Midis Valdanosit dhe gjirit të Plazhit të Vogël fshihet një varg gjiresh të vogla me plazhe ranore e lugje shkëmbore. Këto janë: plazhi i Uliqinit të Vjetër (Ada e Kruçes), Plazhi (Lugu) i Xhemiles, Lëmi malazias, plazhi Bashbylyk, Plazhi i Madh (Reimet) etj., kurse midis hoteleve “Galeb” dhe Albatros” është Plazhi (shërues) i femrave. Lundrimi buzë këtyre plazheve dhe larja në to janë përjetime që nuk duhet lënë pa i shijuar, Kjo është mënyra që të njihet edhe një anë e bregdetit – Ulqini i shikuar nga deti. Menjëhërë prapa Qytetit të Vjetër gjendet gjiri i Limanit para të cilit është Guri i Madh dhe Guri i Vogël. Gjiri është i banuar, kurse nga ballkonet dhe tarracat e shtëpive nën ullinji shtrihet pamja impresive e Qytetit të Vjetër dhe e hapësirës së kaltër të detit.

Në veriperëndim të Valdanosit, në drejtim të Tivarit, shtrihen gjiret e Krythes, Ulqinit të Vjetër dhe Kruçes. Me ndërtimin e rrugës magjistrale Ulqin ‑ Tivar, buzë bregut të gjireve jane ndërtuar vendbanime me shtëpi e shtëpiza. Plazhet në këto gjire janë të ngushta, ranore dhe shkëmbore. Gjelbërimin në këto gjire e përbëjnë ullishtat, pyjet me ilqe e bung dhe drure të tjerë gjithmonë të gjelbër halorë dhe gjetherënës.
Në shpatin e kodrës së Mendrës gjendet shpëlla, gryka shkëmbore e gërryer nga deti, e ashtuquajtur Mjekra e Vezirit. Kjo është prova më e vjetër e shprehjes figurative; monument unik parahistorik i pikturës në bregdetin e Ulqinit.
Para hyrjes në grykën e Valdanosti, rrëzë kodrës gëlqerore të Mavrianit (Radoçit) valët e detit e kanë hapur Shpellën e Ujkut, mbi të cilën ngritet shkëmbi i pingultë Shkërnbi i Zanës, kurse buzë majës së gjirit janë dy burime: kroi i pishave dhe kroi i zanave. Në afërsi të drejtpërdrejtë te shpellës Mjekra e Vezirit, afër fanarit të Mendrës, është edhe Shpella e Pëllumbave.
[flv width=”580″ height=”400″]http://video.zoover.nl/media/play/2010/01/20100125130811_025.flv[/flv]
Ulcinj,Ulqin,Ulqini,Ulkinon,Dulcigno,Улцињ,Dulcinea,Montenegro,Crna Gora,Mali i Zi,