Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Pushime ne Ulqin ne Holiday House

Që pushimet tuaja do te plotesohem me kenaqesi dhe që eksperienca juaj do mbesë e paharrueshme atëher zgjedhja e vërtet e juaja eshtë Riviera e Ulqinit .

Ulqini eshte nje perle e natyres ku gershetohen aq harmonishem deti, lumi, plazhi, pylli, laguna dhe mali. Rera e imët mjekuese ka perqindje te konsiderueshme jodi duke i dhene ketij plazhi vlera kurative.Thuhet se magjia e plazheve të Ulqinit është e parezistueshme.

Nese deshironi ta kaloni pushimin ne Plazhet e Ulqinit dhe te kerkoni bukurite e ketij vendi Holiday House eshte vendi me i mire per ju, dhe gjendet ne kilometrin e dytë të plazhit të madh të Ulqinit pran Autokampit Toni.

Ne te dyja anet e akomodimit ju ofrojmë pamje në Portin e Milenës, kriporen e Ulqinit, si dhe gjelberimet për rreth akomodimit te cilat e distancojne kompleksin nga ndertimet e tjera.

Holiday House gjinden në plazhen më atraktive me gjatsi prej 13 km, e mbuluar më ranë shëruese, unikate në tërë detin adriatik, buzë qytetit të Ulqinit me kultur dhe histori të lashtë.

Akomodimi eshte i mobiluar, kurse kapaciteti i dhomave është 15 shtretra.Te gjitha dhomat jane te pajisura me ajer te kondicionuar,kuzhin me pajisje komplete, frigorifer , ballkon , banjo me dush dhe wc, Parking të rethuar dhe pa pagesë, Recepsion 24 orë,Wc -banjo, Lidhje interneti (wireless) falas etj.
Objekti ynë posedon dhoma dyshe, treshe dhe katërshe, te cilat jane te mobiluara me nje komoditet bashkekohor. Të gjitha dhomat kan shtrat françez, e disa 2+1.
Akomodimi ka nje tarace te kendeshme, dhe kend lojerash per femije, qe e bejne kete akomodimë ideale per pushime familjare.

Ne afërsi gjindet pllazhi nudistik Ada Buna me uji të njelmët dhe të ëmbel si dhe me plazhet më cilsore në bregdetin e Malit të Zi.

Në afersi prej 900m prej akomodimit gjenden plazha atraktive White Beach dhe Discoteka Bukuria Ulqinit si dhe Restoranti Royal që ju ofronë një kohë të paharrueshme gjatë ditës deri në orët e hershme të mëngjesit.

Ne afersi prej 600 metra afer akomodimit ka mini market,ndersa restorantet ndodhen 500 metra, dhe 3km larg stacionit të autobusëve dhe qendres së qytetit,stacioni i trenit dhe Ferry 25 km, 75 km larg aeroportit të Podgoricës, 85km nga ai i Tivatit dhe 120km nga aeroporti i Dubrovnikut dhe i Tiranes.

Në qoft së dëshironi të kaloni pushimet juaja ne një ambient të qet dhe në një atmosferë shumë të këndshme, na vizitoni.