When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Apartamenti Comfort Ulqin 




Akomodimi Comford gjendet ne kilometrin e dhjet të plazhit të madh të Ulqinit te rruges që çon në ishullin Ada Buna.Akomodimi ndodhet ne zonen e Shtojit,në afersi të plazhit Copakabana..Ne te tre anet e tij eshte i rrethuar me gjelbrina dhe parqe te lulave të mirmbajtura.Ky akomodim shtrihet ne nje rrafshe te gjelberuar dhe ne pjesen perendimore ka pamje ballore me detin dhe shikim në rivierën e Ulqinit. Ky pozicionim i akomodimit mundeson akse te drejteperdrejte me detin dhe parkingut private te mbuluar 24 orë qe ndodhet aty.

Ky akomodim eshte mire i mobiluar dhe me shije,ka nje kapacitet prej 28 dhomash disa të tipit suite.Te gjitha dhomat jane te pajisura me TV me programme satelitore, me ajer te kondicionuar, Parking pa pagesë, Recepsion 24 orë, Telefon, Wc -banjo, Lidhje interneti wireless falas etj. Apartmani Comfort ka nje tarace te kendeshme, dhe kend lojerash per femije, qe e bejne kete akomodime  ideale per pushime familjare.

Ne gjindemi  1 km larg plazhit dhe 5 minuta ecje deri në plazhin Copacabana beach dhe Bora – Bora,kurse disa kilometra nga akomodimi gjenden plazhet ,Lux beach,Tony Grill beach,Evropa beach,Safari beach, MCM beach, Tropicana beach, Saranda beach,Weite beach dhe Ada Bojana Nudist Beach.

Ne afersi prej 200 metra afer akomodimit gjindet mini marketi,kurse  3 km larg gjenden restorantet në gryken e lumit Buna,restorante me renome në Mal të Zi.Stacionit të autobusëve 8 km larg, 80 km larg aeroportit të Podgoricës dhe 90 km nga ai i Tivatit dhe 25 km Ferry në Tivar.

Restorantet që gjenden në afersi të akomodimit Comfort janë:
Restorant Piceri    – Lukas, Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Peshku – Grande në Bunë
Restorant Peshku – Rio në Bunë
Restorant Peshku – Barakuda në Bunë
Restorant Peshku – Ponte në Bunë
Restorant Peshku – Te Marku në Bunë
Restorant Peshku – Durante në Bunë
Restorant Peshku – Te Mishkoja në Bunë

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Recepsion 24 orë /24, kopshti i gjelbërt, Terrac verore, Dhomë për jo duhanpirës,sherbim për personat me aftësi të kufizuara, Kasafortë , nxemje, Ajër i kondicionuar, , Wc -banjo, Lidhje interneti (wireless),eskurzione, Staf shumë-gjuhësh, Ekspres kontrollim pranimi dhe largimi nga apartamenti , Trasferte aeroporti me pagesë,Ballkon ,Televizor satelitor, ,Telefon ,Tavolina pune, Mini Kuzhinë,Parking falas 24 orë.

Shërbimi

Shërbim në dhomë,Transport aeroportual, Sherbim lavanderie, Rrobalarje/tharje, hekurosja,Shërbim dhe amvisërimi, , Fax, Fotokopje, Makina me qera, Pritje VIP.

Internet

Wireless falas mbrenda Akomodimit Comfort.

Parking

Parking falas për musafirët e Apartamentit Comfort.

Shërbim i Dhomave

Check-in

12:00 - 20:00

Check-out

07:00 - 10:00

Kafshët

Kafshët shtëpiake lejohen mbrenda akomodimit Comfort.

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni . Pagesat plus varen nga politika e Apartamentit Comfort.