastrofalna.
Autor navodi da je hotelijer iz Bečića, koji je želio da ostane anoniman, ocijenio da je sezona “propala”, i da se bilježi pad broja gostiju od 40 odsto.
- Njegov kolega tvrdi da je špic sezone ove godine trajao svega devet dana - dodaje se na sajtu.
Autor primjećuje da su Crnogorci nevoljni da priznaju kako smjele cijene nijesu odraz kvaliteta, kao i da njihove usluge nijesu u skladu sa standardima.
U tekstu se navodi da je povećanje cijena obeshrabrilo mnoge Srbijance da ljetuju u Crnoj Gorij, dok su loši uslužni standardi odvukli probirljivije turiste, kao što su Njemci.
Izvor / MINA-BUSINESS
Dinosha: Mali i Zi deri në fund të vitit do ta njohë pavarësinë e Kosovës
August 26, 2008 by Ulqini
Filed under Politika, Rajoni / Region, Shtypi / Mediji
Podgoricë, 26 gusht - Kryetari i Unionit Demokrarik Shqiptar Ferhat Dinosha ka vlerësuar se Mali i Zi deri në fund të këtij viti mund të njohë pavarësinë e Kosovës. Dinosha ka thënë për shtypin malazez se vitin e ardhshëm janë paralajmëruar zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, andaj sipas tij, më së miri do të ishte që Mali i Zi të japë përgjigje ndaj pavarësisë së Kosovës. Por ai më herët në disa raste ka thënë se Kosova do të njihet në maj apo gjatë verës. “Unë kam thënë se vera do të ishte koha më optimale, madje edhe majin e kam përmendur, por vera nuk ka kaluar. Verë është edhe në shtator”, ka theksuar Dinosha për gazetën “Vijesti” Ai ka thënë se nuk ka burime që do t’i thonë datën e saktë të njohjes së Kosovës, por konsideron se autoritetet mnalazeze do të mund të vlerësojnë kohën më të mirë të njohjes së Kosovës. Dinosha konsideron se njohja e Kosovës është në interesin e Malit të Zi, por edhe të stabilitetit të rajonit. “Kjo nuk është çështje e disponimit, por e interesit kombëtar të Malit të Zi dhe besoj që sivjet do të jemi dëshmitarë të kësaj… Duhet të vihet deri aty që Mali i Zi në bazë të bindjes së vet, pa sugjerime apo presione nga jashtë të bëjë këtë vetë sepse herët a vonë kjo është e pashmangshme”.
Burimi / QIK
http://www.vimeo.com/603706
Ulqini Qytet me orë të ndaluar
August 25, 2008 by Ulqini
Filed under Shtypi / Mediji, Turizmi / Turizam
Nuk është investuar asgjë në Ulqini 20- 30 vjetët e fundit. Ai është njëri nga qytetet e vetme turistike në botë që s’ka hotel në kuptimin e plotë të fjalës. Nuk ka shkallë, edhe pse është i thepisur e as transport publik. Megjithatë, në këto ditë gushti është i stërmbushur me kosovarë.
Ulqini është i mbushur me turistë në këtë fund të gushtit. Më së shumti nga kosovarët, natyrisht.Mesatarisht nga 1 mijë qytetarë të Kosovës hyjnë brenda ditës në këtë qytet që nga fillimi i gushtit. Janë 30 autobusë të mbushur plot që udhëtojnë çdo ditë nga të gjitha anët e Kosovës, e po aq hyjnë më veturat
e tyre. Shprehur në para, kosovarët gjatë këtij sezoni po i harxhojnë rreth 50 milionë euro në Ulqin. Në një qytet ku që nga vitet 80 nuk ka asnjë përmirësim të ofertës turistike, mund të ballafaqohesh me gjithçka e më së shumti me rrena. Për ata që ia mësyjnë me autobus, rrenën e parë do ta hasin me të zbritur në këtë qytet.Shumica e autobusëve mbërrijnë në orët e para të mëngjesit.Si zakonisht, ashtu siç bëjnë dekada me radhë, pronarët e ‘apartamenteve’ dalin që të ofrojnë vetë strehimin. Mos u zhgënjeni kur t’u del para sysh një dhomë e keqe. Pronari u ka thënë se gjendet afër plazhit.
E ju mos u bëni nervoz nëse ajo është nja 2 kilometra larg. Ju duhet të flini sepse jeni i dërrmuar nga rruga.E keqja më e madhe në këtë mes është se duhet të endeni rrugëve me leqe që u është përpirë trotuari, teksa shkallët e këtij qyteti të thepisur janë gllabëruar nga pronarët privatë. “Mos i prekni shkallët. Kjo është pronë private”, na u drejtua një grua e moshës së shtyrë, e cila duket se ruajtjen e atyre shkallëve e kishte punë të vetme gjatë ditës. “E qysh me dal në rrugë”, i them. “Dilni ku të doni”, thotë ajo, dukshëm me zë të lartë.Ulqini është qyteti i vetëm turistik që nuk ka ndonjë hotel të vërtetë. Janë disa shtëpi dy-tri katëshe që veten e quajnë hotel,kaq. Më herët ishte edhe hoteli Galeb që simbolizonte turizmin e këtij vendi. Por, atë e ka bërë rrafsh me tokë pronari i ri Rokshped.E ka lënë vetëm një terracë të vogël, ku për çdo natë këndon simboli i asaj ane, Gjyste Vulaj.Vendasit thonë se do të ndërtohet një hotel edhe më i bukur në atë vend.Ulqini është një nga qytetet e pakta turistike të botës pa autobusë urbanë.
Mund të zgjidhni ose të ecni ose të merrni ndonjë taksi. Më llogari keni të shkoni këmbë në plazh, sepse taksistët janë monstrumët e këtij qyteti.“Ah bre djalë shtrenjtë e ke. Këtu qysh moti starti është 5 euro”,më tha një taksist, kur e pyetapër pagesë.Një ditë me herët i kisha paguar vetëm 2 euro për të njëjtën rrugë. Aq ishte edhe starti.
Plazhi i vogël është i stërmbushur.Për të marrë një çadër, që gjendet në mesin e duqeve të cigareve dhe plehrave të shumtë, duhet të paguani 4-6 euro. Aty është vetëm një gropë septike që andej e quanin WC. Duhet të paguani edhe 30 centë sa herë doni të pshurrni! Përpara u dalin ciganët, të cilët s’u lënë të hyni pa paguar. Në një situatë të tillë, kur duhet të fëlliqni këmbët dhe të duroni erën e rëndë për ta kryer nevojën, shumë nga pushuesit gjenin një mënyrë tjetër. E bënin në det.Në gjendje të mirë nuk janë as lokalet përgjatë plazhit.Aty restorantet që ofrojnë dynerë alla tetovarçe,më tepër shërbejnë për helmim të pushuesve sesa i japin dikujt kalori. Por çmimet e ushqimit nuk janë edhe aq të shtrenjta sa ishte propaganduar. Ato mund të krahasohen me të Prishtinës, edhe pse kryeqyteti ynë s’e ka asnjë pikë uji.Ndërsa në krahasim me Shqipërinë, kamerierët të qëndrojnë të koka, duke treguar se megjithatë aty ka një traditë turizmi.Plazhi i Madh është një muhabet tjetër.
Restorantet janë shumë më serioze,përderisa plazhin e pastrojnë vazhdimisht menaxheret privatë. Për dallim nga Durrësi, ku mbi 200 hotele me nga 10 kat ,secili janë të ndërtuar mbi rërë, aty janë vetëm disa montazha druri, në plazhin dhjetëkilometërsh.Tjetër është se s’kanë çka i bëjnë forcave të natyrës, teksa era e çon zallin përpjetë,duke t’i mbushur sytë.Ka zgjidhje edhe për këtë.Aty gjendet edhe Copacabana,që vërtetë ia vlen të vizitohet. Rëra qëndron në vend të vet, përderisa uji duket mjaft i pastër.Në Ulqin nuk ka prodhime kosovare. “Pse nuk keni birrë të Pejës”, e pyes një kamerier. “S’di”, u përgjigj ai. Aty, sikurse edhe në tërë Prishtinën, shërbehet me shumicë Birra e Nikshiqit.
Një strategji e dyfishtë kjo malazeze. Nuk e lënë të depërtojë prodhimin më të çmuar për kosovarët, sikurse ua fusin në qejf birrën e tyre që ta konsumojnë edhe kur të kthehen.Jeta e natës nuk ka ndryshuar fare në qytetin më të vjetër të Adriatikut. Ora përgjatë shëtitores në Plazhin e Vogël ka ndaluar në vitet ’70. Më së shumti sheh tek shëtisin me ndonjë akullore në dorë, qifte të reja të porsamartuarish nga katundet kosovare, të cilët duken mjaft të lumtur. Risia e vetme ishte rikthimi i Ilir Shaqirit pas 15 vjetësh që të këndojë në restorantin, ku turistët janë mësuar ta shohin Medën.Diskotekat në të shumtën janë bosh. 
Ulqinakët nuk të lënë as të ikësh pa paguar. Çdo kosovar është i detyruar që të paguajë taksën 2 euro, përderisa edhe 50 centë të shkojnë për ‘rezervim’ bilete. E pronarët e autobusëve edhe nga 30 euro secili. Ndonjë mbeturinë e ish shtetit Serbi-Mali i Zi të hasë edhe gjatë rrugës së kthimit. Kamerieri në vend të 50 centëve, m’i ktheu 5 dinarë në një restorant të Podgoricës. Por, nuk hezitoi as ta shante fëlliqtë të valutë kur ia ktheva
mbrapsht.
viktor.buzhala@gazetaexpress.com
Autor / Viktor Buzhala
Burimi / Gazeta Express
Bregdeti shqiptar destinacion më i preferuar i kosovarëve
August 17, 2008 by Ulqini
Filed under Shtypi / Mediji, Turizmi / Turizam
Menaxherët e agjencive turistike thonë se fluksi më i madh i turistëve kosovarë është drejtuar kah bregdeti shqiptar, duke lëshuar traditën për të pushuar në Ulqin të Malit të Zi.
Interesimi i qytetarëve të Kosovës për të kaluar pushimet verore në bregdetin shqiptar, krahasuar me vitet e kaluara është rritur dukshëm. Sipas menaxherëve të agjencive turistike prej fillimit të sezonit turistik fluksi më i madh i turistëve kosovarë është drejtuar kah bregdeti shqiptar, duke i ikur kështu traditës për të kaluar pushimet në Ulqin të Malit të Zi
Megjithatë, Arbnora Veseli menaxhere e agjensionit turistik “Barileva Turist”, thotë se krahasuar me muajin qershor dhe korrik tashmë është rritur interesimi edhe për qytetin e Ulqinit.
“Interesimi në fillim të muajit korrik apo edhe në qershor, ka qenë më i madh për në Durrës, por kohën e fundit është një fluks i madh që edhe për Ulqin kanë bërë rezervime, dhe me siguri ka qenë çmimi në pyetje, sepse në Ulqin çmimet kanë qenë më të larta për atë edhe ka pasur interesim më të madh”, thotë menaxherja Arbnora Veseli.
Edhe qytetarët shprehen se Durrësi është shumë më i pëlqyer nga ata për shkak të siç thonë çmimeve më të ulta, bukurisë së bregdetit shqiptar, dhe respektit për Shqipërinë.
“Kam vendosur të shkojë në Durrës, për arsye së është më lirë dhe janë megjithatë të gjithë shqiptarë, ndërsa në Mal të Zi ka edhe malazezë dhe kjo është edhe një arsye”, deklaron nje qytetarë. Një tjetër thotë se Durrësi i pëlqen më shumë sepse çmimet janë më të lira.
“Në muajin tjetër mendoj të shkojë në Shqipëri në Velipojë për shkak se siguria është më e madhe, infrastruktura më e rregulluar kështu që atje është më e dëshirueshme”, shprehet një tjetër qytetarë.
Ndryshe, për kosovarët tashmë nuk ekziston vetëm bregdeti shqiptar dhe ai i Malit të Zi. Sipas drejtuesve të agjensioneve turistike, qytetarë të shumtë po aranzhojnë pushimet e tyre edhe në Turqi, Greqi, madje edhe në Egjipt.
Burimi / ALSAT
Mirë se vini në Apartementet CuraniApartementet Curani gjinden në plazhen më atraktive me gjatsi prej 14km,e mbuluar më ranë shëruese,unikate në tërë detin adriatik,buzë qytetit të Ulqinit më kultur dhe histori të lashtë.Apartementet Curani posedojn dhoma të paisura me mini kuzhin,banjo,dhe teracën dhe klimatizacion.Të gjitha dhomat kan shtrat franqez,e disa 2+1.Ne afërsi gjindet pllazhi nudistik Ada Bojana me uji të njelmt dhe të ëmbel si dhe me plazhet më cilsore në bregdetin malazias Copacabana,Tropikana,Safari dhe Bukurija e Ulqinit. gjendet 700 metra afër Plazhit Bukuris të Ulqinit,Safarit, Tropicanës,Mijamit dhe 1 km nga Plazhi Kopakabana , 2 km larg nga Ulqini dhe 3 km larg nga Plazhi i Vogël.Çdo Apartement posedon mini kuzhinën, banjo,Klim dhe teracën. Dhomat posedojn parkingun vetëm për mysafirët e saj.
Kapaciteti i dhomave është 10 Shtretrave. Në qoft së dëshironi të kaloni pushimet juaja ne një ambient të qet, na vizitoni.
Ju mirëpresim.
Rezervimi i dhomave në numrat e telefonit:
Phone: +38269640411 - Phone:+492/246909848 - Phone:+491/635909848
ESKLUSIVE redukcioni i çmimeve për muajin e qershorit dhe shtatorit
Tokat dhe pronat në bregdet të Ulqinit,Budves,Kotorit deri në Herceg-Novi sa janë çmimet reale që ofrohen nga pronarët
August 13, 2008 by Ulqini
Filed under Ekonomia / Ekonomija, Rajoni / Region, Videos
Tokat dhe pronat në bregdet të Ulqinit,Budves,Kotorit deri në Herceg-Novi sa janë çmimet reale që ofrohen nga pronarët
Bregdeti malazias dhe zonat turistike pranë tij janë kthyer sërish në tregun më të madh të shitblerjeve, ku si tokat, ashtu dhe pronat e gatshme (apartamente, lokale etj.) kanë hyrë në “bursën” malazeze dhe po kuotohen jo pak. Ky vit, sa u përket çmimeve të shitjeve të pronave të ndryshme të patundshme në zonat turistike, ka shënuar rekorde të reja.Në një material të publikuar zyrtarisht nga kjo e fundit kemi arritur të nxjerrim edhe zonat që janë në “top-listën” e atyre vendeve ku do të zhvillohen projektet më ambicioze të rregullimit të territorit dhe të shfrytëzimit të resurseve turistike. Mjafton t’i hedhësh një sy atij që konsiderohet si drafti i “Planit për zhvillimin e bregdetit jugor të Malit të Zi”, i publikuar prej ministris përkatëse, dhe kupton mjaft mirë se cilat do të jenë zonat prioritare për zhvillimin e këtij bregdeti dhe se ku do të marrë hov zhvillimi i turizmit në vendin tonë. Por më mirë dhe më parë sesa ne, këtë duket se e kanë kuptuar ndërtuesit dhe pronarët e trojeve në bregdet, të cilët kanë nisur të kuotojnë fort në “bursën” e pronave të paluajtshme si tokat, ashtu dhe objektet e gatshme që i kanë nxjerrë në shitje. Aq i shpejtë është ky transaksion imobiliar, sa parashikimet për vitin 2009 flasin se çmimet do të vijojnë rritjen për ndërtesat elitare, aq sa pritet të shkojë në nivelet e Kroacisë
Çmimet e apartamenteve kanë nisur të pësojnë rritje të ndjeshme nga Ulqini, në Budvë e deri në Herceg-Novi gjithashtu dhe në Podgoricë, ku rritja më e madhe u përket dy qyteteve kryesore, Podgoricës dhe Budves. Duke parë këtë situatë mund të mendohet se bregdetit malazias duket se i është kthyer “shkëlqimi” i viteve 2000-2004, ku flukset e blerjeve të apartamenteve ishin vërtet të mëdha. Agjentët imobiliarë në zonat bregdetare konfirmojnë se blerësit po trokasin sërish dhe ata janë kryesisht emigrantë dhe të huaj. Kaq ka mjaftuar dhe kompanitë e ndërtimit i kanë rritur çmimet me një rritje mesatare 30-60 për qind. Të dhënat e mëtejshme nga agjentët imobiliarë flasin për një investim të parave në banesa dhe ambiente tregtare, të cilat mbeten nga më fitimprurësit ndër vitet e fundit. Një investim i tillë ka paraqitur kthime të larta, veçanërisht përsa i përket kryeqytetit Podgoricës, por edhe zonave të tjera që kanë një infrastrukturë të ngritur tashmë.Gjatë 5 viteve të fundit, sipas të dhënave zyrtare, çmimi i një banese minimalisht është dyfishuar. Por nga të dhënat në terren, rritja është edhe më e madhe. Mesatarisht, çmimet e banesave rriten 30 për qind në vit.
Sektori i ndërtimit duket se ka dalë jashtë parashikimeve të Bankës së Malit të Zi, e cila vlerësoi se rritja e çmimeve të banesave,matur nga indeksi i çmimeve të banesave të llogaritur nga ky institucion, ka dhënë shenjat e para të ngadalësimit gjatë muajve të parë të vitit 2008, pas një periudhe 3-vjeçare me ritme shumë të larta rritjeje. “Rritja vjetore e indeksit ka shënuar rënie të theksuar në tremujorin e parë të vitit 2008 (rreth 0.10%) pas një norme vjetore prej rreth 20 përqindësh, në tremujorin e katërt të vitit 2007. Ndryshimi i këtij indeksi nga tremujori i katërt i vitit të kaluar ishte 20.5 për qind. Kjo normë përbën dhe rënien 3-mujore më të theksuar që nga fillimi i vitit 1998”,- thuhet në deklaratën zyrtare të Bankës Malazeze. Zbutja e ritmit të rritjes së çmimeve të shitjes mund të ketë ardhur si pasojë e rritjes së numrit të lejeve të ndërtimit, e cila nënkupton një rritje të afërt të ofertës së banesave. Zhvillimet në kostot e ndërtimit kanë ndikuar pak në zhvillimet e çmimeve të banesave, pasi indeksi i kushtimit të ndërtimit paraqitet me një rritje konstante rrotull vlerës 5 për qind, që prej tremujorit të katërt të vitit 2004. Megjithatë kjo tendencë duket se ka ndryshuar në 3-mujorin e dytë dhe të tretë të këtij viti, si rrjedhojë dhe e nxitjes së kërkesës nga emigrantët malazias. Edhe të huajt po shfaqin më shumë interes për pasuritë e paluajtshme në Mal të Zi, që nga marsi i vitit të kaluar, kur Mali i Zi dha ftesën për në NATO.
Qytetet bregdetare me çmimet më të larta të banesave në Mal të Zi
1. Podgorica
Çmimet e apartamenteve në qytetin e Podgorices janë rritur rreth 50 për qind, krahasuar me 2 vjet më parë, kohë kur në Podgoric mund të blije një apartament edhe 800 euro m2. Sot çmimi minimal i metrit katror për një apartament është 100 euro, ndërkohë që maksimali shkon në 1000 deri 1500 euro/m2.
2. Budva
Nëse në 2006-n në qytetin bregdetar të Budves çmimet e apartamenteve turistike nuk e kalonin maksimumin 800 euro/m2, ndërkohë që minimumi mund të arrinte edhe në 1500 euro/m2, sot çmimi i ndërtimeve që janë me pamje nga detit është rreth 5000 euro/m2, ndërsa ai minimal është 1500 deri 5000 euro/m2..
3. Ulqini
Çmimi i apartamenteve lëviz nga 600-1000 euro/m2, kjo në varësi të zonës në të cilën ndodhet objekti. Në krahasim me 2 vjet më parë çmimet rezultojnë 10-20 për qind më të larta, ku çmimet ishin 400-600 euro/m2.
Pasuritë e paluajtshme, çmimet në bregdet të Malit të Zi
1. Nga 150-300 euro/m2 është çmimi i trojeve në bregdet të Ulqinit.
2. Nga 600-1500 euro/m2 është çmimi i apartamenteve në Ulqin.
3. Nga 1000-1500 euro/m2 është çmimi i apartamenteve në Podgoricë.
4. Nga 1500-2000 euro/m2 është çmimi i apartamenteve në bregdetin e Budves.
5. Nga 800-1500 euro/m2 është çmimi i apartamenteve në bregdetin e Tivatit.
6.Nga 1000-1500 euro/m2 është çmimi i apartamenteve në bregdetin e Kotorit.
7.Nga 1200-1800 euro/m2 është çmimi i apartamenteve në bregdetin e Herceg Novit .
http://www.vimeo.com/1101171
Mirë se vini në Apartamentet Curani
Apartementet Curani gjinden në plazhen më atraktive me gjatsi prej 14km,e mbuluar më ranë shëruese,unikate në tërë detin adriatik,buzë qytetit të Ulqinit më kultur dhe histori të lashtë.Apartementet Curani posedon dhoma të paisura me mini kuzhin,banjo,dhe teracën.Të gjitha dhomat kan shtrat franqez,e disa 2+1.Ne afërsi gjindet pllazhi nudistik Ada Bojana me uji të njelmt dhe të ëmbel si dhe me plazhet më cilsore në bregdetin malazias Copacabana,Tropikana,Safari dhe Bukurija e Ulqinit. gjendet 700 metra afër Plazhit Bukuris të Ulqinit,Safarit, Tropicanës,Mijamit dhe 1 km nga Plazhi Kopakabana , 2 km larg nga Ulqini dhe 3 km larg nga Plazhi i Vogël.Çdo Apartement posedon mini kuzhinën, banjo,Klim dhe teracën. Dhomat posedojn parkingun vetëm për mysafirët e saj. Kapaciteti i dhomave është 10 Shtretrave. Në qoft së dëshironi të kaloni pushimet juaja ne një ambient të qet, na vizitoni.
Ju mirëpresim.
Rezervimi i dhomave në numrat e telefonit:
Phone: ![]()

![]()
![]()
![]()
+38269640411
- Phone:![]()

![]()
![]()
![]()
+492/246909848
- Phone:![]()

![]()
![]()
![]()
+491/635909848![]()
ESKLUSIVE redukcioni i çmimeve për muajin e qershorit dhe shtatorit.
Mbi deklaratat e Rexhep Qoses në Ulqin
August 12, 2008 by Ulqini
Filed under Kulturë / Kultura, Shtypi / Mediji
Siç njofton shtypi, Rexhep Qosja, shkrimtar dhe akademik i Kosovës, shfrytëzoi rastin e panairit të librit në Ulqin, për të bërë një sulm kundër shkrimtarit Ismail Kadare.
Nuk do të merremi me këtë sulm, që përsëriste sulme të tjera të tij: Ismail Kadareja na qenkësh shkrimtari më stalinist, më komunist, një mit i komunizmit dhe, si përfundim, më i dëmshmi i letrave shqipe. Logjika e sulmit? Të hiqet ky shkrimtar nga letërsia shqipe? Ta quash një shkrimtar “mbrojtës dhe eksponent i komunizmit”, “mit të krijuar nga komunizmi për nevojat e veta”, është më mirë ta heqësh nga letërsia, se sa ta lësh.
Këto deklarata Qosja i bën në konferencë shtypi në një panair libri, që është festë e librit, e librit të Shqipërisë, e librit të Kosovës, që si shtet për herë të parë merr pjesë në një panair të tillë, pas shpalljes së pavarësisë.
Këto deklarata bëhen në Mal të Zi përpara publikut shqiptar, por edhe përpara publikut malazez. Përpara shkrimtareve shqiptarë, por edhe përpara shkrimtarëve malazezë, kroatë dhe maqedonas, që marrin pjesë në panair. Në panair ku marrin pjesë ministra të Shqipërisë, të Kosovës, zyrtarë të tjerë të lartë të Malit të Zi e të Maqedonisë. Ku organizator kryesor është Fatmir Toçi, botues i Qoses, menaxhues i shkrimeve të tij kundër Kadaresë dhe kryetar i shoqatës së botuesve shqiptarë!
Sulmi i Qoses është në radhë të parë sulm politik, në emër të moralit të lartë që duhet të ketë shkrimtari i sotëm.
Ne nuk do të zgjatemi me komente për deklarimet e tij, por do të sjellim një deklarim që Qosja vetë e ka bërë, kohë më parë, botuar nga publicisti i njohur kosovar, Sylejman Aliu. Citimi më poshtë është nxjerrë i plotë, nga artikulli i Qoses për Titon, botuar në gazetën “Rilindja”, datë 11 maj 1980:
“Tito e ka udhëhequr dhe e ka sjellë në triumf përfundimtar luftën nacionalçlirimtare të popujve të Jugosllavisë – ja një meritë e mjaftë për historinë. Tito i ka thënë “JO” Stalinit, në një kohë kur forca e Stalinit sikur nuk njihte kufij – ja një meritë e mjaftë historike për historinë. Tito na ka udhëhequr shtigjeve të vetëqeverisjes socialiste, të barazisë, vëllazërimit e bashkimit, bashkëjetesës së kombeve e kombësive – ja një meritë tjetër e jashtëzakonshme historike. Tito i ka prirë idesë së madhe që u reziston fuqive të mëdha – ja një meritë tjetër, aq e madhe, aq vendimtare në historinë e përbotshme”.
Në këtë deklaratë jepet e plotë fytyra morale e Rexhep Qoses.
Është deklaratë tepër e rrallë, për të mos thënë unikale: një shkrimtar t’i bëjë lajka të tilla të neveritshme pushtuesit dhe shtypësit të huaj të popullit të vet!
Këto lajka i adresoheshin Jugosllavisë titiste, në kohën kur ajo shtypte me terror dhe gjak popullin e Kosovës. Rexhep Qosja u puth duart xhelatëve.
Këto lajka nuk janë bërë në ndonjë kohë të hershme, në vite të rinisë dhe të naivitetit, por më 11 maj të vitit 1980, dhjetë muaj përpara rebelimit të rinisë kosovare, atëherë kur rrugët e Prishtinas u lanë me gjakun e studentëve shqiptarë.
Ndërsa Qosja bën këto lajka, më 1981, në kohën e rebelimit kosovar, shkrimtari i sulmuar prej tij, Ismail Kadareja, shkruante veprën e tij “Krushqit janë të ngrirë”, e para vepër letrare, që e përkthyer në anglisht dhe në frëngjisht, i bëri të njohur publikut botëror fytyrën e vërtetë të përgjakshme të Jugosllavisë.
Qoftë edhe vetëm për këtë fakt, R. Qosja duhej të rrinte i heshtur dhe me faj. Aq më pak të jepte leksione morali për të tjerët.
Por ai ka zgjedhur një rrugë tjetër. E cila në të vërtetë nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i asaj që ka bërë më 11 maj 1980, kur i bënte lajka pushtuesit.
Autor / Sadik Bejko
Burimi / Panorama
http://www.vimeo.com/1101171
Mirë se vini në Apartamentet Curani
Apartementet Curani gjinden në plazhen më atraktive me gjatsi prej 14km,e mbuluar më ranë shëruese,unikate në tërë detin adriatik,buzë qytetit të Ulqinit më kultur dhe histori të lashtë.Apartementet Curani posedon dhoma të paisura me mini kuzhin,banjo,dhe teracën.Të gjitha dhomat kan shtrat franqez,e disa 2+1.Ne afërsi gjindet pllazhi nudistik Ada Bojana me uji të njelmt dhe të ëmbel si dhe me plazhet më cilsore në bregdetin malazias Copacabana,Tropikana,Safari dhe Bukurija e Ulqinit. gjendet 700 metra afër Plazhit Bukuris të Ulqinit,Safarit, Tropicanës,Mijamit dhe 1 km nga Plazhi Kopakabana , 2 km larg nga Ulqini dhe 3 km larg nga Plazhi i Vogël.Çdo Apartement posedon mini kuzhinën, banjo,Klim dhe teracën. Dhomat posedojn parkingun vetëm për mysafirët e saj. Kapaciteti i dhomave është 10 Shtretrave. Në qoft së dëshironi të kaloni pushimet juaja ne një ambient të qet, na vizitoni.
Ju mirëpresim.
Rezervimi i dhomave në numrat e telefonit:
Phone: ![]()

![]()
![]()
![]()
+38269640411
- Phone:![]()

![]()
![]()
![]()
+492/246909848
- Phone:![]()

![]()
![]()
![]()
+491/635909848![]()
ESKLUSIVE redukcioni i çmimeve për muajin e qershorit dhe shtatorit.
Sëmundja e turizmit tonë në Ulqin asht mungesa e profesionalizmit
August 12, 2008 by Ulqini
Filed under Shtypi / Mediji, Turizmi / Turizam
Ulqini ndodhet në pikun e sezonit turistik. Ministria përkatëse që mbulon këtë sektor shpreson se në fund të sezonit turistik 2008, numri turistëve të jetë dy herë më shumë se një vit më parë.
Privatët, ata që kanë në dorë çelësin e suksesit së mbarëvajtjes së turizmit më shumë se sa cilësia e ofruar për pushuesit, shikojnë të shlyejnë sa më shpejtë investimet e kryera. Është e njëjta histori që përsëritet nga viti në vit, ku fjala cilësi apo shërbim i klientit duken ende të largëta për ata që merren me këtë lloj biznesi. Por a është turizmi ulqinak i denjë për t‘u ofruar pushuesve vendas dhe atyre të huaj shërbim me standarde të barabarta, njësoj si fqinjët tanë?
Sezoni turistik është një prove e rëndësishme për sektorin privat në komun të Ulqinit, në pritje të bumit turistik në Mal të Zi. “Zhvillimet në sektorin turistik në Mal të Zi përgjithësisht janë pozitive dhe vijnë duke u rritur. Këto duken qartazi në investemet si nga sektori privat, ashtu edhe nga ai publik. Investimet e miliona eurove të biznesit privat tregojnë qartë interesimin dhe investimet e ulqinakëve në këtë sektor prioritar dhe kaq shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, social e kulturor të vendit”.
Turizmi në Ulqin dhe barrierat që pengojnë zhvillimin dhe stabilitetin ekonomik e social-kulturor të sektorit turistik atje. Nga studimi im për temën e disertacionit më rezulton se pengesa kryesore që ky sektor ndeshet është çështja e profesionalizmit”,janë një sërë hallkash që rezultojnë jo efektive dhe, si pasojë, sjellin shërbim me standarde të ulëta për Ulqin. Problemet nisin që tek gjërat më elementare, si shërbimi ndaj klientit, për të vijuar më tej me menaxhimin e këtij sektori apo trajnimin e punësimin e njerëzve të kualifikuar në këtë fushë.
“Nga ana akademike, por edhe nga eksperienca personale, mendoj se profesionalizmi është akoma në faza amatore. Punësimi dhe trajnimi i stafit lënë shumë për të dëshiruar, si në rrafsh shërbimi dhe menaxhimi. Në shumë raste pronaret e këtyre bizneseve preferojnë të punësojnë familjarët apo të afërmit, sesa njerëz të kualifikuar në fushën e turizmit dhe biznesit. Ky është treguesi i qartë se si sektori privat ka mungesë largpamësie në mbarëvajtjen dhe zhvillim e këtij sektori. Është imediate që në biznesin privat të kuptohet ndryshimi midis të qenit biznesmen dhe të bërit biznes”.
“Me krenari mund të themi që bukuritë natyrore të Ulqinit, plazhet e mrekullueshme, po ashtu dhe investimet e sektorit privat në hoteleri, krahasohen me fqinjët, tanë por kur bëhet fjalë për profesionalizëm shërbimet lënë për të dëshiruar”.
“Turizmi ka kohë që është bërë prioritet për të gjithë, si sektori publik, edhe ai privat, ku shihet një angazhim i të gjithëve. Por më duket se diçka mungon, kur duam të vlerësohemi me meritë apo të krahasomi me fqinjët tanë, si Kroacia, Maqedonia apo Shqipërija”.
Për këtë, i vijnë në ndihmë statistikat. Bazuar në shifrat e “World Travel and Tourism Council”, kontributi i turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë është 14.7%. Ndërsa përqindja e të punësuarve në këtë sektor është 11.9% dhe ajo bie ndesh me të qenit prioritet i këtij sektori, që kontribon fuqishëm në GDP-në e vendit. Në Kroaci p.sh., turizmi kontribon 25.5% në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit dhe 28.7% në punësimin e njerëzve në këtë sektor. Po ashtu, edhe Mali i Zi përfiton në GDP 24.6% nga turizmi.
Un pohoj se sikur të ndërthuren mikpritja që karakterizon ulqinin dhe profesionalizmi do ishte një produkt shumë i fuqishëm në konkurrencën e fortë turistike në rajon.
http://www.vimeo.com/1101171
Mirë se vini në Apartamentet Curani
Apartementet Curani gjinden në plazhen më atraktive me gjatsi prej 14km,e mbuluar më ranë shëruese,unikate në tërë detin adriatik,buzë qytetit të Ulqinit më kultur dhe histori të lashtë.Apartementet Curani posedon dhoma të paisura me mini kuzhin,banjo,dhe teracën.Të gjitha dhomat kan shtrat franqez,e disa 2+1.Ne afërsi gjindet pllazhi nudistik Ada Bojana me uji të njelmt dhe të ëmbel si dhe me plazhet më cilsore në bregdetin malazias Copacabana,Tropikana,Safari dhe Bukurija e Ulqinit. gjendet 700 metra afër Plazhit Bukuris të Ulqinit,Safarit, Tropicanës,Mijamit dhe 1 km nga Plazhi Kopakabana , 2 km larg nga Ulqini dhe 3 km larg nga Plazhi i Vogël.Çdo Apartement posedon mini kuzhinën, banjo,Klim dhe teracën. Dhomat posedojn parkingun vetëm për mysafirët e saj. Kapaciteti i dhomave është 10 Shtretrave. Në qoft së dëshironi të kaloni pushimet juaja ne një ambient të qet, na vizitoni.
Ju mirëpresim.
Rezervimi i dhomave në numrat e telefonit:
Phone: ![]()

![]()
![]()
![]()
+38269640411
- Phone:![]()

![]()
![]()
![]()
+492/246909848
- Phone:![]()

![]()
![]()
![]()
+491/635909848![]()
ESKLUSIVE redukcioni i çmimeve për muajin e qershorit dhe shtatorit.
Hakerat shqiptarë sulmojnë sajtin e Kuvendit malazez
August 10, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji
PODGORICË, 4 gusht- Hakerë shqiptarë sulmuan sajtin e Kuvendit malazez, në të cilin, në vend të përmbajtjes së zakonshme, është paraqitur një faqe e errësuar me shqiponjë dykrenore me stemën e Shqipërisë me ngjyrë të kaltër.
Mbi dhe nën stemën me ngjyra të bardha dhe të kaltra shkruan se në sajtin kanë depërtuar hakerë nga grupi “Ulqin hakers grup” dhe forumi shqiptar Zerokull.
Policia e Malit të Zi në korrik ngriti hetim lidhur me sulmet hakere në sajtet e Qeverisë, ministrive, aviokompanisë nacionale “Montenegro erlajns” dhe gazetën “Vijesti”, por tani për tani pa sukses.
Burimi / Ekonomia.ks.com
http://www.vimeo.com/1101171
Mirë se vini në Apartamentet Curani
Apartementet Curani gjinden në plazhen më atraktive me gjatsi prej 14km,e mbuluar më ranë shëruese,unikate në tërë detin adriatik,buzë qytetit të Ulqinit më kultur dhe histori të lashtë.Apartementet Curani posedon dhoma të paisura me mini kuzhin,banjo,dhe teracën.Të gjitha dhomat kan shtrat franqez,e disa 2+1.Ne afërsi gjindet pllazhi nudistik Ada Bojana me uji të njelmt dhe të ëmbel si dhe me plazhet më cilsore në bregdetin malazias Copacabana,Tropikana,Safari dhe Bukurija e Ulqinit. gjendet 700 metra afër Plazhit Bukuris të Ulqinit,Safarit, Tropicanës,Mijamit dhe 1 km nga Plazhi Kopakabana , 2 km larg nga Ulqini dhe 3 km larg nga Plazhi i Vogël.Çdo Apartement posedon mini kuzhinën, banjo,Klim dhe teracën. Dhomat posedojn parkingun vetëm për mysafirët e saj. Kapaciteti i dhomave është 10 Shtretrave. Në qoft së dëshironi të kaloni pushimet juaja ne një ambient të qet, na vizitoni.
Ju mirëpresim.
Rezervimi i dhomave në numrat e telefonit:
Phone: ![]()

![]()
![]()
![]()
+38269640411
- Phone:![]()

![]()
![]()
![]()
+492/246909848
- Phone:![]()

![]()
![]()
![]()
+491/635909848![]()
ESKLUSIVE redukcioni i çmimeve për muajin e qershorit dhe shtatorit.
Me rastin e ditës ndërkombëtare të të rinjve,Forca rinore organizon
August 9, 2008 by Ulqini
Filed under







