Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Diamond Restaurant Ulqin me 5 yje – Video

Diamond Restaurant Ulqin-Ulqini-Mali-ZiDIAMOND është një restorant  me të vërtetë shumë i veçantë i cili ka filluar punën që disa ditë më par. Restorant ky luksoz në Ulqin me 5 yje, mirëpret mysafirët, në zemër të qytetit në rrethin e aktiviteteve financiare dhe arteve aplikative. Restoranti është i vendosur përballë parkingut të qytetit me pamje mahnitëse të qytetit dhe shërbim cilësor të kualitetit me pesë yje.

Diamond-Restaurant-Ulqin-Ulqini-Mali-Zi-1

Restoranti Diamond posedon një nga kuzhinierët më të respektuar të Malit të Zi në krye të saj. Restoranti ka krijuar një meny mahnitëse të kuzhinës klasike dhe moderne.

I njohur si një nga vendet më luksoze ndër restorantet e tjera të Ulqinit, është e drejtë të themi se Diamond është një nga restorantet më të mira të qytetit. Dekorimi i brendshëm është shumë elegant, dhe ka vetëm më të mirën e më të mirës në çdo aspekt.

< Restoranti Diamond posedon pesë yje, ofron një sallë banketesh për dasma, përvjetor, apo konferenca. Dekori i saj është ngjyrë të kaltërt me disa elemente në ngjyrë rozë të hapur. Stafi ofron vetëm shërbimet më të mira të mundshme. Diamond-Restaurant-Ulqin-Ulqini-Mali-Zi-2