Ulqini dhe banorët e tij jetojnë pothuaj dy jetë – jetën e dimrit dhe atë të verës. Dimri është shumë i qetë dhe si në gjumë. Shiu i imtë dhe jugu ndërrohen me stuhinë e ftohtë, pastaj vjen një pushim me ditë të bukura, kur dimirin na kujtojnë vetëm plazhet e thata ose kalendari, dhe kështu, në një rreth, pritet vera. Kur vjen vera, zgjohet natyra dhe njeriu, të gjithë përgatiten për ti pritur sa më bukur mysafirët e parë. Hapen hotelet, restaurantet, agjencitë, kampet, njgjallen plazhet, rrugët dhe kopshtet e verës, dhe kështu për gdo vit qyteti përgatitet gjithnjë e më mirë, zhvillohet dhe modernizohet, por edhe e ruan me kujdes ate që është burimore dhe që e bën të posaçëm.

Kontinuitetin e zhvillimit të qytetit e ndërpreu tërmeti, i cill ketë rajon e goditi në vitin 1979. Me atë rast u dëmtuan shumë shtëpi, ndërtesa, objekte turistike, institucione publike, rrugë e të tjera. Mirëpo, me ndihmë të madhe materiale dhe morale të kombeve e të kombësive të të gjitha viseve të vendit dhe të botës, pasojat u eliminuan shpejt. U ndërtuan dhe u meremetuan shumë objekte. Qyteti fitoi centralin e ri automatik telefonik, i cili mundëson zgjedhjen e drejtpërdrejtë të numrave edhe në distancat interkontinentale, kurse në formë të punkteve të vogla të PTT-së ky Iloj i shërbimeve afrohet edhe te plazhet. Për ndryshim nga shumë qytet në bregdetin adriatik, në Ulqin, me shfrytëzimin e burimeve të reja dhe me rikonstruktimi e rrjetit të ujësjellësit, është siguruar furnizimi i mjaftueshëm dhe shumë i mirë me ujë të pijshëm edhe në kohën e sezonit kryesor kur numri i shfrytëzuesve trefishohet. (Ulqini me rrethinë ka rreth 22 mijë banorë, kurse rë hov të sezorit aty qëndrojnë edhe më se 50 mijë turistë).

Është ndërtuar edhe rrjeti bashkëkohor i kanalizimit, i cili, me dy dalje të thella në det, me filtrimin paraprak, e ruan të paprekur natyrën e bregdetit dhe të detit nga ndotja. Është asfaltuar një numër i madh i rrugëve, të cilat e lidhin qytetin me tërë rrethinën. Në bjeshkën e Mozhurit është vendosur releu modern i radios dhe i televizionit. Janë rivitalizuar të gjitha objektet me rëndësi ekonomike, kulturore dhe administrative.

Ulqini është një udhëkryq i vërtetë i kulturave. Aty bashkohen lindja e perëndimi, kishat e xhamitë e të tri feve (islame, ortodolkse dhe katolike), dy gjuhë të popullsisë se përzier (serbokroatishtja dhe shqipja), zakonet e mentalitetet dhe shumë gjëra të tjera.
ARVE Error: need id and provider

Ulcinj,Ulqin,Ulqini,Ulkinon,Dulcigno,Улцињ,Dulcinea,Montenegro,Crna Gora,Mali i Zi,