Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Plazhi Saranda Beach & Restorant Peshku ne Ulqin

skype
I n f o

Në rivierën  e Ulqinit e sidomos plazhi Saranda Beach eshte shnderruar kete vit ne nje nga zonat bregdetare me te populluara nga pushuesit vendas dhe te huaj. Bregdeti më i jugut në Mal të Zi mbetet padyshim destinacioni me i lakmuar turistik per shqiptaret nga Kosova, Maqedonia,por edhe nga Shqiperia, por vitet e fundit edhe per turistet e huaj nga Zvicra, Gjermania, Britania, Italia, Polonia, Hungaria ,Rusia etj.

 

Plazhi Saranda Beach ndodhet në kilometrin e dytë të plazhit të madhë, me një sipërfaqe të konsiderueshme që i vihet në dispozicionin e pushuesve të cilët zgjedhin Ulqinin e sidomos plazhin e Saranda Beach për të kaluar ditët e pushimeve të juaja. Ajo posedon parking falas dhe tënsigurt nën hije të pishnajave.

Në Saranda Beach rëra pastrohet çdo ditë dhe mbahet e pastër, çadra të vecanta prej druri dhe shazllone të rehatshëm, ku shtretërat janë me pëlhurë antibakterike që ju ofrojnë një rehati të veçantë.
Për pushim më të këndëshëm në plazh për ju dhe familjen tuaj mund të shfrytëzoni VIP shtretërit.

 

Megjithate, ne plazhin Saranda vizitoret jane te shumte, nje pjese e te cileve jane besnike nder vite. Turiste vendas shprehen se natyra eshte shume e bukur, pishnajat, vendi, plazhi gjithçka eshte e paster.
Mos harroni se Plazhi Saranda Beach posedon gjithashtu edhe lodra  për zbavitjen e fëmijëve.

 

Plazhi Saranda Beach eshtë një atraksion turistik i pamohueshëm i një qyteti si Ulqini që gjithmonë ka ditur të presë vizitorë. Ka ditur të sjellë në vëmendjen e të gjithë atyre që e kanë shkelur bujarinë dhe ndër shumë ndjenja që provon kur zbret në Ulqin për herë të parë, ndoshta ajo që godet më tepër i dedikohet veçantisë së këtij qyteti.
Ne restorantin Saranda Beach, mund te shijosh pa fanatizem kuzhinen tradicionale shqiptare te te gjitha zonave, te nderthurur edhe me specialitetin italian, kryesisht me çmime te kenaqshme e te perballueshme.

 

Restoranti Saranda Beach ju ofron specialitete të ndryshme nga peshku, pasta, pizza, skara dhe gjellë të ziera.

E veçanta e kuzhines eshte gatimi i produkteve te detit, nga peshku, Levrek, Koc, Oradë, Shojzë, Qefull. Kallamar, Goca deti etj.

Gjellë nga zgara, Mish i përzier, Kotlet, Mushkëri, Biftek, Ramstek, Shnicëll Viene, Shnicëll Parisi, Natur shnicëll etj.

Shpageti – makarona, Bolonese, Milanese, Fungi, Carbonara, Fruti di Mare, Vegetariana etj.

Pizza – Margarita, Capricciosa,Tuna, Vegetariana, Me fruta deti etj.

Ndersa per pushuesit tradicionale, qe deshirojne te provojne kuzhinen tipike te Ulqinit, mund te permendet bamjet dhe gjellat tjera tipike ulqinake.
Nder pijet tradicionale duke shijuar gjellat e peshkut mbetet vena e bardhe dhe e kuqe.

 

Në plazhin Saranda Beach, pushimet tuaja janë të shenjta dhe me ne, ato bëhen të paharrueshme.