Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Ju presim në Bamboo MayFest 2017 në Ulqin

Bamboo & Friends vazhdojnë traditen dhe per here te 9-te organizojnë Bamboo MayFestin … 28.04 – 01.05.2017

Bamboo MayFest prej 28 prill deri me 1 maj në “Bamboo Beach Bar” Ulqin

Gjithçka fillojë spontanisht në vitin 2009, kur Bamboo & Friends organizuan një May Fest Party në plazhin e Ulqinit me një qëllim, për të festuar fillimin e verës dhe për të pasur një pushim relaksues dhe në të njëjtën kohë një vikend të çmendur në botën magjike të muzikës. Interesimi i madh i vitit të parë ishte motivim për ta organizuar këtë festë çdo vit.

Pasi qe çdo vit e më shumë ka pas rritje të numrit të pranishmëve, sivjet në vitin e nëntë të organizimit pritet të tejkalohet numri prej 4000 festivalistëve që ishin vitin e kaluar në May Fest.

Bamboo MayFest mbahet prej datës 28 prill deri me 1 maj në Bamboo Beach Bar në premisat e Hotel Otrant, në plazhin e madh të #Ulqinit, ku përveç pamjes së bukur të detit Adriatik edhe ofrohet infrastrukturë perfektë për festival.

Hotel Otrant ofron komoditet të dhomave, ushqim të shijshëm dhe përveç aktiviteteve të festit, festivalistët mund të shfrytëzojnë Spa qendrën, pishinën dhe normal detin e zallin.

Përveç D.J. nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria këtë vit do të performojë edhe Dj me renome botërore Jamie Lewis nga Zvicra i cili njihet si pionier i muzikës House dhe themelues i produksionit të mirënjohur Purple Music

Jamie Lewis përveç bashkëpunimeve që i ka me artist të mëdhenj si Bob Sinclair dhe legjendën Prince, ai po ashtu ka performuar nëpër klube dhe plazhe të njohura të botës si dhe festivale të ndryshme. Me të drejtë jemi të entuziazmuar që kemi kënaqësinë që Jamie Lewis do të jetë në mesin tonë për këtë May Fest.

Këtë vit në edicionin e nëntë të MayFestit së bashku me Jamie Lewis do të dëgjojmë muzikë për kënaqësinë e të gjithëve edhe nga Mr.Cool, M.i.M, Millok, Bannzz, Isne, Kaddrok, Sixtynine, Mc Gazzda etj.

Info:
Çmimi i dhomës në hotel
45 euro për natë për person
Gjysëm pansion. mëngjesi, darka, taksa turistike
Përdorimi i Spa Qendrës dhe pishinës së hapur
Hyrja në MayFest

Çmimi në villa
35 euro për natë për person
Gjysëm pansion. mëngjesi, darka, taksa turistike
Përdorimi i Spa Qendrës dhe pishinës së hapur
Hyrja në #MayFest


Telegrafi