Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Restoranti “Montana 2000” Ulqin

Restoranti-Montana-2000-Ulqin

 

Në lagjen më atraktive të qytetit, në Pinjesh, të Ulqinit, është vendosur Restoranti “Montana 2000”. Pozita gjeografike mbresëlënëse, i jep këti restoranti veçantinë e të qenurit unikat në llojin e vet në qytetin e Ulqinit. I pozicionuar në lartsinë mbidetare 72 m, Restorant “Montana 2000” është restoranti me më lartësi mbidetare nga të gjithë të tjerët në qytetin e Ulqinit. Vilat lukësoze të lagjës së Pinjeshit, të cilat e rrethojnë nga të gjitha anët, ia shtojnë atraktivitietin. Shikimi në muret e vjetra te Kalasë së Ulqinit, në horizont, në kaltërsi atje ku qielli puthë detin, qendrimin në “Montana 2000”, e bëjnë përrallor, andaj me plote gojë themi “Afer detit, afer mbretit”.

Restoranti-Montana-2000-Ulqin-3

Në sipërfaqen prej 450 m2, të tipit të hapur, “Montana 2000” ofron 130 vende ulëse për klientët. Enterieri i dizajnuar në stili modern, e bënë këtë restorant tërheqës për klientin.

Mbresëlënës është edhe sherbimi i kulturuar i të punësuarve në këtë restorant. Në Restorantin “Montana 2000”, punonjësit me pervojë në fushen e sherbimit e sidomos në atë të gastronomisë, bëjnë që ushqimi përvec faktit që sherben për ngrënie, ai të duket bukur. Pra, këtu ushqimi është art.
Restoranti-Montana-2000-Ulqin-5
Qe nga themelimi, ky restoran ishte konceptuar për ofrimin e sherbimeve, respektivishtë ushqimeve dhe pijeve të ndyshme, me akcent të veçantë, në gatimin e ushqimeve të cilët jane nga prodhimet e detit si dhe ushqimet e kuzhinës tradicionale ulqinake. Krahas ushqimit te shijshëm, në “Montana 2000”, ofrohen pije të ndyshme alkoolike e joalkoolike. Akcent i posaçëm vëhet mbi vererat vendase malazeze te cilat jane të një cilësie të lartë.