Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Fero ZYBERI kuzhinier me famë – Video

Fero ZYBERI kuzhinier me famë ne UlqinKa lindur në Kalanë e Ulqinit, ku edhe ka jetuar deri te termeti katastrofal të vitit 79. Pastaj, e kanë detyruar me familije të “kalojnë” në një ndër barakat e ish hotelit “Jadran” ku ende është edhe sot.
Mirëpo, Fero ZYBERI ka një histori interesante. Rrijedh nga një ndër familjet më të njohura të Kalasë tonë shekullore. Gjyshja e tij, e ndjera Neçe ZYBERI ka mbetë sinonim i lindjes në Kala. Ajo ka lënë gjurmë të pashlyera te ne, pasi që ajo ka qenë avurdja më e njohur në ato kohëra në Kala, dhe pak e shumë për shumë Kalali Neçja ka qenë nëna e dytë.
Të gjithë fëmit i saj kanë qenë të veçantë. Jenuzi, Qiroja dhe Cafi kanë qenë peshkaxhi dhe detar me nam, kurse varzat e saja Bedrija dhe Havaja, ende edhe në ditët e sotme përmenden me respekt të veçantë.
Babai i Feros Cafi, “FAQORE”” e kanë quajtur shokët, tër jetën e tij ka peshkur në Bunë. Gjithmonë në “flug” ka rremuar me rremin e parë, pasi që ate e ka dasht “gjonja”. Ende edhe sot përmendet se Cafi, në vitet e 70 dhjet, çdo herë kurë ka ardhur ndonjë delegacion me “pesh” në vizitë të Adës, ka përgaditur peshkun në “hellë”, kurse, çorba e peshkut, të cilën e ka bërë Cafi, ka qenë e veçantë.

Fero ZYBERI kuzhinier me famë ne Ulqin-restoranti Pirate
Prandaj, nuk është për të çuditur, përse edhe Feri e ka peshkun, barkat dhe sanallat në gjak, si trashëgimi nga babai i tij Cafi. Bile, edhe ai shkon shpesh në peshkim, më së tepërmit dimrit, kurë është më i lirë nga puna e zakonshme në kuzhinë, dhe thojn se e ka syrin për peshk, e “shef peshkun”. Për te, edhe e quajn “VOGJA”.
Mirëpo, Fero Zyberi është me profesion kuzhinier dhe vlen si një ndër gjellëbërësët më të mirë në Ulqin. Në vitet e 70 dhjet ka filluar me “navigu” dhe në anije të cilat kanë lundruar nepër detin Adriatik, ka punuar si gjellëbërës. Në veçanti i kujtohen të ndjerët kapedanat Mustafa – Cafo Ismailaga dhe Enver – “Dragi” Nimanbegu, kurse për Servet Nimanbegun ka fjalët më të mira dhe më të bukura. Nga ai ka mësuar shumë, flet Fero Zyberi më një nostalgji të pafaund.

Fero ZYBERI kuzhinier me famë ne Ulqin-restoranti Pirate-1
Sot Fero Zyberi punon në restorantin më të ri në Kala “PIRATE”, i cili me pamjen e tij, të adaptuar ambientit e Kalasë, ka ngritur ofertën turistike të Kalasë në një nivel më të lartë se deri tani. Restoranti ofron një kuzhinë kombëtare dhe ate ndërkombëtare, me një servis të mrekullueshëm, në një ambient modern, të rallë, të jashtëzamonshëm brenda mureve të Kalasë. Fero Zyberi ju fton ti shijoni specijalitetet të përgaditur nga dora e tij, në restorantin “Pirate”, dhe pastaj ta “hidhni” një sy, në “Gurin e Vogël ” dhe “Gurin e Madh” të Limanit, në “Lugun e Xhemiles” deri te horizonti i largt atje ku puthet qielli me det. Ejani dhe përjetoni një relaksim për trup dhe për shpirt.

Ismet Karamanaga Facebook