Ka dashur rasti që në grykën e lumit kufitar të Bunës jo fort moti të krijohet ishulli Ada. Në vitin 1858 anija Merito, pronë e Antun Allegrettit nga Trogiri, nën komandën e kapiten Naporelit, u fundos në lumë. Në këtë vend ekzistonin edhe dy ishuj të vegjël. Supozohet se me kohë, rreth trupit të anijes së fundosur dhe këtyre dy ishujve është mbledhur lymi i lumit prej të cilit më parë është formuar duna e pastaj ishulli i sotëm.
Duke dalë mbi sipërfaqen e ujit, ishulli e ka ndarë lumin në dy degë, kurse vetë e ka marrë formën e trakëndëshit. Në drejtim nga rrjedh lumi, ishulli është i gjatë 2,8 km, i gjerë 1,8 km, kurse i lartë 3,4 m. Dy anë të tij rrah uji i ëmbël i lumit, kurse anën e tretë ‑ plazhin ranor, e lajnë valët e detit. Ada është e lidhur me urë mbi degën e djathë të Bunës, e cila e ndan ishullin nga Plazhi i Madh. Në brigjet e kësaj pjese të Bunës janë ndërtuar shtëpiza të drurit me vegla të mrekullueshme për peshkim ‑ kalimera, të cilat, me dukjen e vet të jashtëzakonshme, më tepër na kujtojnë ndonjë peizazh ekzotik të Lindjes së Largme.
Ada,larg botë, është oazë e vërtetë e qetësisë dhe e relaksimit.
Qetësinë absolute të saj e then vetëm cërcërima e zogjve të një Iloji të rrallë dhe shushurima e valëve. Bota e saj e dendur dhe e pasur bimore e bën të veçantë dhe e shndërron në një hapësirë të posaçme mikroekologjike, në të cilën rriten Iloje të rralla bimësh dhe jetojnë disa përfaqësues të rraIë të botës shtazore. Në këtë ishull është ndërtuar vendbanimi modern natyrist Ada‑Bojana, i gatshëm që ti gëzoje adhuruesit e trupit lakuriq dhe të kontaktit të plotë me natyrën.Shumë prej tyre këthehen përsëri në Adë.
ARVE Error: need id and provider

Ulcinj,Ulqin,Ulqini,Ulkinon,Dulcigno,Улцињ,Dulcinea,Montenegro,Crna Gora,Mali i Zi,