When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Hotel Dajti Ulqin 




Hotel Dajti gjendet mu në qendër të Ulqinit, përballë pazarit të gjelbërt. Duke i u falenderuar pozitës shumë të volitshme dhe të përshtatshme të hotelit (400m larg nga deti dhe 1,3km larg nga stacioni), turistët të cilët vendosin të pushojnë në këtë hotel në pak minuta këmbë mund të vizitojnë shumë pjesë të qytetit.

Hotel Dajti posedon 12 dhoma, disa nga të cilat janë dykrevetëshe me ballkon (double room), trekrevetëshe dhe disa të tjera binjake (twin room), të cilat kanë dy kreveta njëshe. Dhomat në fjalë janë të pajisura me kondicioner, TV, mini bar, dollap dhe Wi-Fi falas. Hotel Dajti gjithashtu ka vënë në dispozicionin tuaj mundësinë e shërbimit në dhomë, larjes dhe hekurosjes së rrobave tuaja, recepsionin i cili është gjithmonë i gatshëm 24 orë, etj. Nuk mungon as organizimi i udhëtimeve të ndyshme nga ana e personelit të hotelit, siç është vizitimi i Ada Bunës, gjirit të Valdanosit dhe qyteteve të ndryshme si Cetinës, Zhablakut, Kotorit, Perastit e Budvës. Dhe çka është më emocionuese , Hotel Dajti organizon edhe mundësinë e raftingut në lumin Tara.

Në kuadër të hotelit është edhe restauranti ku ju do të shërbeheni nga një personel shumë profesional e me eksperience ushqime nga më të llojllojshmet, specialitete të peshkut e nga zgarra, dhe pije të ndryshme freskuese apo të nxehta. Personeli i Hotel Dajti-t ka arritur të kënaq edhe vizitorët më kërkuas të mundshëm.

Prandaj, vizitoni hotel Dajtin nëse doni të përjetoni çastet e shërbimit kualitativ!

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Restoranti ala kart, bar, Recepsion 24 orë /24, Dhomë për jo duhanpirës, sherbim për personat me aftësi të kufizuara, Kasafortë, nxemje, Ajër i kondicionuar, Minibar, Wc -banjo, Lidhje interneti (wireless), Staf shumë-gjuhësh, Ekspres kontrollim pranimi dhe largimi nga hoteli,Ruajtje valixhesh,

Shërbimi

Trasferte aeroporti me pagesë,Shërbim në dhomë, Transport privat me pagese, Shërbim i mëngjesit në dhomë, Sherbim lavanderie, Rrobalarje/tharje, hekurosja, Shërbim dhe amvisërimi, Fax, Fotokopje, Makina me qera, Pritje VIP.

Internet

Wireless falas mbrenda hotel Dajti

Parking

Parking falas për musafirët e hotel Dajti

Shërbim i Dhomave

Check-in

12:00 - 20:00

Check-out

07:00 - 11:00

Kafshët

Kafshët shtëpiake lejohen mbrenda hotel Dajti duke u bazuar me politikën e hotelit

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni. Pagesat plus varen nga politika e hotel Dajti