Ulqini është njëri ndër qytetet më të vjetra në bregdetin e Adriatikut. Që në kohët e lashta e deri në fund të shekullit XIX, për shkak të pozitës së vet gjeografike, ishte në shënjestër të pushtuesve të popujve të ndryshëm. Disa qëndruan më gjatë në këtë gytet, disa më shkurt, por të gjithë edhe kanë lënë nga diçka në të.
Ulqini është një qytet arkeologjik i klasit të parë. Ai është një strukturë urbane iliro – shqiptare buzë Adriatikut, me një histori sinkretike qytetërimesh të mëdha. Këtu janë gërshetuar qytetërimet lëvizëse të grekërve të vjetër, romakëve, bizantinëve, venedikasve, osmanëve, sllavëve, duke mbijetuar Ulqini shqiptar sot dhe në të ardhmen. Këtu kulturat shpirtëzuese të mitologjive janë përzjerë dhe ndërthurur gati në mënyrë sureale. Mitet homerike të argonautëve, të kolkidëve dhe Medeas, të Artemisit dhe të Bindit, mitet e krishtërimit të hershëm, të katolicizmit europerëndimor italik, dalmatin, të ortodoksizmit bizantin dhe sllav, islamizmi kuranik, sektet mistike të dervishëve etj.

Jeta kulturore në kuptim më të gjerë është e vjetër sa qyteti dhe pjesë e pandar e jetës së përgjithëshme qytetare – shoqrore të trevës së Ulqinit.
Në Ulqin janë gërshetuar dhe shtresuar kultura të nryshme,duke lënë gjurmë specifike në mënyrën e të jetuarit dhe të dëfrimit.Secila kohë,periudhë sundimi,ka kultivuar kulturën materiale e shpirtërore specifike në harmoni me traditën iliro – shqiptare,rethanat historiko – shoqërore dhe etnogjeografike të caktuara.
Ulqini prej kohësh më të lashta,ku banorët e kësaj hapësire kanë kultivuar jetën shpirtërore të kulteve pagane me ritualet përkatëse për detin,bujqësinë,blektorinë,gurgdhendjen,poçarinë,endjen e qëndisjen.
Kultura fizike ka qenë e zhvilluar krahas aktiviteteve të ndryshme shoqërore.Notimi,rremimi,peshkimi,gjyetia,vrapimet me kuaj,mundja,ishin pjesë e kulturës më të hershme (në kuptimin më të gjerë të fjalës) që nga koha ilire.
Studimi romak,edhe në këtë hapësirë ka lënë gjurmë në ndërtimin e rrgëve,aty – këtu ka kronika,shënime e mbishkrime.
Gjatë sundimit bizantin dhe kohës së nemanjiqëve në këtë hapësirë u ndërtuan objekte kulti siç janë kishat apo manastiret.

Venediku rindërtoi murana, ndërtoi godina e pallate të stolisuar me portale, plastika, relieve e monumente me gjurmë të mbishkrimeve latino-romane ndërtuan xhamia, hamame, kroje, cisterna (saranxha), kulla sahati. U organizuan mejtepe, duke ne lënë kronika, udhëpërshkrime dhe mbishkrime të ndryshme.
Sidoqoftë, gjatë tërë kohës së shikuar u ruajtën dhe u kultivuan qoftë edhe në margjina, objektet e  kulturës shpirtërore të vazhdimësisë iliro – arbëroro – shqiptare.
Aktivitetet më të hershme të kulturës shpirtërore,në fushën e muzikës,valleve,ahengjeve,këngëve popullore,bejteve,i kemi të përcjella me traditën gojore.
Ato pasqyrohen në këngë për detin : epike,lirike,legjendare,dashurie,vajtimi,trimërie.Vallja e detarëve – peshkatarëve e quajtur “Gusharaveli” ( Dum – Sharaveli) do të jetë e trashëguar dhe kultivuar nga kohët më të lashta.

skype