When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Apartamenti Cejoviq Ulqin 




Akomodimi është vendosur në lagjen Meterizë në krye të Ulqinit në një mjedis të qetë nga ku duket nje pamje panoramike mahnitese e detit Adriatik dhe kepit të Sukës bashkë me gjirin e marinës natyrore Mandraqi dhe një pamje spaktakulare të Kalas së Ulqinit. I ndodhur në një vend strategjik apartamentet janë vetëm një hap larg nga dyqanet, restorantet dhe jeta e natës e Ulqinit,duke ju ofruar një pamje mahnitëse panoramike të detit në një ambient mjaft relaksues.

Apartamenti Cejoviq ka ne dispozicion per pushuesit 8 apartamente me dhoma te cilat jane te pajisura me tualete ne menyre moderne, dush, ajër kondicioni, mini kuzhin, TV kabllor, parking te sigurt per vetura dhe Internet wireles falas.

Çdo dhomë e apartamentit Cejoviq është projektuar për të bërë qëndrimin e klientëve sa më të kënaqshëm që të jetë e mundur. Pronari është i gatshëm për të realizuar pushimet e ëndërruara për klientët e tij. Të gjitha dhomat janë të dizejnuara dhe të zbukuruara me shije të hollë. Apartamenti gjendet me pamje nga deti dhe ndodhet ne nje zone piktoreske e te mrekullueshme mbi nje kodrine nga ku duket nje pamje panoramike mahnitese e lagjes Meterizë,bregut të detit dhe kalas së Ulqinit më saktësisht në 500 metra nga rëra e nxehtë e Plazhit të vogël. Ne ofrojm parkingun e rrethuar dhe te siguruar 24 ore për musafirët e akomodimit,si dhe këndin barbikju,asistenc peshkimi dhe shetitje me biçiklet.

Ne afersi prej 400 metra afer apartamentit gjinden restorantet,mini market,kurse 2 km larg gjendet stacionit të autobusëve, 80 km larg aeroportit të Podgoricës dhe 75 km nga ai i Tivatit.

Restorantet që gjenden në afersi të akomodimit Cejoviq janë:
Restorant Antigona – Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Dulcinea – Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Piceri Marinero – Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Piceri Old House – Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Piceri  Aragosta – Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Piceri Manhatan – Peshkë deti dhe specialitete italiane

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Recepsion 24 orë /24, Dhomë për jo duhanpirës, Kasafortë, nxemje, Ajër i kondicionuar, Minibar, Wc -banjo, Lidhje interneti (wireless), telefon, TV me Satelit, Këndi për barbekju, solarium, kopshti i gjelbert, Staf shumë-gjuhësh, Ekspres kontrollim pranimi.

Shërbimi

Sherbim lavanderie, Rrobalarje/tharje, hekurosja, Shërbim dhe amvisërimi, Transport aeroportual, shetitje me biçiklet, asistenc peshkimi, Fax, Fotokopje, Makina me qera.

Internet

Wireless falas mbrenda Apartamenti.

Parking

Parking falas për musafirët e Apartamenteve.

Shërbim i Dhomave

Check-in

13:00 – 00:00

Check-out

06:00 - 10:00

Kafshët

Kafshët shtëpiake lejohen mbrenda Apartamenti.

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni. Pagesat plus varen nga politika e Apartamenti.