Kostumet e Ulqinit janë karakteristikë tradicionale e këtij rajoni që edhe gjatë shekullit XX e ka ruajtur origjinalitetin e vet. Pa marrë parasysh kontaktet e shumta kulturore, kostumet e kanë ruajtur atë pjesë të kulturës kombëtare që ka ndryshuar më pak dhe që është ruajtur më gjatë.Në bazë të përbërjes etnike te popullsisë kostumet e kësaj ane mund të ndahen në: kostume malazeze, kostume të shqiptarëve myslimanë të Ulqinit ? kostumet qytetare, kostumet e shqiptarëve myslimanë në Anen e Malit, kostumet e bregasve, kostumet e Shestanit, kostumet e malësorëve dhe të Goranës (Mërkojeviqët).

Të gjitha këto tipe të kostumeve tradicionale janë produkt i punëdorës shtëpiake. Për punimin e veshjes popullore përdoret leshi, pambuku dhe mëndafshi. Secila shtëpi kishte dikur veg horizontal në të cilin endnin gratë. Përpos endjes, gratë qëndisnin, qepnin aplikacione dhe thurnin.
Megjithëse ka ndryshime në mënyrën e punimit, të dukjes dhe të veshjes së kostumeve kombëtare të femrave, mund të përmendim edhe disa karakteristika të përgjithshme, Femrat vishrin për trupi veshje të lehta, të punuara me fije bimësh ose mëndafsh, kurse mbi to vishnin veshje të rënda të leshta. Këmishat e tipit dinarik, jelekët, bohçet, koretat shquhen për mjeshtëri të madhe të punimit. Dukja e tyre është e theksuar me zbukurime të pasura që shquhen në mënyrë të qartë në ngjyrat e forta e të pastra me të cilat janë të ngjyrosura pëlhurat. Dukjes së veshjes kombëtare të femrave u japin një specificitet të veçantë, por edhe plotësim, shamitë e ndryshme, të cilat e shquajnë bukurinë e fytyrës së femrës.
Veshja e meshkujve është më modestë edhe për nga punimi edhe për nga dekorimi. Këmishat e pëlhurës dhe tirqit o pëlhurës ose të zhgunit apo shajakut janë dy elementet themelore të veshjes që takohen në të gjitha grupet etnike të këtij rajoni.
Ndryshimet e bëra në jetën shoqërore dhe ekonomike të popullsisë e kanë kushtëzuar ndryshimin gradual të veshjes. Ndërsa kostumet tradicionale tëmeshkujve gradualisht po zhduken, ato të femrave u janë përshtatur më shumë ndryshimeve, por janë ruajtur jo vetëm si kujtim i pjesës së bukur të kulturës tradicionale, por edhe si vërtetim i përkatësisë dhe i lidhjes me prejardhjen familjare. Kjo pasuri e kostumeve ruhet në Muzeun Etnologjik.
ARVE Error: need id and provider

Ulcinj,Ulqin,Ulqini,Ulkinon,Dulcigno,Улцињ,Dulcinea,Montenegro,Crna Gora,Mali i Zi,