Hoteli Olympic

Hoteli «Olympic» është me një kapacitet me 252 shtretër dhe me ka në përgjithësi 132 dhoma: 24 me nga një shtrat, 76 me nga dy shtretër dhe 10 dhoma me shtretër francezë. Të gjitha dhomat kanë erkondishëntë. SAT TV dhe minibare me asortiment të pasur pijesh. Hoteli gjendet në kilometrin e katërt nga qendra e Ulqinit, mu pranë plazhit, ndërsa është i rrethuar më një park shumë të bukur dhe me një pyll pishash. Hoteli e ka sallën për kongrese, një basen të mbyllur, saunën dhe sallën sportive për forcë, ndërsa rreth hotelit janë terrenet sportive: fusha për futboll me shtegun për atletikë, fushën për futboll të vogël, për basketboll, hendboll, volejboll, terrenin për tenis, poligonin për hedhjen e gjyles dhe për kërcim së largëti. E ka plazhin e vet, që është pjesë e plazhit më të gjatë në Adriatik – Plazhi i Madh. Hoteli e ka ngrohjen qendrore dhe i ka kushtet për punë në periudhë dimërore.

«Olympic» u është një vend ideal për pushimin tuaj, rekreacion dhe stërvitje sportive në çdo stinë të vitit.

Tubimet dhe takimet e veçanta

 

Krahas ofertave të pasura kastronomike dhe sportive-rekreative, hoteli “Olympic” ofron mundësi të mëdha për organizimin e takimeve. Hoteli “Olympic” e ka sallën për konferenca, e cila mund të pranojë 130 njerëz, ndërsa ky ambient i këndshëm është ideal për organizimin e tubimeve të punës, press konferencave, seminareve dhe prezantacioneve. Salla komfore për konferenca është e pajisur me videobim me projektor, DVD player, zërim dhe me internetin Wireless.

Restoranti i hotelit “Olympic” e ka kapacitetin për 100 vende, me tarracë me kapacitet prej 50 vendesh, është i përshtatshëm për organizimin e të gjitha solemniteteve: bankete dhe kokteje të drekave familjare dhe afariste, kremtimin e ditëlindjeve… Me specialitete të kuzhinës popullore dhe atmosferën e këndshme, do të kënaqeni me qëndrimin në objektin tonë. Hapësirat e klimatizuara verës qëndrimin tuaj do bëjnë edhe më të këndshëm, ndërsa ngrohja qendrore do të mundësojë kushtet e duhura për qëndrim dhe organizimin e ngjarjeve në hotelin “Olymic” edhe në periudhën dimërore.

 

Sporti dhe rekreacioni

 

Hoteli “Olympic” qe disa decenie të shkuara është një vend i këndshëm i klubeve të mëdha sportive nga Ballkan. Gjatë zezonës së dimrit në hotel bujnë njëkohësisht deri 10 klube futbollistike gjë që mundëson matjen e forcave që në kohën e përgatitjeve me ndeshje miqësore në ndonjërin nga 7 terrenet e futbollit që sportistët i kanë në dispozicion.

Për dashamirët e sporteve me top, hoteli “Olympic” është zgjedhja e qëlluar, sepse përveç të terreneve për futboll, i keni mundësitë për shfrytëzimin edhe të terreneve për futboll të vogël, terreneve për basketboll, volejboll dhe hendboll. Për atletë aty është një shteg i përsosur për atletikë, tre trim-shtigje, shtegu për kërcim së largu dhe poligoni për hedhjen e gjyles. Për dashamirët e tenisit, në qarkun e hotelit janë tetë terrene për tenis dhe shkolla për tenis “Bellevue”.

Dhe këto s’janë të gjitha! Hoteli “Olympic” ka edhe basenin e mbyllur me dimensione 18 x 7m, saunën, tavolinat për pingpong dhe salla për ushtrime force të peshëngritësve profesionalë.

Nëse nuk jeni sportist profesionalë dhe vendosni që pushimin ta kaloni në hotelin “Olympic”, keni një shumësi mundësish që kohën tuaj ta plotësoni me aktivitete të ndryshme. Meqë hoteli është pranë plazhit, sigurisht që pjesën më të madhe të kohës do ta kaloni duke u larë dhe duke bërë banjë dielli në rërën e imët mjekuese. Rekomandimi ynë: në orët e mbrëmjes, shëtituni gjatë bregut të Plazhit të Madh dhe përjetoni perëndimet e paharrueshme të diellit. Pas disa ditësh shëtitjesh, do të arrini kondicion që do të mund ta kaloni në këmbë bregun e plazhit të gjatë 12 km.

Menyja

 

Gjysmëpansioni:

Nëse në hotelin “Olympic” e paguani gjymëpansionin, kafjalli dhe darka janë në bazë të tryezës suedeze. Tryeza e pasur dhe e shumëllojshme do të befasojë të gjitha shijet tuaja. Katër gjellë të ziera dhe shtesa, pjekurina të ndryshme, tre lloje të desertëve, pemë të stinës… Ju bëftë mirë!

Sportistët:

Për sportistët që qëndrojnë në hotelin “Olympic” për përgatitje, kemi program për ushqim shtesë. Në marrëveshje me trajnerin apo nutricionistin – menyja do të duket mu ashtu siç do ta dëshironi ju.

A-la-card:

Në restorantin e holet “Olympic” mund të porosisni ndonjë nga specialitetet nga kuzhina nacionale, skarë, peshk të përgatitur në mënyrën lokale (të vendit) po edhe cilëndo gjellë sipas dëshirës tuja.

– çmimi i gjysëmpansionit është dhënë në € – euro

– shtesa për pansion të plotë 20%

– minimumi i shfrytëzimit të gjysempansionit është tre ditë, nën tre ditë çmimi rritet për 20%

– fëmijet deri në moshën 10 vjeçare gëzojnë zbritje prej 30% në shtrat të posaçëm, ndërsa në shtratin e prindërve kanë zbritje 50%

– fëmija deri në moshën 2 vjeçare gratis

– tatimi i kohëqëndrimit nuk është llogaritur në çmim – 1,00 € për person

– zbritja për shtratin e tretë është 20%

– shtesa për dhomën 1/1 është 30 %

 

HTP „Ulcinjska rivijera“ a.d. Ulcinj

ARVE Error: need id and provider