When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Kompleks Naturist Ada Bojana Ulqin 




Ujëdhesa nudiste Ada Buna shfrytëzohet për pushimore të turistëve nudist.Faza e pare e Adës është ndërtuar 1972,dhe përmban 83 shtëpiza të vogla me pamje më atraktivo – ekzotike në detin Adriatik,në ambientin e shkëlqyeshëm natyror me kapacitet 320 shtretër.

Kompleksi hotelerik gjendet në anën jugperëndimore të ujëdheses,kurse godinat e ulëta të ndërtuara nuk e kanë rrezikuar pamjen autentike të ambientit. Ujëdhesa nudist e Buna  gjendet 15 km larg Ulqinit,ishull parajsor i lumit, i njohur në tërë botën me kampin nudistik dhe të natyrës së paprekur. Edhe pse gjendet në brezin mediteran, në Adë është një klimë subtropike. E stolisin një ekosistem i jashtëzakonshëm dhe perëndimet e diellit që të lënë pa frymë.

Kampi hotelier gjendet pranë plazhit të nudistëve dhe përbëhet nga vilat dhe bungalët. Në hotelin “Ada Buna” mysafirët kanë në dispozicion tre tipa dhomash: Tipi A (180 dhoma), Tipi B (46 dhoma) dhe Tipi L (70 dhoma).

Ada Lux eshtë objekti I ri që u zhvillua në mynyrë të ofertës turistike me apartamente të kapacitetit 400 shtretër,ku posedon një restorant të madhë dhe luksozë.Kompleksi e ka kapacitetin e 750 veta,si dhe objektet e nevojëshme përcjellëse hotelerike.

Në vendin e derdhjes së lumit Buna në detë,është edhe restoranti Barbana, restorant ky më atraktivë i lumit Buna.

Kampi hotelier gjendet pranë plazhit të nudistëve dhe përbëhet nga vilat dhe bungalët. Në hotelin “Ada Buna” mysafirët kanë në dispozicion tre tipa dhomash: Tipi A (180 dhoma), Tipi B (46 dhoma) dhe Tipi L (70 dhoma).

Tipi A: Vilat njëkatëshe, të tipit të pavijoneve, janë të rreshtuara përballë ndërtesës së restorantit, në jug dhe jugperëndim nga plazhi i nudistëve dhe në perëndim të grykës së Bunës në det. Dhomat në vila janë dykrevatshe dhe trikrevatshe, me banjë e tarracë dhe kanë erkondishënt, televizor dhe minifrigorifer.

Tipi A1 : Dhoma të rinovuara me mobilje të reja janë dykrevatshe, e trektevartshe, ose me krevat dopio. Banjë në të gjitha dhomat janë të rinovuar. Dhomat e tipit A1 kanë një tarracë, ajer te kondicionuar, televizor dhe frigorifer.

Tipi B: Bungalët prej druri janë idealë për bujtje të çifteve. Tre rende të cungalëve prej druri janë në bllokun lindor të lagjes së hoteleve pranë plazhit nudistik. Në përdhesen e bungalëve është një hol i vogël dhe banja, ndërsa shkallët rrethore prej druri të çojnë në katin lart ku është dhoma e gjumit me një shtrat francez . Secili bungal është i klimatizuar, ka frigorifer, TV dhe e ka verandën me shikim në det.

Tipi L: Dhomat në Tipin L janë më të mëdha dhe janë ideale për bujtje të familjeve. Janë mu në plazh në godina në formë të kalaveshit. Dhomat gjashtëkëndëshe kanë shtrat francez dhe divan për tre veta që shtrihet, me një dollap të madh si ndarje. Të gjitha dhomat në Tipin L kanë erkondishënt, frigorifer, televizor dhe tarracën me shikim në det.

Dhomat posedojne: TV Satelitor,  Ajër i kondicionuar, Minibar, Banje me dush, Balkone, Parking i siguruar 24 orë.

Shërbimet e hotelit: Bar dhe restorant, Mëngjes të përfshirë, Kasaforte, Recepsion 24 orë, Shërbim sigurije 24 orë, Shërbim Taxi , Staf shumë gjuhë folës, Telefon, Tv/kabllor , Salle konferencash, internet wireless falas, Lodra për fëmijë, Terene tenisi.
Kompleksi Nudist Ada Bojana ju ben të munshme edhe eskurzione por edhe kalërim ne Ada Bunë,si dhe sportet tjera ujore sikurse sportet ekstreme deti: windsurf, kaitesurf, apo vozitje me motora deti jet-ski etj.

Restoranti

Në vet plazhin nudistik janë dy bare plazhi. Peshku i llojit më të mirë, vera cilësore dhe një muzikë e gjallë gjatë orëve të natës do të kujdesen për një kënaqësi komplete gastronomike.

Restoranti «Barbana» është mu në grykën e lumit Buna në të dalë në det, i rrethuar me ujë, shevar, me kallama dhe palma. Në këtë ambient të mrekullueshëm nga druri mund të porosisni të gjitha llojet e pijeve dhe të ushqimeve. Në “Barbanë” netët janë më të bukura ,të ndriçuara me qindra qirinj dhe me një muzikë të lehtë.

Tek ne netët romantike janë të garantuara për pushimin tuaj

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Restoranti, bar, Recepsion 24 orë /24, kopshti i gjelbërt, Terrac verore, Dhomë për jo duhanpirës, sherbim për personat me aftësi të kufizuara, Kasafortë, nxemje, Ajër i kondicionuar, Minibar, Wc -banjo, Lidhje interneti (wireless), eskurzione, Staf shumë-gjuhësh, Ekspres kontrollim pranimi dhe largimi nga hoteli, Trasferte aeroporti,Ballkon, Televizor satelitor, Tharese flokesh, Minibar, Telefon, Tavolina pune.

Shërbimi

Internet

Wireless falas mbrenda hotelit Ada Bojana

Parking

Parking falas për musafirët e hotelit Ada Bojana

Shërbim i Dhomave

Check-in

Prej 11:30 ora

Check-out

Deri 11:00 ora

Kafshët

Kafshët shtëpiake lejohen mbrenda hoteit Ada Bojana

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni. Pagesat plus varen nga politika e hotelit Ada Bojana