When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Hotel Dolcino Ulqin 





Hotel Dolcino Ulqin eshtë i vendosur në qender të qytetit piktoresk të Ulqinit. Ai ndodhet ne zemër të Ulqinit,vetëm disa minuta ecje këmbë,apo 500 metra larg nga plazhi i vogël. Hoteli ofron mikpritjen tradicionale ballkanase me atmosferën e tij të veçantë. Pushuesit mund te kalojne nete te paharrueshme ne mjediset e hotelit.

Jo shume larg plazhit dhe qendres se Ulqinit, hoteli eshte shume komod dhe ofron nje sherbime te kualifikuar si nga stafi sherbimit po ashtu dhe kushtet jane maksimale . Dhoma te rehatshme ne nje atmosfere te kendshme e te qete eshte ajo cka ofron ky hotel i ri,ku ka hapur dyert për mysafirë në që vitin 2006. Nuk eshtë e mjaftueshme ta shihni  Hotel Dolcino,por duhet ta perjetoni.

Në afërsinë e hotelit  gjenden bankat, vetëshërbimet, sallonet e bukurisë si dhe objektete tjera përcjellëse që kanë të bëjnë me një turizëm modern.

Hoteli është mikpritës, restoranti ofron një meny të shumëllojshme dhe të mirë për njerëzit që duan të shijojnë specialitetet lokale dhe internacionale. Restoranti me bar eshtë  i hapur 24 orë për ju. Restauranti mund të adaptohet për dasma, kokteje, seminare dhe prezentacione të ndryshme. Gjithashtu ne kete restorant keni nje staf te kualifikuar sherbimi si dhe servirjen e prodhimeve te fresketa te detit i Ulqinit.Mysafurëve i ofrojmë kuzhinë ndërkombëtare  edhe ate vendase.

Hoteli ka nje kapacitet prej 15 dhomash dhe dy suita. Të gjitha dhomat jan të paisura me TV satelitor, ADSL internet, mini bar, Aircondition per te gjitha dhomat, Notebook computer per vizitore te hotelit, Telefon per çdo dhome.

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Restoranti, bar, Recepsion 24 orë /24, kopshti i gjelbërt, Terrac verore, Dhomë për jo duhanpirës, sherbim për personat me aftësi të kufizuara, Ashensor, Kasafortë , nxemje, Ajër i kondicionuar, Minibar, Wc -banjo, Lidhje interneti (wireless), telefon, TV me Satelit Digjital me ekran LCD,eskurzione, Staf shumë-gjuhësh, Ekspres kontrollim pranimi, largimi nga hoteli.

Shërbimi

15 dhoma dykreveteshe,2 suite apartmana,Restaurant,Launch bar,Aircondition per te gjitha dhomat,Kable TV per te gjitha dhomat,Mini-bar ne cdo dhome,ADSL internet,Telefon per çdo dhome,Notebook computer per vizitore te hotelit,Organizim i shetitjeve te ndryshme,Shërbim në dhomë, Sallë konferencash dhe banketi, Transport aeroportual,Sherbim lavanderie , Rrobalarje/tharje ,hekurosja,Shërbim dhe amvisërimi,suite martesorë, Fax – Fotokopje, Makina me qera.

Internet

Wireless falas mbrenda Hotelit.

Parking

Parking falas për musafirët e hotelit në kuader të parkingut të qytetit,por pa rezervim.

Shërbim i Dhomave

Check-in

11:00 – 00:00

Check-out

08:00 - 11:00

Kafshët

Kafshët shtëpiake jan te lejuara, por më par të te pyesni pronarin e Hotelit.

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni . Pagesat plus varen nga politika e hotelit.