Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Promovimi i pasurisë etnografike dhe folklorike në Ane të Malit

Muzeu Etnografik në Anë të Malit-Dragine-UlqinMuzeu Etnografik në Anë të Malit hapi dyert për t’u treguar vizitorëve pasurinë etnografike dhe folklorike që kemi ne si popull shqiptar.

Ky muzeum është ngritur në shtëpinë e familjes së Hajredin Kovaçit në Draginë.

Kjo ekspozitë përmban imazhe me shumë vlere të ruajtura me fanatizëm nga Ana e Malit.

Nёpёrmjet kёsaj ekspozite synohet qe, koleksioni tё bёhёt mё i njohur pёr njё publik mё tё gjёrё , pёr tё bёrë njё lidhje mё domethёnёse me objektin, nё tё njёjtёn kohё duke kontribuar nё forcimin e identitetit tё muzeut etnografik në Anë të Malit.

Gjithashtu, synohet tё krijohet njё rrjet aktiv bashkëpunimi me muzetё e tjera brenda dhe jashtё vendit, duke shkëmbyer eksperienca, duke promovuar kulturën, duke bashkëvepruar dhe shpërndar informacion.

Me këtë aktivitet, bëhet e mundur që Ana Malit të jetë jo vetëm një atraksion turistik por dhe një vend i pasur me etnicitet dhe folklor.

Foto nga Zenepa Lika Facebook + Naim FlamuriFacebook