When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Apartamenti Zlata Oliva Ulqin 




Apartamenti Zlata Oliva gjendet me pamje nga deti dhe ndodhet ne nje zone piktoreske e te mrekullueshme mbi nje kodrine i quajtur Meterize nga ku duket nje pamje panoramike mahnitese e kalas së Ulqinit dhe kepit të Sukës më saktësisht në 500 metra nga rëra e nxehtë kristalizuese e Plazhit të vogël.

Çlodhuni duke notuar në detin e pastër dhe dilni ne natyrën e bukur të ullishtës së Ulqinit për një vrap të lehtë nëpër rrugicat e ngushta buzë detit.
Akomodimi posedon terrace me pamje te mrekullueshme nga deti dhe qyteti i vjetër i Ulqinit. Ajo ndodhet vetem 10 minuta kembe nga qendra e qytetit.

Akomodimi ofron nje kapacitet prej 8 apartamentesh, te gjitha dhomat kane te njejten strukture ndertimi me balkone dhe pamje nga deti. Te gjitha dhomat kane tualete te pajisura ne menyre moderne, dush, ajër kondicion, mini kuzhin, uje 24 ore dhe parking te sigurt per vetura dhe Internet wireles.Akomodimi posedon restorantin e vetë.

Në afersi të apartamentit ka mini market,ndersa restorantet ndodhen 150 metra Apartamenti gjindet 1,5km larg stacionit të autobusëve , 75 km larg aeroportit të Podgoricës dhe 85 km nga ai i Tivatit.

Restorantet që gjenden në afersi të akomodimit Zlata Oliva janë:
Restorant Piceri – Bela Vista, Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Piceri – Bonita, Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Piceri – La Tavola, Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Piceri – Bazar, Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Piceri – Gallo Nero, Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Grand – kuzhinë Mediterane, Peshkë deti dhe specialitete italiane

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Restoranti, Recepsion 24 orë /24, Kopshti i gjelbërt, Terrac verore, Dhomë për jo duhanpirës, Kasafortë , nxemje, Ajër i kondicionuar, Minibar, Wc -banjo, Lidhje interneti (wireless),eskurzione, Trasfere aeroporti, Ballkon ,Televizor satelitor, telefon ,Tavolina pune,

Shërbimi

Shërbim në dhomë,Transport aeroportual me pages, Shërbim në dhomë,Shërbim eskurzionesh,Shitje të biletave,Makina me qera, Sherbim lavanderie, Rrobalarje/tharje, hekurosje,Shërbim dhe amvisërimi, Fax, Fotokopje, Pritje VIP.

Internet

Wireless mbrenda Akomodimit me pagesë 2€ për 24 orë sherbimi.

Parking

Parking publik falas është e mundur në një vend të afërt (rezervimi nuk është i nevojshem).

Shërbim i Dhomave

Check-in

13:00 - 23:00

Check-out

06:00 - 12:00

Kafshët

Kafshët shtëpiake lejohen mbrenda akomodimit në bazë të kërkesës.

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni . Pagesat plus varen nga politika e apartamentit Zlata Oliva.