UlqiniEshtë i gjatë 12,5 km, kurse gjerësia mesatare është 50 m. E quajnë Bostani, sipas bostanit që kultivohet me sukses në afërsi të tij, në fushën e Shtojit, kurse, për shkak të hapësisë tij, adhuruesit e tij e kanë quajtur “Kopakabana jugosllave”. Shtrihet në drejtimin veriperëndim‑juglindje në një hark të butë prej gjirit të Porto Milenës deri në grykën e Bunës. Nga qendra e qytetit është larg 4 km. Tërë plazhi është i mbuluar me rërë të mrekullueshme ngjyre të zbardhëllemë në të murrmë, me kokrra të mëdha prej 0,1 deri 0,5 mm. Po këtë përbërje e ka edhe fundi i cekëtinave dhe i hapësirës për larje, kështu që larja është kënaqësi e jashtëzakonshme sidomos për personat më të vjetër, kurse për fëjmijët është gëzim i madh.

Nja 4 km larg gjirit – kanalit të Milenës në drejtim të grykës së Bunës, para Plazhit të Madh, ngritet prej detit Guri i Gjeranës (Skolj-Krs od Djerana). Ky është krijuar nga lëvizja tektonike o tokës, duke u ndarë nga pjesa tokësore juglindore.   Nja 4 km larg gjirit – kanalit të Milenës në drejtim të grykës së Bunës, para Plazhit të Madh, ngritet prej detit Guri i Gjeranës (Skolj-Krs od Djerana). Ky është krijuar nga lëvizja tektonike o tokës, duke u ndarë nga pjesa tokësore juglindore. Prapavija e plazhit të Madh është e mbuluar me pisha, makie, drurë gjithmonë të gjelbër dhe gietherëns. Mu në fillim të këtij plazhi, në sipërfaqen e parkut shumë të bukur, 150 m larg detit, është vendosur kompleksi i hoteleve: “Olimpic, “Grand Lido dhe “Otrant, të gjithë të Kategorisë )”A” dhe Belvi, Lido bungalovi” të Kategorisë “B”vendosjes dhe ushqimit, kompleksi i hoteleve ofron edhe një varg të tërë përmbajtjesh të tjera të argëtimit dhe të rekreacionit. Pak më larg, nën flladin e pyllit të dendur, është autokampi Neptun dhe vendbanimi Safari. Afër kampit është pushimorja e të rinjve të Lidhjes së Ferialistëve. në prapavijën e Plazhit, buzë rrugës moderne, e cila e lidh Plazhin e Madh, Shtojin e Epërm dhe të Poshtëm, është ndërtuar një numër i madh shtëpish private për pushim, që u ofrojnë konak turistëve.

Mobil Phone : +382

ARVE Error: need id and provider

Ulcinj,Ulqin,Ulqini,Ulkinon,Dulcigno,Улцињ,Dulcinea,Montenegro,Crna Gora,Mali i Zi,