When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Apartamenti Adriatic Ulqin 




Apartamenti Adriatic gjindet në fillim të plazhit të madhë të Ulqinit dhe është e pozicionuar 30 metra nga bregu i Plazhit. Ky apartament pozicionohet ne nje vend me nje bukuri te rralle natyrore. Ofron pamje spektakolare te detit. Akomodimi disponon 9 dhoma dhe 3 apartamente te cilat jane me hapesire te gjere dhe te dekoruara ne menyre elegante, me një tarracë te gjerë, me një pamje unike ne detin blu, plazhi, qielli dhe gjelbërim aromatik i vegjetacionit mesdhetar.

Dhomat janë me ajër të kondicionuar, të pajisura ne mënyrë moderne që ju mundëson pushim të rehatshëm. Në kuadër të ndërtesës ka një Restorant – Piceri që ju ofron nje shumllojshmeri gatimesh, me nje sherbim cilesor ne nje ambient te kendshem, dhe një dyqan i vogel për blerje bazë. Po ashtu ne afërsi gjenden restauronte dhe dyqane të ndryshme. Dhomat janë të pajisura me mobilje moderne dhe çdo dhomë ka banjo, tarracë të madhe me dhe pa pamje në det , TV-SAT, Wireless, kondicioner, frigorifer. Për te ardhur tek ne, duhet ndjekur rrugën për Portin e Plazhit të Madh (Kepi i Gjeranave). Para urës Milena duhet kthyer djathtas për buzë kanalit të kripores 600 metra.
Adriatic apartamenti gjendet në fillim të Plazhit të Madh në Ulqin, për ndryshe te gryka e Port Milenës, 3 km prej qëndresë se qytetit.

Restorantet që gjenden në afersi të akomodimit Adriatic janë:
Restorant Kalimera – Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Otranto – kuzhinë Mediterane
Restorant Lovac – kuzhinë Mediterane
Restorant Piceri – Corona, kuzhinë Mediterane
Restorant Piceri – Antique, Peshkë deti dhe specialitete italiane

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Ajër i kondicionuar, Wc - banjo, mini kuzhinë, restorant – piceri, Duqan, mini bar, kopshti i gjelbërt, Lidhje interneti (wireless), telefon, TV me Satelit.

Shërbimi

Shërbim në dhomë,Transport aeroportual, Shërbim i mëngjesit në dhomë, Sherbim lavanderie, Rrobalarje/tharje, hekurosja,Shërbim dhe amvisërimi, Fax, Fotokopje, Makina me qera, Pritje VIP.

Internet

Wireless falas mbrenda Apartamenteve.

Parking

Parking falas për musafirët e Apartamenteve.

Shërbim i Dhomave

Check-in

12:00 - 20:00

Check-out

07:00 - 10:00

Kafshët

Kafshët shtëpiake nuk lejohen në Apartamentin.

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni . Pagesat plus varen nga politika e apartamentit.