When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Villa Primafila Ulqin 






Villa Primafila Ulqin është një akomodim modern,ndodhet 1500 metra larg nga Plazhi I madhë I Ulqinit.Kjo ndërthurje e ngjyrave moderne dhe artit të gurëve i japin estetikës së villes një freski dhe pamje tërheqëse. Dhomat të qeta dhe të rehatshme me një mobilim të ri komod, elegant e plot shije, të gjitha me ballkone private me një pamje mrekulluese. Të gjitha dhomat janë të pajisura me televizor, telefon, minibar, frigorifer, ajër të kondicionuar, interneti wireless, shërbim dhome 24 orë, banjo, dush, tharëse flokësh dhe kasaforta për sendet me vlerë,si dhe kuzhina.

Villa disponon me në kapacitet nga 26 dhoma për vendosje,të cilave janë të pajisur në mënyrë luksoze, posedon gjthashtu pishinë të jashtme, restorantin me ofertë të pasur të kuzhinave nacionale dhe internacionale, aperitiv barin, mini marketin që gjendet në afersi të 20 metrave.
Villa Primafila posedon pishine verore, parking, terrace me pamje te mrekullueshme.
Restoranti në ajër të pastër dhe kuzhinjeri që kujdeset për ju të shijoni gatimet tepër speciale të gatuara me mjaft mjeshtëri, si mëngjesi, dreka,apo darka,antipastat, garniturat tradicionale të gastronomisë shqiptare dhe asaj më të famshme internacionale. Villa posedon parking 24 orësh të garantuar për klientët e saj.Villa Primafilla për vizituesit e vetë organizon shëtitjet dhe vizitat e qendrave më të rëndësishme turistike brenda Malit të Zi dhe në rreth të tij.Gjthashtu bemë transferen e juaj në ajroport. Akomodimi gjindet 1 km larg stacionit të autobusëve, 80 km larg aeroportit të Podgoricës dhe 90 km nga ai i Tivatit.

Motoja jonë është: “Ejani si një mysafir dhe të largoheni si një mik.”

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Restoranti, bar, Recepsion 24 orë /24, kopshti i gjelbërt, Terrac verore, Dhomë për jo duhanpirës, sherbim për personat me aftësi të kufizuara, Kasafortë, nxemje, Ajër i kondicionuar, Minibar, Wc -banjo, Lidhje interneti (wireless), eskurzione, Staf shumë-gjuhësh, Ekspres kontrollim pranimi dhe largimi nga Villa, Trasferte aeroporti,Ballkon, Televizor satelitor, Tharese flokesh, Minibar, Telefon, Tavolina pune.

Shërbimi

Shërbim në dhomë, Transport aeroportual, Shërbim i mëngjesit në dhomë, Sherbim lavanderie, Rrobalarje/tharje, hekurosja, Shërbim dhe amvisërimi, Fax, Fotokopje, Makina me qera, Pritje VIP. sporte ujore, sporte nën ujë dhe surfing, sporte ekstreme deti: windsurf, katesurf, apo vozitje me motora deti jet-ski, peshkim, dhe zhytje nënujore.

Internet

Wireless falas mbrenda Apartamenteve.

Parking

Parking falas për musafirët e Apartamenteve.

Shërbim i Dhomave

Check-in

13:00 – 00:00

Check-out

06:30 - 12:00

Kafshët

Kafshët shtëpiake lejohen mbrenda Apartamentit.

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni. Pagesat plus varen nga politika e Apartamentet.