When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Pushime ne Ulqin ne Holiday House prej 7€ 





Home: +382 30 455 073

Mobil: +382 69 731 443 + Viber

Email: Holiday House@gmail.com

 

skype

Që pushimet tuaja do te plotesohem me kenaqesi  dhe që eksperienca juaj do mbesë e paharrueshme atëher zgjedhja e vërtet e juaja eshtë Riviera e Ulqinit .

Ulqini eshte nje perle e natyres ku gershetohen aq harmonishem deti, lumi, plazhi, pylli, laguna dhe mali. Rera e imët mjekuese ka perqindje te konsiderueshme jodi duke i dhene ketij plazhi vlera kurative.Thuhet se  magjia e plazheve të Ulqinit është e parezistueshme.

Nese deshironi ta kaloni pushimin ne Plazhet e Ulqinit dhe te kerkoni bukurite e ketij vendi  Holiday House eshte vendi me i mire per ju, dhe gjendet ne kilometrin e dytë të plazhit të madh të Ulqinit pran Autokampit Toni.

Ne te dyja  anet e akomodimit  ju ofrojmë pamje në Portin e Milenës, kriporen e Ulqinit, si dhe  gjelberimet për rreth akomodimit  te cilat e distancojne kompleksin nga ndertimet e tjera.

Holiday House gjinden në plazhen më atraktive me gjatsi prej 13 km, e mbuluar më ranë shëruese, unikate në tërë detin adriatik, buzë qytetit të Ulqinit me kultur dhe histori të lashtë.

Akomodimi eshte i mobiluar, kurse kapaciteti i dhomave është 15 shtretra.Te gjitha dhomat jane te pajisura me ajer te kondicionuar,kuzhin me pajisje komplete, frigorifer , ballkon , banjo me dush dhe wc, Parking të rethuar dhe pa pagesë, Recepsion 24 orë,Wc -banjo, Lidhje interneti (wireless) falas etj.
Objekti ynë posedon dhoma dyshe, treshe dhe katërshe, te cilat jane te mobiluara me nje komoditet bashkekohor. Të gjitha dhomat kan shtrat françez, e disa 2+1.
Akomodimi ka nje tarace te kendeshme,  dhe kend lojerash per femije, qe e bejne kete akomodimë  ideale per pushime familjare.

Ne afërsi gjindet pllazhi nudistik Ada Buna me uji të njelmët dhe të ëmbel si dhe me plazhet më cilsore në bregdetin e Malit të Zi.

Në afersi prej 900m prej akomodimit gjenden plazha  atraktive White Beach dhe Discoteka Bukuria Ulqinit si dhe Restoranti  Royal  që ju ofronë një kohë të paharrueshme gjatë natës deri në orët e hershme të mëngjesit.

Ne afersi prej 600 metra afer akomodimit ka mini market,ndersa restorantet ndodhen 500 metra, dhe 3km larg stacionit të autobusëve dhe qendres së qytetit,stacioni i trenit dhe Ferry 25 km, 75 km larg aeroportit të Podgoricës, 85km nga ai i Tivatit dhe 120km nga aeroporti i Dubrovnikut dhe i Tiranes.

Restorantet që gjenden në afersi të akomodimit Holiday House janë:
Restorant Piceri – Corona
Restorant Piceri – Antique Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restoranti Saranda Beach me kuzhinë Mediterane & Peshkë deti
Restorant Kalimera,  Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Lovac me kuzhinë Mediterane & Peshkë deti

Plazhet më atraktive në Ulqin: Plazhi Ada Bojana naturist – nudist Beach, Lux Beach, Tony Grill Beach, Evropa Beach, Safari Beach, MCM Beach, Tropicana Beach, Coco Beach, Saranda Beach, White Beach , Copacabana Beach, White beach, Mojito Beach, Albatros Beach, Nudist- naturist Beach of Albatros, Sapore di Mare Beach, Royal Beach, Aquarius Beach, Small Beach(plazhi i vogël), Liman Beach, Valdanos beach, Ivana Beach,Tampico Beach, Adriatika Beach, Ibiza Beach,Kite Surf Beach Dolcinium, Miami Beach, Noki Beach, Ladies Beach (plazhi grave).
Aktivitetet qe ju ofrohen juve në Ulqin janë : Scuba diving, Catamaran, Canoeing, Wind Surfing, Tennis, Kitesurfing, Water Skiing ,Table tennis, Tennis, Volejboll, Dart, Badminton, Gjimnastike, Disco, Banda muzikore, trajtime te ndryshme etj.

Në qoft së dëshironi të kaloni pushimet juaja ne një ambient të qet dhe në një atmosferë shumë të këndshme, na vizitoni. Shtepi pushimi, Apartamente,Hotele,Dhoma plazhi ne Ulqin-Mali Zi, Apartamente, banesa me qira,

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Dhomë për jo duhanpirës, sherbim për personat me aftësi të kufizuara, nxemje, Ajër i kondicionuar, Wc -banjo, Mini kuzhinë, Teracë, Internet wireless falas, Parking.

Shërbimi

Sherbim lavanderie, Rrobalarje/tharje, hekurosje( me pagese), BBQ, Transport aeroportual me pagesë, Shërbim dhe amvisërimi, me pagesë, Fax, Fotokopje, Makina me qera, Biçikleta me qera, Pritje VIP, Shetitje pran Liqenit të Shasit dhe Shkodres, eskurzione me pagesë Shqiperi-Mali i Zi.

Internet

Wireless falas mbrenda objektit Holiday House

Parking

Parking falas për musafirët e Holiday House

Shërbim i Dhomave

Check-in

12:00 - 23:00 ora

Check-out

08:00 - 10:00 ora

Kafshët

Kafshët shtëpiake nuk lejohen mbrenda objektit Holiday House

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni pronarin.Pagesat plus varen nga politika e akomodimit Holiday House.