Plazhi i Vogël (Rana) me gjirin  është vendosur ndërmjet kepit të Puntës së Nuradinit dhe kepit të Ratislavës ose Sukës. Emri Ratislava është krijuar nga fjalët “Rat i Slava ” (Lufta dhe Lavdia) me këto fjale princ Nikolla,duke qëndruar në Ulqin, në vilën e tij të vogël në kepin e Sukës, e pat përfunduar telegramin, me të cilin po e Iajmëronte mbretin e Serbisë Petrin për vendimin me të cilin po i shpallte luftë Turqisë (luftërat ballkanike). Ky gji njëkohësisht është edhe liman, në të vërtetë, port Ulqinit për anije, jahte, barka të peshkatarëve dhe objekte të tjera lundruese. Me një pjesë të vet shërben si marinë natyrore (Mandraq ose Mendreq dhe Kaceme), por është e pambrojtur nga erërat jugore që e dalldisin ujin dhe e sjellin shiun, kryesisht gjatë vjeshtës dhe në dimër. Gjiri është i mbrojtur nga stuhia e ftohtë. Në ditët e verës prej orës 11 fryn era e ngrohtë e detit maestrali, e cila, në Plazhin e Madh, për shkak të hapësisë është pak më e fortë. Peshkatarët, “Kapitenet e barkave “, velorët dhe të tjerët gëzohen më shumë kur fryn maestrali sepse ai premton kohë të bukur. Kur nuk fryn, atëherë përgatitet ndonjë ndryshim.

Rëra e Plazhit të vogël është e gjatë 600 m, kurse e gjerë mesatarisht 25 m. Plazhi ka formën gjysmërrethore. Rëra ka të njëjtat cilësi sikurse Rëra e Plazhit të Madh. Në këtë plazh, që nga fundi i shekullit XIX laheshin turistët e parë të këtij qyteti të veshur në brekë të gjata. Verës hapësira buzë plazhit shndërrohet në qendër të jetës së qytetit, shëtitore dhe vend takimi për turistët dhe nikoqirët. Është e rrethuar me restorante, taverna, kopshte të verës dhe park. Më e bukur është kur të shikohet nga kështjella e Qytetit të Vjetër dhe nga kepi i Ratislavës ku dikur ishte hoteli impozant “Jadran ” ish-hoteli i banovinës, që u rrëzua me rastin e tërmetit që e goditi Ulqinin në vitin 1979. Afër Plazhit të vogël në vendin e hotelit të dikurshëm “Koop” nga viti 1939, është ndërtuar hoteli modern “Galeb”, kurse pranë tij hoteli “Mediteran”. Nga hoteli “Galeb “, nëpër shëtitore nëpër pyllin e dendur të pishave, duke e dëgjuar shushurimën e detit dhe cërcërimin e shpendëve e duke thithur ajër të përzier me erën e burimeve sulfurike dhe të bimëve aromatike, arrihet deri te hoteli i bukur “Albatros “. Në drejtim të këtij plazhi shtrihet shikimi nga ballkonet dhe tarracat e shumta të apartamenteve komfore moderne dhe dhomave të familjeve që i presin turistët. Në Qytetin e Vjetër gjithashtu Afër këtij Plazhi, janë ndërtuar apartamentet “Dvori Balshiqa” dhe, “Venecijanska pallata ” në stilin oriental dhe venedikas.

Mobil Phone : +382

ARVE Error: need id and provider

Ulcinj,Ulqin,Ulqini,Ulkinon,Dulcigno,Улцињ,Dulcinea,Montenegro,Crna Gora,Mali i Zi,