When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Apartamenti Holiday Ulqin 




Apartmenti Holiday Ulqin është një akomodim modern,ndodhet 1600 metra larg nga Plazhi i madhë i Ulqinit. Akomodim modern me një ambient të rregulluar me plot shije, ka 27 dhoma të shpërndara në 3 kate. Posedon bare të ndryshme,restoranin kryesor me terrace dhe oborrin e madh dhe të rregulluar me shije të ngjyrave të ndryshme lulash dhe gjelbrinave që hijeshojnë oborrin.

Kjo ndërthurje e ngjyrave moderne të lulavei japin estetikës së akomodimit një freski dhe pamje tërheqëse. Dhomat të qeta dhe të rehatshme me një mobilim të ri komod, elegant e plot shije, të gjitha me ballkone private me një pamje mrekulluese. Të gjitha dhomat janë të pajisura me televizor, telefon, minibar, frigorifer, ajër të kondicionuar, interneti wireless, shërbim dhome 24 orë, banjo, dush, tharëse flokësh dhe kasaforta për sendet me vlerë,si dhe kuzhina.

Apartementi Holiday posedon gjthashtu restorantin me ofertë të pasur të kuzhinave nacionale dhe internacionale, aperitiv barin, mini marketi Kallaba që gjendet në afersi të 20 metrave. Restoranti në ajër të pastër dhe kuzhinjeri që kujdeset për ju të shijoni gatimet tepër speciale të gatuara me mjaft mjeshtëri, si mëngjesi, dreka,apo darka,antipastat, garniturat tradicionale të gastronomisë shqiptare dhe asaj më të famshme internacionale.

Akomodimi gjindet 1 km larg stacionit të autobusëve, 90 km larg aeroportit të Podgoricës dhe 90 km nga ai i Tivatit.

Restorantet që gjenden në afersi të akomodimit Holidav janë:
Restorant Piceri – San Marino, Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Piceri – Ponte, Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Piceri – Prego, Peshkë deti dhe specialitete italiane
Express Restoranti Kallaba – kuzhinë Mediterane dhe Balkanike

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Restoranti, bar, Recepsion 24 orë /24, kopshti i gjelbërt, Terrac verore, Dhomë për jo duhanpirës, sherbim për personat me aftësi të kufizuara, Kasafortë, nxemje, Ajër i kondicionuar, Minibar, Wc -banjo, Lidhje interneti (wireless), Staf shumë-gjuhësh, Ekspres kontrollim pranimi dhe largimi nga Villa, Trasferte aeroporti, Ballkon, Televizor satelitor, Tharese flokesh, Minibar, Telefon.

Shërbimi

Shërbim në dhomë, Transport aeroportual, Shërbim i mëngjesit në dhomë, Sherbim lavanderie, Rrobalarje/tharje, hekurosja, Shërbim dhe amvisërimi, Fax, Fotokopje, Makina me qera, Pritje VIP, Biçikleta me qera.

Internet

Wireless falas mbrenda Apartamenteve.

Parking

Parking falas për musafirët e Apartamenteve.

Shërbim i Dhomave

Check-in

14:00 – 21:00

Check-out

12:00

Kafshët

Kafshët shtëpiake nuk lejohen mbrenda Apartamenteve.

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni. Pagesat plus varen nga politika e Apartmentit.