When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Hotel PREGO Ulqin 




Hotel Prego në Ulqin më tre yje ndodhet ne hyrje te qytetit te Ulqinit disa metra larg stacionit të autobusave, dhe rreth 1000 metra larg nga Plazhi i vogel dhe deti, 200m larg nga qendra e qytetit.

Hoteli Prego ofronë banimin me mësdite,gjysmë dhe plotë pansion,shërbim të dhomës, edhe të gjitha gjërat e nevojtshme që e përbëjnë një servis turistik.Poashtu është edhe i lidhur me magistralen e jadranit me qytetet e tjera bregdetare.

Hoteli eshte nje hotel me nje mobilim komod dhe me shije. Te gjitha dhomat jane mobiluar me nje shije te veçante per te qene sa me prane deshires te klienteve.

Në qoftë se doni të kaloni pushime të mrekullueshme mos kërkoni më larg se Hotel Prego. Mjafton një kafe në barin e hotelit, për të parë lindjen dhe perëndimin e diellit dhe për të menduar se jeta është kaq e bukur dhe se njerëzit pranë jush janë aq të mrekullueshëm.

Hotel Prego ka nje kapacitet prej 16 dhomash. Turistët kanë në disponim hotelin,apartamentet e kompletuara, dhomat e mobiluara për shijen dhe buxhetin e secilit turist. Të gjitha dhomat janë të pajisura me TV kabllor,kuzhinë dhe bar, banjo, ajer te kondicionuar, ballkon me pamje .

Pushimet e mira kombinohen edhe me ushqyerje te mire. Restoranti i hotelit me shumellojshmerine e gjelleve qe permban ju ofron adhuruesve te gjelleve nje sherbim te shpejte te kulturuar. Ne restorantin e hotelit ju ofrohen specialitete tradicionale shqiptare dhe ato ballkaneze – europiane. Nje nder specialitet tjeter i restorantit eshte gatimi me mjeshteri i prodhimeve te detit.Restoranti ka nje kapacitet prej 60 personash.

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Restoranti, bar, Recepsion 24 orë /24, Terrac verore, Dhomë për jo duhanpirës, sherbim për personat me aftësi të kufizuara, Kasafortë, nxemje, Ajër i kondicionuar, Minibar, Wc -banjo, Lidhje interneti (wireless), telefon, TV me Satelit Digjital me ekran LCD,eskurzione, Staf shumë-gjuhësh, Ekspres kontrollim pranimi, largimi nga hoteli.

Shërbimi

16 dhoma dykreveteshe, 2 suite apartmana, Restaurant, Launch bar, Aircondition per te gjitha dhomat, Kable TV per te gjitha dhomat, Mini-bar ne cdo dhome, ADSL internet, Telefon, Organizim i shetitjeve te ndryshme, Shërbim në dhomë, Transport aeroportual, Sherbim lavanderie, Rrobalarje/tharje, hekurosja, Shërbim dhe amvisërimi, suite martesorë, Fax – Fotokopje, Makina me qera.

Internet

Wireless falas mbrenda Hotelit.

Parking

Parking falas për musafirët e hotelit në kuader të parkingut të qytetit, por pa rezervim.

Shërbim i Dhomave

Check-in

12:00 – 00:00

Check-out

08:00 – 10:00

Kafshët

Kafshët shtëpiake nuk lejohen.

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni. Pagesat plus varen nga politika e hotelit.