When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Apartamenti Blue Star Ulqin 




Akomodimi Blue Star gjindet ne hyrjen e par të plazhit të madhe të Ulqinit me një shtepi me apartamente të modernizuara në të gjitha aspektet duke përfshirë ajer te kondicionuar, banjon&wc, ballkonat, frigoriferat ,në çdo dhomë ose apartamentë si dhe kuzhinat me të gjitha paisjet e nevojshme për përgaditjen e ushqimit tuaj.

Apartamentet posedojnë te gjitha pajisjet e nevojshme për te ju ofruar komoditet maksimal ne pushimet e juaja ne bregdetin e Ulqinit.

Objekti ndodhen 200 m larg plazhit të hyrjes të Hotel Otrantit,kurse Restoranti i parë eshte 50 m larg objektit. Akomodimi posedon 14 dhoma të cilat janë të pajisura me TV kabllor , telefon, internet Wi -Fi, ajer te kondicionuar,mini kuzhin, banjo dhe wc,dhe ballkon me pamje.Ato janë të pozicionuara ne nje ambient relaksues plot gjelberim dhe lulishte,me nje pamje mahnitese,ku ju do te ndjeheni vertet si ne nje parajse. Objekti ynë ju ofron parkingun e rrethuar dhe te siguruar 24 ore.
Gjendemi në kilometrin e par e plazhit të madhë që çon për Ishullin Buna,me saktësisht vetëm 1500 m larg plazhit Bukurija e Ulqinit,2000 m nga Plazhi Safari, 2100 m nga Plazhi Tropicana,1100 m nga Plazhi Mijami dhe 2,5 km nga Plazhi Kopakabana , 2 km larg nga Ulqini dhe 4 km larg nga Plazhi i Vogël. Për te ardhur tek ne, duhet ndjekur rrugën për Portin e Plazhit të Madh. Para urës aktuale Milena duhet kthyer djathtas për buzë kanalit të kripores 300 metra. Ne gjindemi 3 km larg stacionit të autobusëve, 75 km larg aeroportit të Podgoricës dhe 85 km nga ai i Tivatit.

Restorantet që gjenden në afersi të akomodimit Blue Star janë:
Restorant Kalimera – Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Otranto – kuzhinë Mediterane
Restorant Lovac – kuzhinë Mediterane
Restorant Piceri – Corona, kuzhinë Mediterane
Restorant Piceri – Antique, Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Piceri – Saranda Beach, Peshkë deti dhe specialitete italiane

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Recepsion 24 orë /24,Dhomë për jo duhanpirës, sherbim për personat me aftësi të kufizuara, Kasafortë, nxemje, Ajër i kondicionuar, Wc -banjo, Lidhje interneti (wireless), telefon, TV me Satelit.

Shërbimi

Sherbim lavanderie, Rrobalarje/tharje, hekurosja, Shërbim dhe amvisërimi, Transport aeroportual, Kujdesim për femijët e juaj.

Internet

Wireless falas mbrenda Apartamenteve.

Parking

Parking falas për musafirët e Apartamenteve.

Shërbim i Dhomave

Check-in

12:00

Check-out

09:00 - 10:00

Kafshët

Kafshët shtëpiake nuk lejohen mbrenda Apartamentit.

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni. Pagesat plus varen nga politika e Apartamentit.