When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Apartamenti Queen Ulqin 




Apartamentet Queen gjenden në një lagje të qetë të Ulqinit, në rrugën që të çon për Plazhë të Madh, në Gjerana. Falë lokacionit të tyre, turistët që vendosin të akomodohen në njërin prej këtyre apartamenteve do të kalojnë pushime të qeta, larg zhurmës dhe shumë afër natyrës. Apartamentet Queen janë të rrethuara me gjelbërime, kopsht të mirëmbajtur e lule të llollojshme.

Queen posedon 8 apartamente të pajisura me shtretër të rehatshëm, kondicioner, TV, kuzhina të vogla me të gjitha elementet e nevojshme, tavolinë, banjo dhe tualet, balkon të pajisur si dhe mundësinë e qasjes falas të internetit. Përveç tjerash edhe parkimi është falas duke i u falenderuar hapësirës së gjërë përreth ndërtesës.

Apartamentet Queen posedojnë edhe restaurantin e vet i cili gjendet 100m larg apartamenteve. Restauranti në fjalë ofron specialitete të ndryshme peshku, mishi, si dhe ushqimet e ndryshme të kuzhinës mesdhetare.

Apartamentet Queen ndodhen 1,3km larg plazhës, 2,5km larg qendrës së qytetit, derisa shitorja më e afërt ushqimore është vetëm 200m larg, kurse fushat sportive të tenisit, basketbollit dhe futbollit për të gjithë adhuruesit e një pushimi aktiv dhe plot rekreacion janë vetëm 700m larg apartamenteve Queen.

Aty ku natyra plotëson të gjitha kushtet për një pushim të këndshëm!

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Dhoma familjare,

Shërbimi

Internet

Wireless falas mbrenda Apartamenteve Queen

Parking

Parking falas për musafirët e Apartamentit Queen

Shërbim i Dhomave

Check-in

14:00 - 00:00

Check-out

Prej 11:00 ora

Kafshët

Kafshët shtëpiake nuk lejohen mbrenda Apartamenteve Queen

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni.Pagesat plus varen nga politika e Apartamentit.