When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Hotel Kulla e Ballshajve Ulqin 




Hotel Kulla e Ballshajve Ulqin është vendosur në qytetin e Vjetër te Ulqinit, e cila musafirëve të saj hapi dyert e saj në 1989. Ky është një hotel me katër yje. Mund të themi se hoteli është i hapur gjatë gjithë vitit per ata te cilet deshirojne te kalojn pushimet ne qytetin e bukur te Ulqinit.Pallati i Ballshajve është i ndërtuar sipas arkitekturës së kohës, duke respektuar autentitetin, mirpo me një brendësi shumë bashkëkohore ku apatamentet jan të kategorisë së lartë.

Stafi i hotelit është i gatshëm për të realizuar pushimet e ëndërruara për klientët e tij. Të gjitha dhomat janë të dizejnuara dhe të zbukuruara me shije të hollë. Hoteli posedon Dhoma dyshe – me pamje nga deti dhe bregdeti – Dhomë treshe – me pamje nga deti dhe bregdeti si dhe suitat e hotelit që japin pamje në plazhin e vogel të Ulqinit.

Hoteli gjendet 200 metra larg plazhit, dhe 70 km larg Aeroportit të Pogoricës dhe Tivatit. Hoteli ofron një zgjedhje të pasur të ushqimit, duke filluar nga ushqim tradicional vendor, i përgatitur në mënyra të ndryshme inovative si dhe me elemente dhe erëza të kuzhinës ndërkombëtare dhe asaj ballkanike.

Hoteli posedon plazhin private, kun ë barin e plazhit konsomohet me pagesë, kurse ombrellat e diellit, shtretërit dhe mbulesat, jan pa pagesë për musafirët e hotelit.

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Restoranti, bar, Recepsion 24 orë /24, Terrac verore, Dhomë për jo duhanpirës, sherbim për personat me aftësi të kufizuara, Kasafortë, nxemje, Ajër i kondicionuar, Minibar, Wc -banjo, Lidhje interneti (wireless), telefon, TV me Satelit Digjital me ekran LCD, eskurzione, Staf shumë-gjuhësh.

Shërbimi

Shërbim në dhomë, Sallë konferencash dhe banketi, Transport aeroportual, Shërbimi në dhomë, Sherbim lavanderie, Rrobalarje/tharje, hekurosja, Shërbim dhe amvisërimi, suite martesorë, Fax – Fotokopje, Makina me qera, Pishinë, Terrac verore, Zhytje spektakolare nen detë.

Internet

Wireless falas mbrenda Hotelit.

Parking

Parking falas për musafirët e hotelit.

Shërbim i Dhomave

Check-in

12:00 – 00:00

Check-out

9:00 – 12:00

Kafshët

Kafshët shtëpiake lejohen me pyetjen e juaj dhe me pagesë supliment.

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni. Pagesat plus varen nga politika e hotelit.