When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Hotel Senator Ulqin 









Hotel Senator i cili me krenari dhe plot meritë gëzon titullin e katër yjeve, gjendet ne rrugën e Përmendores dhe rrugën e cila të çon për plazhet shkëmbore dhe plazhin më se të njohur të grave. Hotel Seantor është një ndër hotelet e vetme në Ulqin i cili do ti falë çdo turisti momentet më të rehatshme dhe njëkohësisht më luksoze të një pushimi verorë.

Hotel Senator ka në dispozicionin e vet 12 apartamente dhe dhoma, disa nga të cilat janë me një dhomë gjumi, ndërsa të tjerat me dy dhoma gjumi. Shumica e dhomave kanë balkonet e vet nga shtrihet një pamje e mrekullueshme e detit të pafund, kalasë së vjetër, plazhës së vogël e natyrës relaksuese. Ata janë të pajisura me shtretër të rehatshëm e shumë modern, mobilje druri, perde të cilat i përshtaten ambijentit, ngjyrave dhe atmosferës romantike, televizor, DVD player, kuzhinë të vogël, banjë si dhe pjesën për pushim. Në dhomat e Senatorit mbizotëron një atmosferë romantike dhe shumë e këndshme për pushimin tuaj. Çdo pjesë është e klimatizuar, ndërsa në maje të hotelit gjendet terrasa verore me pamje të mrrekullueshme ku ju mund të pini kafenë e mëngjesit apo të përjetoni momente të paharruara të shoqëruar me verë të vjetër e pamasë të shijshme.

Përveç ambijentit mahnitës, Senatori ofron edhe mundësinë e qasjes falas të wireless-it, marrjes me qera te automejteve dhe biçikletave, si dhe shfrytëzimin e pjesëve për parkimin e makinave. Hotel Senator ofron edhe pishinë brenda objektit dhe jashtë saj, vetëm për kënaqësinë tuaj.

Hotel Senator është i pozicionuar vetëm 1km larg qendrës, 250m larg plazhës, 50m larg shitoreve ushqimore dhe restauaranteve dhe 65km larg Aeroportit të Podgoricës.

Luksin e vërtetë do ta përjetoni vetëm te ne!

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Dhoma Familjare, Dhomë për jo duhanpirës, Kasafortë, nxemje, Ajër i kondicionuar, Minibar, eskurzione, Staf shumë-gjuhësh, Ekspres kontrollim pranimi, largimi nga hoteli, Salle conference, Trasferte aeroporti me pagesë,, Abazhur, Ballkon, Televizor satelitor, Tharese flokesh

Shërbimi

Recepsion 24 orë /24, gazetat ditore, Shërbim në dhomë, Sallë konferencash dhe banketi, Transport aeroportual, Shërbim i mëngjesit në dhomë, Sherbim lavanderie, Rrobalarje/tharje, hekurosja,Shërbim dhe amvisërimi, suite martesorë, Fax, Fotokopje, Makina me qera, Pritje VIP

Internet

Wireless falas mbrenda hotelit Senator

Parking

Parking falas për musafirët e hotelit Senator

Shërbim i Dhomave

Check-in

Prej 12:00 ora

Check-out

Deri 12:00 ora

Kafshët

Kafshët shtëpiake lejohen me leje nga pronari i hotelit Senator me pagesë

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni. Pagesat plus varen nga politika e hotel Senator Ulqin.