When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Apartamenti Mediteran Ulqin 









Apartamentet Mediteran gjenden në Pinjesh, një lagje e re por shumë tërheqëse për mysafirë të huaj e vendas falë pozitës së mrekullushme gjeografike, të ngritur në një kodër me pamje në pjesët më të bukura të qytetit.

Akomodimi Mediteran posedon 14 apartamente, disa nga të cilët janë studio, apartamente me një dhomë gjumi apo disa të tjerë me dy dhoma gjumi.  Të gjithë apartamentet posedojnë balkonin e vet me pamje fantastike në Kalanë e vjetër e kaltërsinë e detit të pafund. Ato janë të mobiluar në një stil modern e shumë fin në mënyrë që çdo turist të ndihet I magjepsur me mikpritjen dhe ambijentin ku do të kaloi pushimet. Çdo apartament posedon shtretër të rehatshëm, dollap, televizor, kondicioner, ulëse (divan), kuzhinë të pajisur me të gjitha elementet e nevojshme si dhe banjo personale. Përveç tjerash apartamentet Mediteran ofrojnë edhe mundësinë e qasjes së internetit falas dhe parkimit të automjeteve falas.

Apartamentet Mediteran janë të rrethuara me një kopsht plot gjelbërime e terracë të gjërë të përbashkët për të gjithë mysafirët e këtij akomodimi. Sipas dëshirës ju mund të organozoni “barbecue” me të gjithë pajisjet e nevojshme apo të kaloni një pasdite të këndshme me fëmijët tuaj në këndin e lojrave I cili zë jë pjesë solide të kopshtit.

Apartamentet Mediteran gjenden vetëm 300m larg plazhit me rërë, 400m larg terenit të tenisit, ndërsa ushqimoret dhe restaurantet të cilët shërbejnë kuzhinë tradicionale dhe interncionale mund ti gjeni brenda 20 metrave. Stacioni kryesorë I autobusëve është 500m larg ndërsa Aeroporti I Podgoricës 80km larg apartamenteve Mediteran.

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Dhoma familjare, ajer kondicioneri, rezitja në teracë, Recepsion 24 orë /24, kopshti i gjelbërt, Terrac verore, Dhomë për jo duhanpirës,sherbim për personat me aftësi të kufizuara, Kasafortë , nxemje, Ajër i kondicionuar, Wc -banjo, Lidhje interneti (wireless),eskurzione, Staf shumë-gjuhësh, Ekspres kontrollim pranimi dhe largimi nga Apartamenti , Trasfere aeroporti me pagesë, Ballkon ,Televizor satelitor,

Shërbimi

Transport aeroportual me pagesë, Sherbim lavanderie, Rrobalarje/tharje, hekurosje,Shërbim dhe amvisërimi, Fax, Fotokopje,

Internet

Wireless falas mbrenda Akomodimit Mediteran

Parking

Parking falas për musafirët e Apartamentit Mediteran

Shërbim i Dhomave

Check-in

12:00 - 17:00

Check-out

07:00 - 10:00

Kafshët

Kafshët shtëpiake nuk lejohen mbrenda akomodimit Mediteranit

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni . Pagesat plus varen nga politika e Apartamentit Mediteran.