Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Plazhi i Grave Ulqin.1

Plazha e Grave gjendet ndërmjet hotel Albatrosit dhe ishë hotel Galebit dhe e cila shtrihet rreth bregut të pishave.Plazhi i grave është i mbrojtur prej shikimit nga jashtë,dhe ofron kushte për rrezitje,larje në det,mjekim me faktorë natyrorë,uji i surfull mineral,i cili buron nga shpella e qelbët.
Në plazhin e grave kanë ardhur gjithmonë gratë për mjekim ,për të kërkuar mundësin për lindje,dhe për shërimin e shumë sëmundjeve tjera kronike gjinekologjike.

Heret në mëngjes,këtu qëndrojnë shumë të smuarit prej astme dhe smundjeve bronkopulmonale kronike obstetive,për të përdorur ajrin me ndikim të mirë për organet – rrugët e frymëmarrjes.

Plazhi i grave ekziston që 40 vite,sikur plazha nudiste e grave ku hyrja është vetëm 1 euro.Meshkujt në ketë plazhe nuk jan të lejuar.

Në skaj të plazhit të grave,pak i fshehur gjendet Shpella e Qelbët.Këtu,për çdo ditë heret në mëngjes,para lindjes së diellit,shihen gratë të cilat vijnë ta bëjn ritualin për dëshirën të lindin fëmijë.

Ulqini me resurse të shumta natyrore, më një numer të madh të akomodimeve të kategorive të ndryshme, tërheq me bukuri magjepse nga muaji prill deri në tetor. Mijera turistë nga vendi dhe nga bota vijnë këtu në plazhin e grave,ku shumë të smurë prej astmës dhe SPOK-ut,qëndrojnë disa orë në afersi të burimit të ujit sulfurik,duke thithur ajrin e pastër nga pishat që gjenden në afërsi dhe ujrave minerale që burojnë nga shpella e qelbët.

Duke dalur në ora pesë te mëngjesit,rruga që të çon në plazhin e grave asht përplot me njerz që shetisin në orët e para të mëngjesit,duke shijuar ajrin e pastër dhe mineralet surfurike me një erë jo të këndshme në llojë të vezëve të çartura,ku vetëm ato turista që vïjn për çdo vitë e dijnë rendesin e këtij plazhi dhe ajri kaqë të rendesishem për organet e frymarjes dhe grave që nuk munden të mbesin shtatëzanë.

Kjo gjë ndodhë për çdo ditë në mëngjes sepse edhe nga ana e ritualit dhe legjendës së plazhit të grave,njerzit besojn shumë e më shumë.