Zhuljeta

Bjordi  : Nesër nuk jemi konkurent
10/03/09 20:59 Bjordi shpreh dëshirën që nesër për ditëlindjen të sillen të gjithë si ai. Arjoni i thotë:-“Kë pjesë të Bjordit do bëjmë? Pjesën që nuk bën punët e shtëpisë?” Zhuljeta që ndërhyn dhe pyet:-“Apo pjesën që djemtë flejnë me vajzat, i ngacmojnë ato?” Bjordi thotë që do një ditë të qetë dhe që të kënaqen të gjithë. Adelajda i thotë që do e ketë të vështirë që të mos zihet me të, por do përpiqet. Bjordi e pyet Qetsorin se cfarë do donte ai nëse do ishte në vendin e tij.... Vazhdo
Mesida: Shoqërinë e ngushtë e puth në buzë
10/03/09 14:28 Mesida i thotë Arjonit se kur të dalë ka qejf të takojë mamanë e tij. Arjoni i thotë se ajo i ngjan Zhuljetës në paraqitje. Mesida mendon se meshkujt tërhiqen shumë nga ato vajza të cilat i ngjajnë mamave të tyre dhe i thotë Arjonit se këtë gjë e vë re edhe tek ai. Arjoni e pyet se cili i ka thënë se ai është i tërhequr nga Zhuljeta apo nëse asaj i duket ashtu. Mesida i përgjigjet se nuk e paragjykon sepse nuk do të thotë se nëse rri me dikë, je i tërhequr prej tij. Ajo i tregon se fakti që... Vazhdo
Bjordi: Nuk di kë të zgjedh
09/03/09 20:57 Adi dhe Bjordi flasin në lidhje me femrat. Adi thotë që ai në përgjithësi është i prirur drejt të bukurës pasi kjo gjë e bën atë më tepër kurioz. Bjordi është konfuz në lidhje me Adelajdën dhe Mimozën pasi ai i pëlqen të dyja. Adi i thotë që në është i zoti, mund t`i mbaj të dyja, por Bjordi e kundërshton duke i thënë që këtë gjë nuk e bën dot. Ai thotë:-“Nuk di kë të zgjedh, por kam arritur në konkluzionin që më duhet dhe pak kohë.” Adi i thotë që po të kishte qënë jashtë... Vazhdo
Zhuljeta : Unë përfaqësoj Shqipërinë
  09/03/09 12:00   Zhuljeta ka diskutuar me Qetsorin për veriorët dhe disa nga zakonet e tyre. Sipas mendimit të të dyve, Pavlini ishte një përfaqësues i Veriut, por që sipas Qetsorit, nuk e mbrojti siç duhej. Zhuljeta i ka thënë se Pavlini i kishte lënë hapësirë asaj. Qetsori e pyeti nëse ajo e shihte veten vërtet si përfaqësuese të Veriut apo do të marrësh vota nga Veriu. Ajo ia ka kthyer se është përfaqësuese e gjithë Shqipërisë, sepse është hedhur si farë në Veri, ka lulëzuar në Jug dhe merr frytet... Vazhdo
Zhuljeta dhe Arjoni : Unë di të ruaj qetësinë
09/03/09 01:00 Duke folur me Arjonin, Zhuljeta ka thënë se ajo është tipi i njeriut që di t’i kontrollojë emocionet. Ajo mund të nxehej gjatë një loje, për gjëra të vogla, por në një debat ajo ishte totalisht e aftë të ruante qetësinë, madje kur të tjerët nxeheshin, ajo ishte akoma dhe më e qetë. Ajo i tha gjithashtu Arjonit se nuk mund ta kuptonte sesi banorët e tjerë mendonin apo i thonin se e kishte nga nominimi. “Vetëm vëllai, – ka thënë ajo, – më bën t’i çliroj emocionet!”  Vazhdo
Zhuljeta ë Arjoni : Mesidën e kam shumë xhan
08/03/09 02:35 “Mesidën e kam shumë xhan!”- i ka thënë Arjoni Zhuljetës, ndërsa bisedonin bashkë, të shtrirë në divanin e zonës së ndenjies. Fillimisht Zhuljeta i ka thënë se nuk i interesonte fare nëse ai e kishte apo jo xhan, por pastaj ka pranuar se edhe asaj i pëlqente. Sipas të dyve, Mesida është e çiltër, e hapur, pa komplekse. Ajo nuk ishte treguar e rezervuar si ata, e kishte jetuar javën më shumë sesa ata, ishte “hedhur në turmë” pa frikë, kjo edhe për një arsye tjetër, sepse, ndryshe nga... Vazhdo
Zhuljeta dhe Qetsori – Unë do të zgjidhja Bikën
Unë do të zgjidhja Bikën! 08/03/09 01:05 Qetsori i ka thënë Zhuljetës se zgjedhja e Aidës si kujdestare e shtëpisë nga ana e Dritanit, ishte emocionale, sepse ajo kishte influencë tek ai. Qetsori ka vazhduar duke thënë se ai nuk do ta zgjidhte kurrë Zhuljetën, pavarësisht ndikimit të saj tek ai. “Unë do të zgjidhja Bikën!”. Zhuljeta i ka thënë se dhe ajo do të bënte të njëjtën gjë, do të bënte një zgjedhje teknike, jo një zgjedhje që do ta nxirrte zbuluar. Qetsori ka thenë se, për mendimin e tij, Bika... Vazhdo
Dritani zgjedh Aidën
07/03/09 23:00 Kësaj rradhe kujdestare e shtëpisë apo kryefamiljare është zgjedhur Aida. Kjo, jo me votimin e banorëve të tjerë, por me zgjedhjen e Dritanit. Ka qenë Vëllai i Madh që e “detyruar” Dritanin, kujdestarin e mëparshëm, të zgjedhë banorin që do të administronte buxhetin për javën në vazhdim e që përveç kësaj, nuk do të mund të nominohej nga banorët e tjerë. Pasi është menduar pak, Dritani ka thënë emrin e Aidës. Zgjedhja e Dritanit, bëri që Arjoni ta nominonte, duke e arsyetuar veprimin... Vazhdo
Big Brother Albania 2 – Të nominuarit!
07/03/09 23:24 Të nominuarit e kësaj jave janë Qetsori i cili gjatë javës ka deklaruar që do donte të provonte të ishte në nominim. Zhuljeta është një tjetër banore e nominuar e cila është e padëshiruar nga 6 persona brenda shtëpisë së Big Brother. Arsyet kryesore të nominimit të saj ishin se sipas banorëve, ajo nuk u përshtatej atyre. Një surprizë për nominimet e kësaj jave ishe Lirita e cila nuk kishte dalë asnjëherë në nominim. Banorët të cilët e nominuan ishin Adela,Zhuljeta dhe Qetsori për arsye... Vazhdo
Big Brother Albania 2 : Vajzat kundër djemve
07/03/09 16:47 Adelajda,Zhuljeta dhe Mimoza mendojnë t`i bëjnë ndonjë lojë djemve. Adelajda mendon që të cohen në darkë dhe të vizatojnë djemtë kur ato janë në gjumë. Mimoza ka frikë se mos djemtë zgjohen nga gjumi, kur ato të jenë duke i vizatuar në fytyrë. Adelajda propozon që t`i pikturojnë me penelin e syve. Ajo thotë që do të shikoj reagimin e tyre kur të zgjohen në mëngjes. Mimoza mendon që të mos tregojnë asgjë vajzave të tjera, pasi duhet t`a mendojnë më mirë. Adela mendon që këtë gjë duhet... Vazhdo