When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Vila Ekaterina Ulqin 






Vila Ekaterina është e pozicionuar në një lagje të re të Ulqinit, në Pinjesh. Vila Ekaterina është e rrethuar me gjelbërim e kaltërsi mahnitëse me çka joshë edhe shumicën e mysafirëve.

Vila Ekaterina posedon 5 apartamente dhe studio, të rregulluara me shije, me stilin modern e luksoz. Të gjitha njësitë e vilës kanë terracë apo ballkon të gjërë e të hapur nga shtrihet një panoramë mahnitëse dhe e veçamtë, e cila të pushon shpirtin e mendjen. Apartamentet janë të pajisura me mobilje të reja e moderne, një stil prestigjoz dhe shumë tërheqës, televizor kabllovik,kondicioner, banjo të veçantë, kuzhinë të kompletuar si dhe trepezari.  Që qëndrimi juaj të jetë edhe më i rehatshëm, Vila Ekaterina ofron edhe shërbimin e internetit falas dhe mundësinë e parkimit falas.

Përveç tjerash, Vila Ekaterina ka menduar për ju në të gjitha aspektet. Tek ne nuk mungon as pishina në terracë ku ju mund të relaksoheni e të rreziteni njëkohësisht apo të shfrytëzoni saunën.

Vila Ekaterina gjendet vetëm 500 metra larg plazhit më të afërt, 800 metra larg Kalasë së Ulqinit dhe 75km larg Aeroportit Internacional të Podgoricës, ndërsa shumë restaurante të ndryshme, vetshërbime e bare do ti gjeni mbrenda 100 metrave.

Shijoni qetësinë në Vila Ekaterina, sepse ato ditë i keni ndarë vetëm për pushim!

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Dhoma familjare, ajer kondicioneri, rezitja në teraca,

Shërbimi

Transportë ne ajroport me pagesë,

Internet

Wireless falas mbrenda Vila Ekaterina

Parking

Parking falas për musafirët e Vila Ekaterina

Shërbim i Dhomave

Check-in

12:00 - 00:00

Check-out

06:00 - 11:00

Kafshët

Kafshët shtëpiake nuk lejohen mbrenda Vila Ekaterina

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni.Pagesat plus varen nga politika e Vila Ekaterina