Kanali Milena (Porto Milena) është hapur në vitin 1885 sipas projektit të inxhinierit të oborrit të Malit të Zi, rus Vladimir Ivanoviq – Varmanit për derdhjen e ujit të liqenit të Zogajve në det. Urdhrin për këtë ndërmarrje e dha princi i Malit të Zi, Nikolla, pas vizitës së parë në Ulqinin e çliruar, kur nga paria e Ulqinit dëgjoi se fëmijët po u vdisnin nga malaria. Kanali u hap në sistetim zigzag në një gjatësi prej 4,5 km. Mirëpo, pas hapjes, uji, në vend që të shkonte nga liqeni në det, në të depërtoi uji i detit, për shkak të kriptodepresionit në relacion me nivelin o detit. Në këtë mënyrë u arrit efekti edhe më i madh se sa ai që ishte planifikuar, sepse uji i liqenit në këtë mënyrë u kripos dhe e bëri të parnundshëm shumëzimin e mushkajeve. Fëmijët vdisnin më pak nga malaria, kurse në shenjë falënderimi vendësit e quajtën kanalin me emrin e princeshës Milena, Më tij u derdh në Bunë, nën Shkodër, uji i rritur iBunës doli nga shtrati, e vërshoi fushën e Ulqinit dhe e zgjeroi Kanalin gati në dimensionet e sotme dhe me një degë dirdhej në det, te kepi i Gjeranës. Kanali i zgjeruar u bë edhe liman natyror per anije më të vogla e barka. Pas tërheqjes së ujit të Bunës e të Drinit, kanali mbeti si degë lumi e gji deti në baltën e Zogajve – varësisht nga sasia e ujit që vjen ose shkon ose nga lartësia e baticës dhe e zbaticës. Kur uji në liqenin e Zogajve ftohet nën ndikimin e erërave të dimrit, atëherë prej tij nisen në drejtim të detit qefujt, levrekët, njalat dhe peshqit e tjerë që zihen në kanal me vegla të mbushura peshkimi – kalimera. Emri i këtyre veglave në greqishte do të thotë »mirë dita, me fat«, kurse në gjuhën shqipe do të thotë »në kalim merre«, (mendohet per peshkun). Kjo mënyrë e peshkimit përdoret edhe në lumin Buna.

ARVE Error: need id and provider

<span style=”color: #ffffff;”>Ulcinj,Ulqin,Ulqini,Ulkinon,Dulcigno,Улцињ,Dulcinea,Montenegro,Crna Gora,Mali i Zi,</span>