When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Hotel Kleopatra Ulqin 






Hotel Kleopatra gjendet në një lagje të qetë, të rrethuar me gjelbërime, një lagje e re por njëkohësisht shumë afër plazheve shkëmbore, e ngritur në një kodër që mban edhe emrin e kësaj pjese të qytetit, Pinjeshi.

Hotel Kleopatra është një hotel me tre yje i cili në kuadër të vet ka 15 apartamente, disa nga të cilët janë dydhomëshe  ndërsa të tjerët dy, tre apo katër krevatëshe. Të gjithë apartamentet posedojnë balkonin e vet, shumica e të cilëve falë pozitës së volitshme të hotelit ofron një pamje të mrekullushme të qytetit dhe kaltërsisë së detit. Ata janë të pajisur me shtretër të rehatshëm, televizor satelitor, dollap, kondicioner, frogorifer në dhomë si dhe banjo private me dush, derisa vetëm  disa prej tyre posedojnë edhe kuzhinë me elementet e nevojshme.

Përveç tjerash, Hotel Kleopatra ofron edhe mundësinë e qasjes së internetit falas të cilin mund ta shfytëzoni kudo brenda hotelit si dhe në terracën përpara hotelit  ku ju mund të pushoni  e relaksoheni duke pirë kafenë e mëngjesit apo duke ngrënë ushqime të shijshme tradicionale e internacionale të përgatitura nga restauranti Kleopatra.

Hotel Kleopatra i cili gjendet vetëm 1km larg plazhit më të afërt posedon edhe pjesën për parkimin e automjetve si dhe pishinën pranë terracës.

Hotel Kleopatra gjendet vetëm 2.5km larg qytetit të vjetër, 45km larg parkut nacional të Liqenit të Shkodrës dhe 90km larg aeroportit të Podgoricës dhe atij të Tivatit.

Hotel Kleopatra ka menduar për ju dhe rehatinë tuaj!

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Restoranti, bar, Recepsion 24 orë /24, kopshti i gjelbërt, Terrac verore, Dhomë për jo duhanpirës, sherbim për personat me aftësi të kufizuara, Kasafortë, nxemje, Ajër i kondicionuar, Minibar, WC-banjo, Lidhje interneti (wireless), eskurzione, Staf shumë-gjuhësh, Ekspres kontrollim pranimi, largimi nga hoteli, Ballkon, Televizor satelitor, Tharese flokesh, Minibar, Telefon, Tavolina pune.

Shërbimi

Shërbim në dhomë, Transport aeroportual, Sherbim lavanderie, Rrobalarje/tharje, hekurosja, Shërbim dhe amvisërimi, suite martesorë, Fax – Fotokopje, Makina me qera.

Internet

Wireless falas mbrenda Hotelit Kleopatra.

Parking

Parking falas për musafirët e hotelit në kuader të parkingut të qytetit, por pa rezervim.

Shërbim i Dhomave

Check-in

Prej 14:00 ora

Check-out

Deri 10:00 ora

Kafshët

Kafshët shtëpiake nuk lejohen ne hotel Kleopatra.

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni. Pagesat plus varen nga politika e hotelit Kleopatra.