When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Hotel Palata Venezia Ulqin 




Hotel Palata Venezia në Ulqin gjendet në zemer të qytetit të vjetër ku njikohësisht është edhe bërthama e trashëgimisë kulturore historike të Ulqinit. Menjëherë prapa muzeut gjendet kulla e Balshajve, hapësira e te cilës përdoret sot për galeri. Përpara është një shesh i vogël që dikur ishte Sheshi i skllevërve i rrethuar ma kazamatet (burgjet) e revelinit. Në hyrje është luara e revelinit kurse përballë saj muri i lartë Bolani nga koha e Venedikut.

Në vendin ku gjendet sot pallati “Venecia”,ekzistonin mbeturinat e ndërtesës, per të cilën supozohet se ishte selia e kryetarit të qytetit në kohën e sundimit të Venedikut. Për shkak të bukurisë dhe funksionalitetit të saj edhe sundimtarët më të vjetër e shfrytëzonin këtë pallat si oborr të tyre. Afër pallatit “Venecies” gjenden pallatet e Balashajve të cilat i përbën në të vërtetë ndërtesa e Venedikut. Kjo ndërtesë atraktive ështe ndërtuar në mënyrë suksesive e pjesa më e vjetër e saj është pjesa qendrore.

Pallati i Ballshajve si dhe Pallati i Venedikut janë të ndërtuar sipas arkitekturës së kohës, duke respektuar autentitetin, mirpo me një brendësi shumë bashkëkohore ku apatamentet jan të kategorisë së lartë.

Hoteli me pamje nga deti i cili është vetëm 50 metra nga Plazhi i,vogel,dhe 1 km nga qendra e qytetit të Ulqinit. Palata Venezia gjindet pesë minuta ecje nga plazhi shkembor Limani dhe 2 minuta ecje deri moloja (Skela) e Ulqinit. Hoteli ofron një shërbim të shkëlqyer dhe dhoma mjaft të rehatshme e të mobiluara me shije e elegancë. Të gjitha dhomat ofrojnë pamje nga deti,ku nga terracat të secilës dhomë të hotelit, hapet pamja e bukur në detin Adriatik i cili eshtë magjeps me kaltërsi dhe kthjelltësi.

Hoteli përveç specialiteteve kombëtare kuzhinierët e këtij restauranti ofrojnë shumë specialitete ndërkombëtare të cilat do t’ju bëjnë të ktheheni prapë në restaurant. Hoteli Palata Venezia është i hapur gjatë gjithë vitit per ata te cilet deshirojne te kalojn pushimet ne qytetin e bukur te Ulqinit. Hoteli ka 12 dhoma dyshe dhe 7 apartmente, të cilat janë të pajisura me TV, mini bar, telefon, internet, kondicioner. Hoteli permban një restorant modern me kuzhinë ndërkombëtare dhe një bar.

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Restoranti, bar, Recepsion 24 orë /24, Terrac verore, Dhomë për jo duhanpirës, sherbim për personat me aftësi të kufizuara, Kasafortë, nxemje, Ajër i kondicionuar, Minibar, WC-banjo, Lidhje interneti (wireless), telefon, TV me Satelit Digjital me ekran LCD, eskurzione, Staf shumë-gjuhësh.

Shërbimi

Shërbim në dhomë, Sallë konferencash dhe banketi, Transport aeroportual, Shërbimi në dhomë, Sherbim lavanderie, Rrobalarje/tharje, hekurosja, Shërbim dhe amvisërimi, suite martesorë, Fax – Fotokopje, Makina me qera, Pishinë, Terrac verore, Zhytje spektakolare nen detë.

Internet

Wireless falas mbrenda Hotelit.

Parking

Parking falas për musafirët e hotelit në kuader të parkingut të qytetit,por pa rezervim.

Shërbim i Dhomave

Check-in

12:00 – 00:00

Check-out

09:00 - 12:00

Kafshët

Kafshët shtëpiake jan te lejuara, por më par të pyesni pronarin.

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni. Pagesat plus varen nga politika e hotelit.