Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Deti dhe detaria ULQINAKE – Nail KARAMANAGA

Deti dhe detaria ULQINAKE - Nail KARAMANAGA-1Të shkruash për det dhe për detar të njohur nga historia e bujshme e jonë detare, është një sfidë e madhe. Ulqini gjithmonë ka pasur detar me nam, të cilët lundronin me anije të ndryshme nepër tër detrat dhe oqeanet botëror. Mirëpo, ne “kalalitë” gjithmonë dhe gjithnjë detin e kemi pasur dhe ende e kemi në gjak.
Shumë nga ne, ende edhe sot lundrojnë deteve dhe oqeaneve, kuptohet në kushte dhe rrethana të tjera. Mendoj se nuk është mirë të behen krahasime ndërmjet kohës së kaluar dhe kësaj të sotmes në detari, pasi që është vështirë të bëhen krahasime të tillë . Miëpo, unë shkruaj më një simpati dhe nostalgji më të madhe për ato kohërat të cilat e kanë bërë qytetin tonë të njohur në detari në Botë. Prandaj, edhe mendoj se dikur detarët kanë qenë më të “fortë” se këta sot. Në ato kohëra, kurë lundrimi ishte me vella ose me makina me avull, lundrimi ishte më i vështirë, ndaj kërkohej mjeshtëri më e madhe. Sot “ navigacioni”është më i lehtë në saje të teknikës dhe të satelitëve të cilët pandërprerje ofrojnë informata për lundrime të sigurta.
Prandaj, unë shkruaj më një nostalgji të madhe për ato kohëra kur lundrimi ishte një mjeshtri e madhe, ku ulqinakët ishin detar me nam. Detaria ulqinake e ka historikun e vet shumë të pasur. Kjo mbështetet në shumë dokumente, ku bëhet fjalë lidhur me flotën tregtare, të cilën , gjatë shekujsh, Ulqinin e bëri të njohur nëpër shumë limane dhe dete të Adriatikut, të Jonit, të Mesdheut dhe më gjërë. Të përmenden kapedanët dhe detarët e familjeve detare Beci, Shurdha,Tivari dhe shumë të tjerët mjafton për të shkruar .
Mirëpo, gjithmonë duhet të bëhen hulumtime edhe më tepër për të ndriçuar edhe më shumë detarin e famshme të qytetit tonë. Prandaj, këto duhet të plotësonin edhe më mirë po që se shkruhet libri monografik për familjet detare ulqinake, ku do të përfshihen ato të fundshekullit 19 dhe atij 20. Kjo do ta plotësonte një zbrazëzi që është dhe shërben si imperativ i kohës që aq shpejt kalon dhe shumë gjëra të rëndësishme i qet në harresë.
Pikërisht për këtë motiv, më shërben njëra ndër familjet që detin, lundrimtarin e pati profesion dhe pasion Familja e jonë nga Kalaja Karamanaga. Familjarët e saj ishin dhe ende janë banor të Kalasë shekullore të Ulqinit. Kjo familje i dha detarisë ulqinake detarë të njohur dhe sypatrembur. Në këtë mesë duhet veçuar, Jusufin, Kahramanin, Selimin, Maliqin, Hasanin, Nailin, Basriun, kuptohet edhe pasardhësit e tyre, siç është sot edhe Mehdiu.

Deti dhe detaria ULQINAKE - Nail KARAMANAGA
Në fokusin e interesimit tim, sot është njëri nga familja e jonë i cili është dalluar më aftësitë të tija të ralla, njohës i mirë i detit, por më se tepërmi si modelar i anijeve më vela. Bashkëkohësit e tij e çmojnë si detar të “fortë” me nam. Fjala është për Nail Karamanagën, njërin ndër figurat më markante nga familja e jonë e njohur detare nga Kalaja.
Prandaj, e them me plot përgjegjësi se Naili është dalluar pasi që ai përveç lundrimit, ishte edhe një modelar i anijeve me vela i jashtëzakonshëm.
Ka kohë që ka ndrruar jetë, por kujtimet në te kanë mbetur përgjithmonë. Jam më se i bindur se ende edhe sot shumë ulqinak, kurdo herë kur shohin ndonjë anije të bukur me vela, a po ndonjë sanall nga druri, i cili dallohet nga ato të tjerët plastike, flasin për Nailin dhe i kujtohet Nail Karamanaga, ky njohës i mirë i barkave dhe detit.
Naili ka qenë i pashëm, i sjellshëm dhe modest, gjithmonë elegant i veshur. Ka pasur një zemër të madhe dhe të gjërë. Mua më kujtohet si fëmijë shtëpia e Axha Manit në Kala, dhe “kimça”, pranë të cilës kam kaluar shumë kohë, duke shikuar barkat nga druri, të cilat i ka punuar Naili. Kam qenë më i vogëli në familjen tonë dhe Naili më ka dashur shumë.
Pçr këtë ndiej edhe kënaqësi por edhe borxh ndaj këtij personi, i cili padyshim meriton të kujtohet më një pietet të veçantë, dhe për te edhe dëshiroj ti evokoj pak kujtimet e mia në këtë peronazh të familjes sonë.
Edhe më vonë, në kohët e arta të turizmit tonë, kur shkonim në Port Milenë për të i nxjerrë sanallat në det për të lundruar më turistë, shpesh kemi kaluar kohën së bashku.
Natyrisht, këtu dëshiroj ti përmendi edhe ato të tjerët, peshkaxhinjtë dhe detarët të njohur ulqinakë , siç ishin Baboja , Jenuzi dhe Boshko “Tapalli”, të cilët me sanallat a po me “flugat” e tyre, gjatë verës kanë dalur për të lundruar me mysafirë deri te lumi Buna, te “Guri i Gjeranave” a po deri te Plazhi Vogël dhe te Kalaja. Ishte kjo një shtesë e vogël në “buxhetin” e tyre të vogël, një ndërrim në jetën e tyre të përditshme, një ndihmë e pensioneve të vogla e këtyre njerëzve, kaq të mirë të qytetit tonë. Prandaj, është mirë të përmenden dhe të mos të harrohen kurrë.
Edhe unë kam dalë me sanallin tim, pas përfundiit e vitit shkollor, për çdo ditë kur ka qenë moti i mirë dhe deti i qetë. Shpesh kemi bërë “Fischpicknicke” për mysafirët nga Gjermania. Ka pasur shumë mysafirë dhe gjithmonë sanallat i kemi pasur plotë me mysafirë.
Në “Plazhin e Madh “pranë hoteleve, kemi pirë kafenë e parë të mengjesit, pastaj kemi pritur të dalin mysafirët prej hoteleve. Nga këta njerës kam mësuar shumë për detin, barkat, sanallat, por edhe nga trashëgimia jonë detare. Kanë qenë të thjeshtë, njerëz të butë, të mirë dhe të ndershëm, masllahatxhinj, më një përvojë të madhe nga jeta e vështirë nga peshkimi në Bunë dhe nga kohët e vështira të jetesës së mëparshme. Kurrë nuk i harroj dhe për te është mirë të përmenden dhe të qiten nga harresa.
Ishte kjo një kohë e bukur, e shëndoshtë për të gjithë popullatën tonë, prandaj, unë flasë më një nostalgji të madhe për këto kohëra të arta të turizmit tonë.
Shpeshherë, kur kemi ardhur së bashku për të dalë me sanalla me Nailin, jemi ndaluar në restorantin e njohur të asaj kohe “Zlatni Tiganj”, ke “Detja” e jonë, siç e ka quajtur Naili . Në çantën e tij gjithmonë ka pasur ëmbëlsira dhe “kiflica” për fëmijë.

Deti dhe detaria ULQINAKE - Nail KARAMANAGA-2
Prej “briskut” dhe copës e drurit nuk është ndarë kurrë. Në xhep a po në dorë, gjithmonë e ka pasur me vete “briskun” të mprehtë me të cilin ka filluar të modelojë sanalla të vegjël. Shpesh më tregonte se gjithmonë ka punuar dhe ka modeluar, në kohën e lirë në barka në të cilat lundronte, por në veçanti më vonë si pensionist. Ka pasur pak “allate”, disa “lima” druri, rrashpa dhe “ brisku”. Për dallim nga ata që sot cilët merren me modelime të barkave dhe anijeve, me mjete dhe makete moderne, Naili ka pasur shumë pak mjete, dhe çka është më interesante, ai i ka modeluar anijet me vela nga një copë druri, të themë më mirë “trupi”.
Prandaj, edhe për këtë fakt mendoj se ai ka qenë i rallë i veçantë. Naili ka modeluar shum velanije që sot stolisin vitrinat e shumë personaliteteve të njohura nga koha e socijalizmit , por edhe më vonë.
Njëra nga këto velanije është dërguar si dhuratë edhe ish Prezidentit të Yugosllavisë, TITO. Nuk dihet se ku gjendet kjo velanije më, mirëpo ajo gjithashtu është punuar nga një pjese e drurit.
Sipas bisedave të shpeshta me të ndjerin Nail,në shtëpinë e tij në Kala, si edhe pas rrëfimeve të trashëgimtarëve e tij, djemve Brhanit dhe Hasimit, ajo ishte velanija më e bukur e asaj kohe. Një mjeshtëri, një artizanat nga duart e arta e këtij mjeshtri.
Këtë dhunti nga Perendia, Naili e ka pasur në gjenet e tij, në gjak të trashëguar nga babai i tij Kahraman Mano Karamanaga, i cili këtë veti e ka pasur të lindur.
Më modelimin e anijeve gjithashtu është marrë edhe vëllai i tij Kabili, kurse vëllai më i vogëli Basriu ka qenë gjithashtu detar me nam.
Sot, i biri i tij Burhani e ka gjithashtu pasion modelimin e velanijeve, kurse Hasimi është detar me nam, i rallë. Prandaj nuk është për të çuditur pse Naili edhe të tjerët nga familja e jonë e kanë pasur detin , barkat dhe sanallat në gjak. “Gjaku nuk është ujë”, thotë populli ynë.
Nail Karamanaga e ka dashur detin, barkat, në veçanti velanijet, sanallat, Kalanë, dhe bedenet e saj, më duket, më shumë se të tjerët. Në Kala kemi lindur të gjithë ne, mirëpo Naili me Kalanë ka qenë i lidhur më tepër se të tjerët. Pozita e shtëpisë së tij , në pjesën juguore të Kalasë, atje ku muret e bardhë ngriten lartë nga shkëmbi, kanë qenë gjithmonë frymëzim për të. Aty te ravelini pranë bedenit, te tophanet mijëvjeçare, shpeshherë kur është “Shirak i fortë” më “topa” siç thotë populli , shkubma e detit ngritet lartë deri te shtëpitë. Për këtë edhe mendoj se Naili gjithmonë e ka pasur një sy në detin atje poshtë te shkëmbinjtë, por edhe më larg deri te horizonti, te barkat që kalonin në udhëtimet e tyre deri te limanet e caktuara.

Deti dhe detaria ULQINAKE - Nail KARAMANAGA-3
Naili nuk ka mujt pa det. Në shtëpinë e tij edhe e ka përfunduar jetën e tij, ka ndërruar jetë më pamje dhe me mend në det . Deti , barkat, velanijet, dhe sanallat kanë qenë pjesa e jetës dhe shpirtit të tij. Sanalli i bukur i tij ka qenë simbol i një kohe të artë të turizmit tonë. Mirëpo, ky simbol i detarisë në familjen tonë, vazhdon sot në një kohë tjetër, në rethana të tjera, por i trashëguar tek i biri i tij Hasimi, i cili ruan gjenin e tij të fortë detar.
Dashtë Zoti, shpirti i tij gjen prehje në Xhehnet.

Ulqin, mars 2017

Ismet Karamanaga Facebook