Duke e respektuar lirinë tuaj që ta zgjedhni vetë menynë tuaj, ju rekomandojmë specialitetet e kuzhinës së Ulqinit: specialitetet me peshk të përgatitur në shumë mënyra – në skarë, lesho ose brodet, peshkun “kapamë” (peshkun e dinstuar me perime ne vaj ulliri), tavën e Ulqinit (me mish qengji në oriz e perime … ), mish qengji të pjekur nën saç, japrakun (me mish të bluar me oriz, perime e mëlmesa të ndryshme … në fletë hardhie), patlixhanët në kos, piten me mish shpendiësh të egër (piten e pjekur të ulur me supë nga mishi i zier i shpendëve të egër), specat e mbushur në mënyre ulqinake (specat e mbushur me copëza mishi, oriz, qepë … ), pastaj kotëleta malazeze (kotëleta viçi të mbushura me proshutë e kajmak të Njegushit), biftekë të ndryshëm, mish të pjekur etj., një numër të madh paragjellësh: proshutë të vendit, djathë të vendit, ullinj, gambore, sallata me peshk, kalmarë, supje, gaforre, pite të ndryshme etj.
Për aperitiv ju ofrojmë “medicinë”,raki rrushi, kurse gjatë ngrënies verëra cilësore. Nga verërat e zeza më e mirë është vera e vendit e Ulqinit, pastaj verërat e njohura “Vranac”me etiketë tëbardhë, -“Dingaç”, “Postup”, “Rubin”, kurse nga verërat e bardha “Kërstaç, “Kashtelet”, “Poship” etj. Këtu pihet edhe birra e njohur e Nikshiqit. Për desert, përpos pastave të ndryshme, pemëve, akullores etj., mund ta provoni edhe bakllavanë e vendit, hurmaxhikun  kadaifin, e natyrisht edhe “kafenë turke”. Fillet e para të traditës se pasur hoteliere të Ulqinit përmenden nga fundi i shekuliit XIX dhe fillimi i këtij shekulli, kur Ulqini ishte vend i njohur tregtar dhe krahinë e pasur bujqësore. Në këtë qytet bregdetar vinin shpeshherë nëpër det dhe nëpër tokë tregtarët dhe udhëtarët nga Shkodra, Stambolli, Triestja, Selaniku, Podgorica (Titogradi), Boka e Kotorrit, Dubrovniku dhe vendet e tjera. Aty qëndronte shpeshherë edhe mbreti Nikolla me ministrat e vet dhe shtetasit e huaj. Në atë kohë, në një rrugë të ngushtë afër Plazhit të qytetit, gjendej hoteli i vogël (pansioni) “Grand”, ose si e quanin vendasit “Lokanda”, e Shpiros, sipas “Lokandës” së Cetinës. Pronari i hotelit, Shpiro Bjelica, ishte mjek popullor, hotelier shërbyes por edhe i “rreptë”. Për organizimin e tij të jetës në hotel tregohet edhe ky tregim: Në rendin e shtëpisë së hotelt shkruante: “Mysafirë e udhëtar”, mirë se keni ardhur! Dera e shtëpisë sime është e hapur prej orës katër të mëngjesit deri në orën dhjetë në mbrëmje.

Kush vjen më herët ose me vonë – natën, nuk ia hap derën …! Ushqimi dhe vera që ju qes përpara bëhet në Ulqin dhe nuk kanë shoqe: Prandaj duhet të hahet dhe të pihet krejt. Në qoftë se nuk e han ushqimin, do të thotë se nuk është i mirë ose se je i sëmurë, e ky “Hotel”nuk është për të sëmurë, por për të shëndoshë … ” Një herë paska kthyer në hotel princ Petri, djali më i vogël i mbretit Nikollë. I zoti i hotelit, ashtu principiel si ishte, edhe atij ja tregoi rendin e shtepisë. Mirëpo, nga mesnata dikush filloi të trokiste në portë dhe të bërtiste. Shpiroja e mori revolen dhe doli në oborr. – Kush po troket- Kush po mi zgjon mysafirët në këtë kohë- – pyeti. – Hape! Unë jam princ Petri! – u dëgjua zëri nga rruga. – Nuk e hap, edhe sikur të ishe vetë mbret Nikolla! – bërtiti Shpiroja, e futi revolen në shokë dhe u kthye në dhomë. Kështu punonte hoteli i parë në Ulqin dhe njëri nga të parët në Mal të Zi.
[flv width=”580″ height=”400″]http://cdn9.fliqz.com/bca2a1bd98324f429cf68c31ef3b2269.flv[/flv]
Ulcinj,Ulqin,Ulqini,Ulkinon,Dulcigno,Улцињ,Dulcinea,Montenegro,Crna Gora,Mali i Zi,