When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Hotel Laguna Ulqin 




Hoteli elegant Laguna i cili gjendet mu në qendër të Shtojit vetëm 200m larg detit dhe plazhës së njohur Plazha e madhe është një hotel i posahapur, hoteli më i ri me 4 yje në Rivierën e Ulqinit. Hotel Laguna posedon edhe plazhën e vet private Safari, një plazhë me rërë të imët e shumë të shëndetshme, ku ju mund të kaloni çaste mahnitëse duke u rrezitur e relaksuar.

Hotel Laguna posedon 30 njësi banimi shumë luksoze, nga të cilat disa janë dhoma dyshe, të tjerat apatamente. Apartamentet në fajlë janë të rregulluara me fjalën e fundit të stilit modern, mobilje moderne druri si dhe pajisje e teknikë nga më e zhvilluara si në kuzhinë ashtu edhe në tualet e banjo. Çdo apartament posedon terracën e vet, sistem qendror për ftohje dhe nxemje, mini bar, TV SAT dhe Wi-Fi falas. Nuk duhet harruar as prezenca e ashensorit dhe mundësia e parkimit falas në territorin e hotelit.

Në kuadër të restaurantit është bari dhe restauranti ekskluziv për të gjithë adhuruesit e një amijenti elegant, atmosferës fine dhe në nivel, si dhe zgjedhjes së gjërë ushqimesh, specialitete të shijshme peshku dhe mishi, të përgatitura në mënyrë trdicionale, me theksim në kuzhinën mesdhetare.

Hotel Laguna ka vënë në dispozicionin tuaj disa oferta si akomodim dhe mëngjes, gjysëm pansion a la carte dhe pansion të plotë.

Hotel Laguna gjendet vetëm 2 minuta larg pazarit të gjelbërt në Shtoj, derisa qendra e qytetit dhe plazha nudiste Ada Buna gjenden në një rreth prej 5km.

Për të gjithë adhuruesit e stilit modern dhe natyrës së paprekur përreth, Laguna është vendi ideal!

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Dhoma Familjare, Bar, gazeta ditore, ashensori, ajer i kodicionuar, nxemje, restoranti alla karte,

Shërbimi

Internet

Wireless falas mbrenda hotelit Laguna

Parking

Parking falas për musafirët e hotelit Laguna

Shërbim i Dhomave

Check-in

14:00 - 21:00

Check-out

08:00 - 11:00

Kafshët

Kafshët shtëpiake nuk lejohen me leje nga pronari i hotelit Laguna

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni. Pagesat plus varen nga politika e hotelit Laguna.