Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Miresevini ne plazhin MSM Ulqin – Video

Plazha MSM Beach  Ulqini
Te rinjt dhe familjet që vijnë nga Zvicra,Gjermania,Britania, Italia apo Kosova fqinje, shprehen te impresionuar me Rivieren e Ulqinit në plazhin MSM Beach.
Riviera e Ulqinit e sidomos plazhi MSM eshte shnderruar kete vit ne nje nga zonat bregdetare me te  populluara nga pushuesit vendas dhe te huaj. Bregdeti më  i jugut në Mal të Zi mbetet padyshim destinacioni me i lakmuar turistik per shqiptaret nga Kosova,Maqedonia,por edhe nga Shqiperia, por vitet e fundit edhe per turistet e huaj nga Zvicra,Gjermania,Britania, Italia,Polonia,Hungaria etj. Panorama e rivierës së Ulqinit qe shfaqet eshte magjepese.
Megjithate,ne plazhin MSM vizitoret jane te shumte, nje pjese e te cileve jane besnike nder vite. Turiste vendas shprehen se natyra eshte shume e bukur, pishnajat, vendi, plazhi gjithçka eshte e paster. Mos harroni se Plazhi MSM Beach posedon gjithashtu edhe Kampin e vet.

Plazhi MSM Beach eshtë një atraksion turistik i pamohueshëm i një qyteti si Ulqini që gjithmonë ka ditur të presë vizitorë. Ka ditur të sjellë në vëmendjen e të gjithë atyre që e kanë shkelur bujarinë dhe ndër shumë ndjenja që provon kur zbret në Ulqin për herë të parë, ndoshta ajo që godet më tepër i dedikohet veçantisë së këtij qyteti.
Ne restorantin MSM, mund te shijosh pa fanatizem kuzhinen tradicionale shqiptare te te gjitha zonave, te nderthurur edhe me specialitetin italian, kryesisht me çmime te kenaqshme e te perballueshme.  E veçanta e kuzhines të Restorantit MSM Beach eshte gatimi i produkteve te detit, nga peshku, kallamari, karkaleci, midhjet, e deri tek aragostat, ku pothuajse te gjitha restorantet e qytetit të Ulqinit i kane te perfshira ne menyte e tyre. Ndersa per pushuesit tradicionale, qe deshirojne te provojne kuzhinen tipike te Ulqinit, mund te permendet Bamjet dhe gjellat tjera tipike ulqinake.
Nder pijet tradicionale duke shijuar gjellat e peshkut mbetet vena e bardhe dhe e kuqe.

Në plazhin MSM Beach, pushimet tuaja janë të shenjta dhe me ne, ato bëhen të paharrueshme.

Ju presim të na kontaktoni në MSM Beach Kamping Ulqin