When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Apartamenti Golden Sun Ulqin 




Apartamenti Golden Sun është i vendosur ne lagjen Pinjesh në Ulqin vetem 700 metra larg bregdetit, e goditur në kodër ne nji shikim fantastik në detë,dhe në aferersi të restoranteve dhe minimarketeve dhe 1 km largë nga qendra e qytetit të Ulqinit. Akomodimi Golden Sun gjinden larg zhurmes dhe trafikut të qytetit të Ulqinit, ku do ju afrojmë atmosfere fantastike dhe të kënshme gjatë pushimit të juaj në Ulqin.

Akomodimi okupon një vend privilegj në lagjen e njohur turistike Pinjesh. Dhomat gjendet me pamje nga deti dhe ndodhet ne nje zone piktoreske e te mrekullueshme mbi nje kodrine nga ku duket nje pamje panoramike mahnitese e detit Adriatik dhe kepit të Sukës bashkë me gjirin e marinës natyrore (Mandraq ose Mendreqin).
Dhomat posedojn terrace të jashtme verore me parking dhe terrace me pamje te mrekullueshme nga deti. Ajo ndodhet vetem 10 minuta kembe nga qendra e qytetit.

Akomodimi Golden Sun ju ofron 8 apartamente luksoze ku 5 nga ta janë me pamje nga deti. Te gjitha dhomat kane te njejten strukture ndertimi me balkone dhe pamje nga deti. Te gjitha dhomat kane tualete te pajisura ne menyre moderne, dush, Ajër i kondicionuar, mini kuzhin, TV kabllor, uje 24 ore dhe parkim te siguruar per vetura dhe Internet wireles falas.

Në afersi të akomodimit gjenden plazhat atraktive dhe pylli i pishave që shumë njerëz zgjohen herët në mëngjes dhe thithin ajrin e paster të pyllit të pishave. Duhet mos harruar edhe plazhet sikurse Plazhi Copacabana beach,Tropicana beach,MCM beach, Safari Beach, Evropa Beach, Tony Grill Beach, Miami Beach, Lux beach Beach,Saranda Beach,Lux beach,Coco beach,Bora-Bora, Royal beach, Sapore di Mare beach, Plazhi grave, Plazhi Albatrosit, Aquarius Beach, Otrant beach, Nudist beach Ada Buna, Nudist beach Albatros etj.

Ne afersi prej 60 metra afer apartamentit gjendet mini marketi Auschan,ndersa restorantet ndodhen 200 metra, dhe 1.5 km larg stacionit të autobusëve, 25 km nga Porta e Ferry të Tivarit dhe 75 km larg aeroportit të Podgoricës dhe 85 km nga ai i Tivatit.

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Dhoma familjare, nxemje, ajer kondicioner,

Shërbimi

Transport aeroportual (+ shtesë), Vozitje me pagesë, Sherbim lavanderie , Rrobalarje/tharje ,hekurosja,Shërbim dhe amvisërimi,

Internet

Wireless falas mbrenda Apartamentit Golden Sun

Parking

Parking falas për musafirët mbrenda Apartamentit Golden Sun

Shërbim i Dhomave

Check-in

13:00 - 00:00

Check-out

07:00 - 12:00

Kafshët

Kafshët shtëpiake lejohen mbrenda Apartamentit Golden Sun

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni . Pagesat plus varen nga politika e Apartamentit Golden Sun