Të shtunën në Ulqin u mbajt kuvendi i elektorëve për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit nacional të shqiptarëve

April 28, 2008 by Ulqini  
Filed under Politika, Shtypi / Mediji

 Atdheu na Bashkon U zgjodhën 15 anëtarë
Ulqin - Kuvendi i elektorëve zgjodhi të shtunën 15 anëtarët që do t`i përfaqësojnë në të ardhmen shqiptarët në Këshillin e tyre nacional.
Anëtarë të Këshillit Nacional të Shqiptarëve u zgjodhën Agron Mehmedi, Ali Gjeçbritaj, Daut Ceka, Fadil Kovaçi, Gani Kukaj, Hajrudin Kovaçi, Husein Daciq, Ismail Doda, Mehmet Tafica, Musa Gjokaj, Naser Perasheviq, Palo Dreshaj, Tahir Gjonbalaj, Tahir Tahiri dhe Taip Kurti.
Në Kuvend morën pjesë 48 elektorë nga 49 sa ishin ftuar.
Përveç 15 anëtarëve të zgjedhur në Kuvend, anëtarë të Këshilli Nacional të Shqiptarëve në bazë të funksionit do të jenë edhe Fuad Nimani, ministër për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Gëzim Hajdinaga, kryetar i Komunës së Ulqinit, Smail Maliq Çunmulaj, kryetar i Komunës Urbane të Tuzit, Mehmet Bardhi, kryetar dhe deputet i LD në MZ, Ferhat Dinosha, kryetar dhe deputet i UDSH-së, Amir Hollaj, kryetar i PPD-së, Nazif Cungu, kryetar i Forcës së Re Demokratike - Forca, Ali Doda, kryetar i BDSH-së, deputetët e PDS-së Omer Axhoviq dhe Luigj Shkreli, deputeti i Alternativës Shqiptare, Vasel Sinishtaj.
Anëtarë të Këshillit Nacional Shqiptar do të jenë edhe kryetarët e klubeve të këshilltarëve në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, Hatixha Gjonoviq (UDSH), Kadri Sinani (LD në MZ), Kapllan Muçaj (PPD) dhe Genci Nimanbegu (Forca), në Kuvendin e Komunës së Plavës, Ramo Sinanaj (UDSH) dhe Miftar Balidemaj (LD në MZ), dhe në Kuvendin e Komunës Urbane të Tuzit, Fadil Kajoshaj (UDSH), Lindon Gjelaj (ASH) dhe Marash Dedvukaj (LD në MZ).
Në bazë të Ligjit për të drejtat dhe liritë e pakicave, këshillat nacionale do të kenë rol shumë të rëndësishëm në jetën e ardhshme politike në fushën e përmirësimit të pozitës së pakicave në shoqërinë e Malit të Zi.
Ismet Kallaba
KOHA JAVORE

Situata zgjedhore presidenciale 2008 nga Muhamet Nika

April 23, 2008 by Ulqini  
Filed under Intervista / Intervju, Shtypi / Mediji

Muhamed NikaTerri nuk hiqet duke përmendur llambën
Për situatën e krijuar tani në prag të zgjedhjeve presidenciale më duhet të them që kjo në masë të bukur e arsyeton daljen tonë nga ish koalicioni shqiptar. Pra ne e kemi vlerësuar me kohë se ku do të përfundojnë dhe nëse jo atëherë, tashti koalicioni medoemos do të duhej të prishet.

Pikënisja A - situata - A
Kandidati për kryetar të Malit të Zi në zgjedhjet presidenciale i Lëvizjes për Ndryshime z. Nebojsha Medojeviq pasi që kishte siguruar koalicion parazgjedhor me disa parti shqiptare në prag të zgjedhjeve për televizionin lokal Teuta në Ulqin deklaroi: (parafrazoj…), në Ulqin është instaluar një shumicë parlamentare e cila s`guxon të kundërshtojë shefin e madh… Ne kemi gjetur një partner ideal që është Forca e Re Demokratike, “Kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme edhe me Mehmet Bardhin të cilin e kuptojmë”, por që edhe ai në një fazë tjetër do të jetë me ne… “Na vjen mirë që më në fund u kuptua që identitetin (gjuhën, adetet…) mund ta ruajmë te shtëpia, pra brenda shtëpisë, kurse në rrugë dhe në jetë shoqëritë duhet të flasin për biznes dhe ekonomi!amir hollaj-zylfije duraku-sinishtaj

Pikënisja - A, situata - B
Kryetari i KK Ulqinit, Muhamet Nika, gjithashtu në Tv Teuta një natë pas Medojeviqit thotë: (parafrazoj…) - sipas Medojeviqit të cilin e përkrahin disa parti nacionale ne duhet të pajtohemi që identitetin, shqipen, mund ta kultivojnë dhe ta përdorin lirisht vetëm në shtëpi, pra “në krevat” (shtrat), kurse në rrugë dhe shoqëri të flasim për ekonomi!!!

mehmet bardhiPikënisja - A, situata - C

Në një vizitë pune pas zgjedhjeve presidenciale ambasadori amerikan Mur në Ulqin takohet me pozitën komunale dhe me opozitën shqiptare, ku pas takimit të përbashkët me z. Mur liderët shqiptarë deklarohen për Tv Teuta si vijon: MehmetHajdinaga_Nika Bardhi, kryetar i LD në MZ ambasadorin Mur e njoftoi që situata e shqiptarëve në Mal të Zi është vështirësuar edhe më shumë, mirëpo nuk biseduam për zgjedhjet presidenciale”. Amir Hollaj, kryetar i PPD - së: Nuk dua të përsëris parafolësin, por me ambasadorin Mur biseduam për zgjedhjet presidenciale dhe për disa tema të tjera.
ALI DODAAli Doda, kryetar i BDSH - së, duke folur për mbresat e takimit ceku: Në Ulqin kemi një shumicë të instaluar parlamentare të tre këshilltarëve të PPD-së që po bëjnë prostitucion politik me koalicionin”Për Ulqinin europian”. Sipas meje shqiptarët ndahen në ata që e përkrahin shtetin, UDSH dhe tre këshilltarët e PPD-së dhe në të tjerët që përkrahin identitetin…

Pikënisja - A, situata - D
Ditën e zgjedhjeve kryetari i BDSH-së, Ali Doda, thonë harron dhe hedh në kutinë e votimit fletën votuese bashkë me fletën kontrolluese, ky veprim u hetua nga komisioni. Pas procesit të numërimit të votave rezulton se fletëvotimi i vetëm me fletë kontrollin ishte pro Medojeviqit, i cili ceku që shqiptarët identitetin mund ta ruajnë në shtëpi.

Pikënisja - A, situata - Enazif cungu_sinishtaj
I zhgënjyer, ashtu si Vasel Sinishtaj nga Tuzi për zgjedhjet presidenciale ortak parazgjedhor i Medojeviqit, Nazif Cungu në Ulqin për ulqinakët thotë: “Zgjedhësit tanë e dhanë votën për ndryshime, kurse (rezultatet e zgjedhjeve janë temë me të cilën duhet të merren psikologët)”.

Pikënisja - A, situata - Ë
Sa për ndryshimet e z. Medojeviq Muhamet Nika, në emisionin e përmendur televiziv u shpreh: “Një fjalë e urtë popullore, e psikologjisë popullore thotë. Terri nuk hiqet duke përmendur llampën, siç mendojnë disa. ”
Për situatën e krijuar tani në prag të zgjedhjeve presidenciale më duhet të them që kjo në masë të bukur e arsyeton daljen tonë nga ish koalicioni shqiptar. Pra ne e kemi vlerësuar me kohë se ku do të përfundojnë dhe nëse jo atëherë, tashti koalicioni medoemos do të duhej të prishet. Pra, kjo ia përngjet asaj anekdotës së Nasradin Hoxhës i cili ishte polic këtu në kohë shtetrrethimi e cila fillonte, ta zëmë në orën 8 të mbrëmjes dhe ky e vret një person një orë para se të fillojë ora e shtetrrethimit. I pyetur se për ç`arsye e bëri këtë dhe nuk respektoi rregullat e shtetrrethimit, ai u shpreh: E njoh unë këtë, e di ku e ka shtëpinë, dy orë rrugë nga këtu, pra diku në Krajë, e nuk mund të arrij, andaj e vrava, e kështu na ndodhi edhe ne!

Gjithë partit politike ne mal te ziPikënisja aktualitet, situata retrospektivë zgjedhore, presidenciale 1997
Momir Bullatoviq në librin e tij “Rregullat e heshtjes” thotë: (parafrazoj…). Dua të veçoj këtu takimin që pata me z. Bardhi i cili më tha se unë juve ju kam në zemër, por që kësaj here më duhet të votoj Gjukanoviqin, sepse përndryshe nuk do të më kuptojnë shqiptarët. Dhe se më çmon mua për bashkëpunim korrekt, ndërsa unë si kryetar shteti gjithnjë shqiptarëve u kam treguar se deri ku janë kufijtë edhe çfarë u lejohet të kërkojnë.

Pikënisja aktualitet, situata perspektivë
Xhoana Perkaj për Kohën javore në një vështrim: “Shqiptarët në Mal të Zi dhe lufta për liderizëm - Kush është lideri im?”, shprehet: “Ballafaqohemi me një problem ndryshe nga ai i përmenduri. Ky është problemi i faktit se që 17 vjet nga rënia e komunizmit është krijuar një establishment politik i etnosit shqiptar në Mal të Zi, që funksionon si një rreth i mbyllur siç janë masonët.”

Pikënisja - A, situata - ZHamir hollaj koktel
E veçanta e të gjitha zgjedhjeve në të cilat dolën shqiptarët për nivele të ndryshme këndej dhe andej kufijve ishte pjesëmarrja shumë e ulët e tyre në zgjedhje. Kështu ndodhi edhe në Ulqin, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme dhe me praktikën zgjedhore perëndimore. Mirëpo kjo nuk i zbehu rezultatet e përgjithshme që i fituan shqiptarët gjatë vitit 2008. Veçojmë këtu pavarësinë e Kosovës, pavarësinë e Malit të Zi, ftesën e Shqipërisë në NATO. Përligjja e luftës së shqiptarëve me pafajësinë e z. Ramush Haradinaj e tjerë.
Muhamet Nika
(Autori është kryetar i KK të Ulqinit)
KOHA JAVORE

Luigj Shkreli anëtar i këshillit gjyqësor me vendim të parlamentit të Malit të Zi

April 21, 2008 by Ulqini  
Filed under Politika, Shtypi / Mediji

luigj shkreliPodgoricë - Parlamenti i Malit të Zi zgjodhi në seancën e së mërkurës së kaluar deputetin e PDS-së, Luigj Shkreli, anëtar të Këshillit Gjyqësor. Deputeti tjetër Dragan Shoq nga Partia Popullore, i propozuar nga Këshilli administrativ, e tërhoqi kandidaturën sepse Lëvizja për Ndryshime dhe Lista Serbe vlerësuan që ky vend u takon atyre.
Shkreli ka thënë se zgjedhjen e tij në Këshillin Gjyqësor e vlerëson si shumë afirmative duke marrë parasysh edhe faktin se vendimi është marrë me votat e konsiderueshme të të gjithë deputetëve.
Ai megjithatë shpreh keqardhje për shkak të mospjesëmarrjes në votim të deputetëve shqiptarë Mehmet Bardhi dhe Vasel Sinishtaj, siç thotë ai, “me siguri për shkaqe të arsyeshme”.
“Unë do të mundohem që me kapacitetin tim të plotë intelektual dhe njerëzor të përballoj këtë detyrë”, thotë Shkreli.
Këshilli Gjyqësor përbëhet nga dhjetë anëtarë dhe mandati i tij zgjat katër vjet. Kryetar i Këshillit Gjyqësor është kryetari i Gjykatës së Lartë, kurse anëtarë të tij janë katër gjykatës të cilët i zgjedh dhe i shkarkon Konferenca e gjykatësve, dy deputetë të cilët i zgjedh dhe i shkarkon Parlamenti nga radhët e shumicës parlamentare dhe opozitës, dy juristë të cilët i zgjedh dhe i shkarkon Presidenti i Malit të Zi dhe ministri i Drejtësisë.
Mbledhja konstitutive e Këshillit Gjyqësor pritet të mbahet më së voni deri më 20 prill.

i.k.

KOHA JAVORE

Deputeti i Alternativës Shqiptare Vasel Sinishtaj shprehet i zhgënjyer me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale

April 14, 2008 by Ulqini  
Filed under Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Mali i Zi edhe më tej i përçarë thellë
Podgoricë - Deputeti i Alternativës Shqiptare, Vasel Sinishtaj, ka thënë se është i zhgënjyer nga rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, duke theksuar se ato kanë treguar që Mali i Zi është edhe më tej i përçarë thellë.
“Vazhdon përçarja dhe opcioni promalazez, nëse llogarisim që kandidati i Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojeviq, dhe ai i koalicionit qeverisës, Filip Vujanoviq, kanë fituar rreth 70 për qind, kurse Lista Serbe 30 për qind. Kemi sërish ndarjen që ka ekzistuar edhe më pare”, ka thënë ai.
Sinishtaj vlerëson se do të kishte qenë më mirë sikur Vujanoviqi të mos kishte fituar në rrethin e parë të zgjedhjeve, duke theksuar se në këtë mënyrë do të fitohej përkrahja e gjerë për cilindoqoftë kandidat.
“Kështu vetëm kemi mbetur në pozitat e mëparshme”, ka thënë ai.
Duke folur për shkaqet e rezultateve të tilla, deputeti i Alternativës Shqiptare ka thënë se PDS është akoma partia më e fortë, si dhe se qytetarët që përfitojnë pensione, paga dhe kompensime të tjera nga buxheti nuk janë të gatshëm për ndryshime.
“Unë kam menduar megjithatë se do të vijë deri te ndryshimet që do të sillnin zhbllokimin e sistemit që sundon tepër gjatë. Qytetarët, megjithatë, nuk janë të gatshëm për ndryshime. Edhe më tej ekziston besim i madh në sistemin aktual”, mendon Sinishtaj.
Ai ka theksuar se Medojeviqi ka fituar rreth njëmijëepesëqind vota të shqiptarëve, sa edhe kanë parashikuar në ASH, por problem është se edhe vetë Malësia është e përçarë.
“Edhe këtu UDSH i ka ftuar votuesit të mbështesin Vujanoviqin, kurse ne kemi mbështetur Medojeviqin. LD në MZ nuk është përcaktuar për askënd dhe këtu shihet ndarja edhe te ne”, ka përfunduar Sinishtaj.

(Kohapress)

Jep dorëheqje këshilltari i PSP-së, Kolë Lulgjuraj, në Kuvendin e KU të Tuzit

March 3, 2008 by Ulqini  
Filed under Politika

Kolë LulgjurajSinishtaj: Të shkurtohet mandati i Kuvendi
Tuz- Pas dorëheqjes së këshilltarit të PSP-së, Kolë Lulgjuraj, në Kuvendin e KU të Tuzit, javën e kaluar që së bashku me LD-në dhe IQ-në përbënin shumicën në Kuvendin e kësaj komune është për t`u pritur kriza, por ekziston edhe mundësia teorike që të mos vihet deri te zgjedhjet e parakohshme. Siç është e njohur, e gjithë kjo ndodhi pasi që Lulgjuraj i kishte uruar Nikollë Camajt pavarësinë e Kosovës, në lokalet e LD-së. Më pastaj, Lulgjuraj në seancën e fundit të Kuvendit, (ku të pranishëm ishin edhe këshilltarët e IQ-së dhe LD-së, por jo të PSD-së, PDS-së, PB-së dhe UDSH-së), i revoltuar nga e gjithë ajo që ndodhi ditë më parë, u shpreh se Propozimi i vendimit për organizimin e referendumit për komunë të pavarur, nga Vasel Sinishtaj (IQ) nuk është me ligj, duke e quajtur atë si manipulim me qytetarët e Malësisë. Lulgjuraj tha se PSP dhe ai si këshilltar e ka propozuar - iniciativën për komunë të plotë - që është me ligj. Pastaj, ai nuk e kurseu as kryetarin e Kuvendit të Komunës Urbane, duke e akuzuar atë se ka dashur të punojë në interes të partisë në pushtet dhe për shërbimin shtetëror.Nikolë Camaj
Kolë Lulgjuraj, duke arsyetuar dhënien e përkrahjes si dëshirë e Malësisë, tha: “Sikur të kisha dashur të punoj për interesin tim, kisha shkuar me PDS-në dhe UDSH-në, që më ofruan shumë gjëra”. Në fund të diskutimit të tij Lulgjuraj bëri të njohur: “Prej sot nuk jam më këshilltar i PSP-së në këtë kuvend”, pastaj e braktisi seancën. Duke mos e pasur shumicën e këshilltarëve në sallë, Kuvendi për herë të tretë e ndërpreu seancën.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Nikollë Camaj akuzat e Lulgjurajt i quajti të pabaza dhe se nuk kanë të bëjnë me të vërtetën. “Se sa mundet që “SNP”-ja (PSP) të akuzojë LD-në për kolaboracion me pushtetin, atë ia lëmë lexuesve”, deklaroi Camaj, duke shtuar se fjalët e Kolë Lulgjurajt personalisht i ka kuptuar si një shprehje mllefi, për të ndarë përgjegjësinë për atë që shkaktoi pakënaqësi në PSP.
Lindon Gjelaj

Duke marrë fjalën, Vasel Sinishtaj tregoi se nuk është i informuar se dikush mund të ketë ndikuar, ose bërë presion në Lulgjurajn, që ai të sillet ashtu. Ai kërkoi nga organet kompetente që të shkohet nga ajo që të shkurtohet mandati i këtij kuvendi dhe të organizohen zgjedhjet e parakohshme.
Kryetari i Klubit të këshilltarëve të IQ-së, Lindon Gjelaj njofton se qëndrimi i ASH-së është që bashkëpunim (në koalicion) me PSP-në, në të ardhmen nuk do të ketë, pa marrë parasysh se a do të vijë deri te zgjedhjet, apo jo.
rr.d.
www.kohajavore.cg.yu

Vasel Sinishtaj njoftoi qëndrimin e partisë së tij lidhur me zgjedhjet presidenciale

March 3, 2008 by Ulqini  
Filed under Shtypi / Mediji

Medojevic_SinishtajAlternativa shqiptare abstenon në rrethin e parë
Podgoricë - “Alternativa Shqiptare sipas të gjitha gjasave nuk do të mbështesë asnjërin prej kandidatëve në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale”, paralajmëroi këto ditë deputeti i kësaj partie Vasel Sinishtaj.
“Në situatën e tanishme, do të veprojmë njësoj sikurse Partia Boshnjake, pra do të abstenojmë në rrethin e parë të zgjedhjeve. Vendimin përfundimtar lidhur me këtë do ta marrim në organet partiake brenda disa ditëve të ardhshme dhe do të shohim se si do të jetë rrjedha e mëtutjeshme e ngjarjeve”, tha Sinishtaj për të përditshmen “Republika”.
Kjo parti shqiptare disa herë më parë ka paralajmëruar se do ta mbështesë kandidatin presidencial të PPN-së, Nebojsha Medojeviq në zgjedhjet presidenciale të caktuara për 6 prill. Duke sqaruar pozicionin më të ri, Sinishtaj tha se kjo kushtëzohet nga qëndrimet e kandidatëve presidencialë përkitazi me njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Deklaratat dhe veprimet lidhur me pavarësinë e Kosovës e ndërlikuan deri në pafund situatën. Për fat të keq, ngjarjet e fundit treguan se edhe në Mal të Zi u rikthyem në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar”, tha Sinishtaj.
Lideri i ASH-së tha se nuk ka biseduar me liderin e PPN-së në mënyrë që ky t`ia sqarojë nëse ai vërtetë mendon se shpallja e pavarësisë së Kosovës paraqet atak ndaj rendit juridik ndërkombëtar.
Sinishtaj kishte thënë kohë më parë se Medojeviq me deklaratën e tij se shpallja e pavarësisë së Kosovës vë në pikëpyetje rendin juridik ndërkombëtar zvogëloi dukshëm mundësinë për të marrë mbështetjen e ASH-së në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ai tha se është zhgënjyer keqazi me ngjarjet në protestën e opozitës proserbe me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në të cilën u dëgjua fjala e urrejtjes në llogari të shqiptarëve në Mal të Zi.
“Kjo është një gjë shumë e shëmtuar për Malin e Zi, mirëpo e tërë përgjegjësia bie mbi organizatorët e tubimit të cilët nuk u distancuan nga deklaratat e këtilla. Me një veprim të vet të këtillë ata kryen pjesën më të madhe të punës për kandidatin presidencial të pushtetit”, tha Sinishtaj.
Ai ripërsëriti se e kupton qëndrimin e pushtetit që të mos nxitojë përkitazi me çështjen e pavarësisë së Kosovës.
“Çdo burrë shteti duhet të ketë qëndrim vigjilent lidhur me këtë çështje, mirëpo unë shpresoj që njohja e pavarësisë së Kosovës do të ndodhë menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale”, përfundoi Sinishtaj.

(Kohapress) www.kohajavore.cg.yu/

Seanca e kuvendit të komunës urbane të Tuzit shtyhet për një herë tjetër

February 26, 2008 by Ulqini  
Filed under Shtypi / Mediji

Camaj LDMZDy ditë pa kuorum Tuz- Këshilltarët e Kuvendit të KU të Tuzit as të hënën dhe as të martën nuk mbajtën mbledhje, pasi që këshilltarët e PDS-së, PSD-së, PB-së, UDSH-së dhe PSP-së nuk morën pjesë.
Kuvendi i KU të Tuzit kishte paraparë që si pikë kryesore e seancës të jetë Propozimi i vendimit për organizimin e referendumit për komunë të mëvetësishme të Tuzit, propozim ky të cilin e kishte dorëzuar kohë më parë, Vasel Sinishtaj në emër të IQ-së.
Seanca e të hënës filloi me urimet për Pavarësinë e Kosovës. Kështu, Nikollë Camaj (LD), Vasel Sinishtaj (IQ) dhe Fadil Kajoshaj (UDSH) uruan Pavarësinë e Kosovës, por ky i fundit deklaroi se “Unioni nuk punon sot, por feston”, me ç`rast këshilltarët e kësaj partie e braktisën mbledhjen. Ndërkohë, dr. Halil Dukoviq (PDS) u shpreh se “ne si parti dëshirojmë që të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën edhe me Serbinë. “Qëndrimin tonë do ta themi kur edhe BE-ja dhe në pajtim me të” tha ai, duke kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Nikollë Camaj, t`i sqarojë përse këshilltari i PSP-së, Kolë Lulgjuraj, nuk është prezent. Duke parë se Lulgjuraj nuk vinte në mbledhje, Dukoviq së bashku me këshilltarët e tij e braktisën mbledhjen. Për këshilltarin e PB-së, dr. Nexhat Dresheviq, organizimi i referendumit për komunë të mëvetësishme të Tuzit është një gjë joserioze dhe kërkoi që për këtë të angazhohen ekonomistë, e pastaj edhe vetë doli nga seanca. Pasi që kvorumi mungoi, mbledhja u shty për të martën.
Ndërkaq, edhe në seancën e së martës munguan këshilltarët e PDS-së, PSD-së, UDSH-së, PB-së dhe i PPS-së. Vasel Sinishtaj, tregoi se propozimi i tij që Kuvendi i KU të Tuzit të marrë vendimin mbi shpalljen dhe organizimin e referendumit më 6 prill 2008, kur është edhe dita e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, ishte i bazuar në Marrëveshjen politike, të cilën e kishte nënshkruar edhe lideri i UDSH-së, i bindur edhe në orientimet programore të LD në MZ dhe të PSP me besim se kjo gjë do të realizohet.
Ai bëri të ditur se në ditët e ardhshme ata do ta njoftojnë opinionin me pozitën e tyre. “Prej sot jemi të gatshëm që mandatin që na e ka besuar populli i Malësisë përsëri t`ia kthejmë “, deklaroi Sinishtaj.
Nikollë Camajt nuk i kishte shkuar ndërmend se lajmi qëllimmirë që Pavarësinë e Kosovës e kishin festuar së bashku me partnerët e tyre mund të shkaktonte një reagim të këtillë. “Obligimi ynë si partner në Koalicion ka qenë që çdoherë ta publikojmë njëri-tjetrin para opinionit shqiptar në dritë sa më të bukur”.
Lindon Gjelaj (IQ) mosardhjen e këshilltarëve të opozitës e karakterizon si frikë nga realiteti.
rr.d.www.kohajavore.cg.yu

Iniciativa qytetare ia dorëzoi kuvendit të ku të Tuzit propozimin e vendimit për organizimin e referendumit për komun të plotë

February 19, 2008 by Ulqini  
Filed under Politika

sinishtajT`u ofrojmë qytetarëve atë që u kemi premtuar
Tuz- Këshilltarët e Kuvendit të KU të Tuzit, në mbledhjen e ardhshme që do të mbahet më 18 shkurt, do të kenë si temë kryesore diskutimin rreth organizimit të referendumit për Komunë të mëvetësishme të Tuzit, pasi që ditë më parë, Vasel Sinishtaj, në emër të IQ ia dorëzoi Kuvendit të KU të Tuzit Propozimin e vendimit për organizimin e referendumit, dita e mbajtjes së të cilit parashikohet të jetë në datën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Mali të Zi.
Lideri i ASH, Vasel Sinishtaj, bën të ditur për “Kohën javore” se ato subjekte politike që kanë marrë pjesë në hartimin e Kushtetutës dhe kanë paraqitur amendamentet e përbashkëta ndaj Kushtetutës dhe Ligjit për zbatimin e Kushtetutës kanë edhe Marrëveshjen politike me të cilën trevës së KU të Tuzit i garantohet e drejta e organizimit të referendumit, ku vullneti i qytetarëve në atë referendum do të shprehet përmes Ligjit për organizimin territorial.
“Duke u bazuar në Marrëveshje, por edhe në norma ligjore, të cilat nuk janë shumë precize, ne kemi bërë propozim dhe presim që në seancën e ardhshme, më 18 shkurt ta shqyrtojmë këtë, duke marrë parasysh faktin se për këtë propozim do të kemi edhe kundërshtime nga përfaqësuesit e partisë në pushtet”, thotë Sinishtaj. Ai beson dhe shpreson se së paku ata që e kanë nënshkruar Marrëveshjen politike, ku aty është edhe përfaqësuesi i UDSH-së dhe ato subjekte politike, të cilat Komunën e plotë të Malësisë e shohin në programet e veta, do ta mbështesin këtë propozim në Kuvendin e KU.
Sinishtaj sqaron se ekziston mundësia që vendimin e KU të Tuzit ta suspendojë organi shtetëror, qoftë edhe Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, qëllimi kryesor është që qytetarëve të Malësisë t`ua ofrojnë ata që u kanë premtuar në zgjedhje.
Ndërkaq, kryeadministratori i Kryeqytetit, Srgja Raiçeviq, në një deklaratë për “Vijesti” tha se KU e Tuzit nuk ka të drejtë të shpallë referendumin për komunë të mëvetësishme. Sipas tij, për një gjë të tillë është i nevojshëm pëlqimi nga Podgorica.
Rr.D
www.kohajavore.cg.yu/

Deputeti Vasel Sinishtaj dhe kryetari i kuvendit të të tuzit,Nikollë Camaj u kthyen nga SHBA-ja

February 6, 2008 by Ulqini  
Filed under Politika

Vasel Sinishtaj_Nikollë Camaj,Takime në frymë të bashkëpunimit

Tuz- Me ftesën e OJQ “Atdheu na Bashkon”, deputeti i ASH, Vasel Sinishtaj qVasel SinishtajVasel Sinishtajëndroi për vizitë zyrtare në SHBA, me çrast ai atje u takua edhe me disa përfaqësues të OJQ, si “Malësia e Madhe”- Detroit, Fondacioni “Malësia”- Nju-Jork etj. Deputeti Sinishtaj me bashkatdhetarët atje shkëmbyen mendime rreth gjërave që më së tepërmi i interesonin diasporës sonë. ” Isha i ftuar nga Shoqata “Atdheu na Bashkon” ku mora pjesë në dhjetor të vitit të kaluar edhe në konferencën e tyre të

Read more

Shqiptarët nuk dinë kë ta mbështesin për president në Mal të Zi

January 22, 2008 by Ulqini  
Filed under Lajmet / Vijesti

Kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi,UlqinUlqin, 21 janar —Megjithëse disa nga udhëheqësit e partive politike të shqiptarëve në Mal të Zi, shprehin haptas mbështetjen ndaj kandidaturës së kryetarit aktual Filip Vujanovic, shqiptarët ende nuk kanë një qëndrim unik dhe as përfundimtar se cilin nga kandidatët për kryetar të ri të Malit të Zi do ta mbështesin më 6 prill. Read more

« Previous PageNext Page »