Popullsia e Ulqinit me rrëth 22.000 banorë, për nga prejardhja e vet, tradita, vetitë kulturore dhe shoqërore, përbën një bashkësi komplekse që i jep një sharm unik dhe piktoresk këtij qyteti. Në Ulqin jetojnë shqiptarët, malazeztë dhe pjesëtarët e kombeve dhe të kombësive të tjera të Jugosllavisë, kurse shumicën e populisisë e përbëjnë shqiptarët. Në Ulqin jetojnë dhe janë të asimiluar pasardhësit e maorëve berberë të Algjerisë, që kanë qenë vendosur nga pushtuesit turq për mbrojtjen e qytetit, pastaj zezakët, pasardhësit e skllevërve që kanë qenë sjellë dikur në një numër bukur të madh nga Afrika.
Ditëve të pazarit, të marten dhe të premten, qendra e qytetit, me pjacën e vet të pemëve e të perimeve dhe me tregun e vet të suvenireve shndërrohet në atraksion të vërtetë. Koloriti i kostumeve kombëtare të grupeve të ndryshme etnike nga fshatrat e afërta bëhet motiv i jashtëzakonshëm për fotoaparatet dhe kamerat e turistëve që vijnë edhe nga Dubrovniku, Boka e Kotorrit, Budva dhe vendet e tjera. Për turistët që e kalojnë pushimin në Ulqin, kjo është një përparësi e cila duhet të shfrytëzohet, edhe sikur të humbet një larje e paraditës në plazh.

Pjaca e gjelbër është shumë e pasur me pemë, perime, produkte qumështore, peshk e shpeshherë aty ofrohen edhe egërsira sapo të zëna. Ajo është pamje, shprehje e tokës pjellore, e detit të pasur dhe e popullsisë së zellshme të kësaj krahine. Në një ambient të posaçëm është interesant pazarllëku në tregun e suvenireve me asortiment të posaçëm të punëdorës: produkteve të gdhendura, të endura e të thurura, pastaj të zbukurimeve dhe të stolive të ndryshme nga guaskat e të tjera. Në qoftë se ju pëlqer shopping-u, atëherë aty e gjeni menjëherë.
Afër tregut të suvenireve është shtëpia moderne e mallrave, e “tregtarit” më të madh të qytetit, “Otrantkomercit”. Dyqanet e tij do ti gjeni nëpër qytetin. Ato ofrojnë mallra të ndryshëm; rroba, galanteri lëkure, qeramikë, produkte të qelqit, të kristalit, të porcelanit, të kozmetikës, të ushqimit etj. Në rrugën kryosore që arrin deri në Pristan, mund të gjeni edhe shumë gjëra të tjera.

Për shkak të numrit të madh të dyqaneve zejtare dhe ëmbëltoreve, për shkak të sharmit dhe nga dashuria që ushqejnë për të e kanë shpallur “rrugë më të pasur dhe më të ëmbël të qytetit”. Aty gjenden edhe dyqane zejtare metraditë të gjatë. Kur ta gjeni ndonjë dhuratë të vlefshme per atë që ju pret në shtëpi ose kur lodheni nga shëtia, mund të pushoni e të freskoheni në ndonjë tarracë, ose nën flladin e dendur të shumë restoranteve, të buffeteve, caffebareve e të tjera objekteve të ngjashme.
[flv width=”580″ height=”390″]http://video.zoover.nl/media/play/2010/01/20100125130811_025.flv[/flv]
Ulcinj,Ulqin,Ulqini,Ulkinon,Dulcigno,Улцињ,Dulcinea,Montenegro,Crna Gora,Mali i Zi,