Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Një promovim i veçantë i Ulqinit, gazetaret nga Austria dhe projekti Thesari

Bashkimi i historise dhe kultures per nje promovim me te mire te ofertes turistike

Komuna e Ulqinit edhe kete vit ka pregaditur disa projekte ne kuader te IPA-ve qe do te aplikoje tek fondet evropiane. Njeri nder to eshte edhe projekti Thesari qe Komuna e Ulqinit do ta realizoje se bashku me Komunat Foggia nga Italia dhe Berati nga Shqiperia.

Koordinator i investimeve per Ulqin do te jete Organizata Turistike e Ulqinit qe ka plotesuar kushtet qe kane qene te nevojshem per fitimin e ketij projekti, qe eshte shume i rendesishem per oferten turistike te ketij qyteti. Vlera totale e ketij projekti eshte 900.000,00 eur, prej se cilave per Ulqin jane planifikuar 120.000,00 eur.

Ne si Organizate Turistike jemi te ndergjegjshem qe na nevojiten investime me konkrete ne menyre qe oferta turistike te ngrihet ne nje nivel me te larte. Pervec resurseve dhe bukurive natyrore, na duhen projekte qe do te jene me afatgjate dhe qe do te pasurojne vlerat dhe ofertat tona. Projekti Thesari ka qene nje shanse ideale per te filluar me planet tona. Pasi qe qellimi kryesor i ketij projekti eshte valorizimi kulturor dhe vlerave kulturore teritorijale, ne kemi vendosur te bejme dicka te tille qe te jete e lidhur me kulture por direkt do te ndikoje ne promovimin e turizmit.

Si aktivitet i pare do te je implementimi me teknologjine LI FI ne Qender per kulture, qe do te pajisen me pajisje te reja dhe me moderne si per pune ashtu edhe per internet. Ky eshte nje aktivitet qe do te ndikoje ne organizimin me te mire te manifestimeve, shfaqjeve dhe aktiviteteve te ndryshme.

Aktiviteti i dyte ka te beje me disa investime ne Muzeun e Kalase. Aty poashtu do te organizohen disa manifestime dhe aktivitete qe do te prezantohet ushqimi dhe kuzhina tradicionale e vendit tone. Poashtu do te kemi disa seminare qe do ti mbajne kuzhinieret nga Italia, Shqiperia dhe Mali i Zi me ligjerata te ndryshme dhe me specijalitetet e vendeve perkatese.

Si aktivitet i trete do te jete bashkepunimi teritorial ndermjet Komunes sone, Komunes Foggia dhe Komunes Berat nga Shqiperia, ku do te mbahen koncerte te ndryshme folklorike, kulturore, panaire me artizane etj.

Fillimi i realizimit te ketij projekti do te jete ne fund te vitit, kurse faza finale deri ne dy vite.

Sherbimi i OT Ulqin

Televizioni Shteror autrijak ORF2 ne Ulqin

Nen organizimin e Organizates Nacionale turistike te Malit te Zi dhe organizatave lokale turistike, ekipi i televizionit shteteror austrijak ORF2 ka qendruar ne vizite ne Mal te Zi prej 6 deri me 13 qershor.
Qellimi i kesaj vizite eshte realizimi i emisionit „Taste of Europe“, ne kuader te se ciles do te prezantohet oferta turistike e Malit te Zi me nje theks te vecante ne gastronomi. Ne kete emision modetarori udheton ne rajone te ndryshme dhe hulumton per kulturem, turizmin dhe gastronomine. Fokusimi do te jete ne traditen e Malit te Zi, ne historine e popullit, gjuhen dhe kulturen si dhe specifikat e kuzhines tradicionale.
Gjate qendrimit, perfaqesuesit e televizionit kane patur rastin te vizitojne edhe Ulqinin ku kane qendruar tre dite ne hotelin Continental I cili eshte kujdesur per ti japur nje komfort dhe ku kane shijuar specijalitet tona. Ne kuader te vizites ne Ulqin ato kane vizitur Kalane, Valdanosin dhe prodhuesit e ullirit dhe vojit te ullirit, Plazhin e madh, Pyllin e pishave…Askush nga produkcioni nuk ka mundur te besoje qe aq shume bukuri fshihen pas ketij vendi kaq te vogel, keshtu qe jane munduar te incizojne pjeset me te bukura gjate punes se tyre.