pozita-gjeografike-e-ulqinit_hartaZogu shtegtar, qä e ka zgjedhur rrugën e vet të fluturimit drejt jugut të ngrohë buzë bregdetit të mrekullueshëm adriatik, kësaj pyetjeje do t’i përgjigjej: Atje ku bregdeti i humb shoqëruesit e vet, ujëdhesat e mëdha e të gjata, ku malet e larta, shpeshherë të egra e të zhveshura, lëshohen dhe shndërrohen në bjeshkë të ulëta e të buta, kurse këto në rrafshe të gjera, të rrethuara e të ndara me lumenj e liqene, kur mbulesa bimore bëhet gjithnjë më e dendur dhe shtrihet deri buzë detit, nga i cili e ndajnë plazhet e gjata të pashoqe të rërës – atje shtrihet Ulqini (Ulcinj).
Në hapësirën e rruzullit tokësor ky qytet do të zinte një vend të vogël ku brezi midis 19°8′ (fshati Fraskanjel) e 19°23′ (Ulqini i Vjetër – ujdhesa Kruçit) të gjatësisë gjeografike lindore kryqëzohet me atë midis 41°50′ (Ada e Vogël) dhe 42°5′ (Kozjaku i vogël) të gjerësisë gjeografike veriore, që do të thotë se rruzulli i kuqërremë i madh ia lëshon rrezet e veta të ngrohta këtij qyteti nën të njëjtin kënd sikurse Barcelonës ose edhe Romës. pinargenti_1573_ulcinj_m
Ulqini i takon zonës së skajshme subtropike të Mesdheut evropian me variantin adriatik të klimës mesdhetare dhe me vegjetacion subtropik. Kjo zonë shquhet për pasurinë e dritës e të nxehtësisë me 2700 orë me diell në vit, me dimër të butë ku temperatura mesatare e ajrit në muajin më të ftohtë – në shkurt, është 7,1°C, kurse dëbora është fenomen shumë i rrallë dhe paraqet ngjarje të vërtët për vendasit; me pranverë të hershme, të ngrohtë dhe të bujshme, me vjeshtë të gjatë, të ngrohtë e të pasur dhe me verë të zjarrtë e të thatë kur zhiva në termometër ngritet edhe deri në 38°C në muajin më të nxehtë – në korrik (me temperaturë mesatare 25,2°C),  ndërsa dielli nxeh pa pushim edhe deri 11,5 h në ditë. Nën ndikimin e tipit të këtillë të klimës janë krijuar tri breze të vegjetacionit: gjithmonë i blertë (deri në 300 m lartësi), i përzier (deri në 500 m lartësi) dhe’ndërmalor (mbi 500 m lartësi). Në brezin e parë mbizotërojnë ullinjtë, fiqtë, portokajtë, limonët, bajamet, kivët dhe mollët japoneze (kakët); në brezin o dytë – gështenjat, shegat, manat, hardhia dhe drithërat, kurse në brezin e tretë -drithërat, duhani, dardhët, mollët dhe kumbullat. Kultura më tipike e kësaj treve është ulliri. Bregdetin e zbukurojnë edhe llojet jugore të bungut, lorët mesdhetarë me kurora të gjera, pisha e bardhë dhe e zezë, makjet (dafina, gjineshtra, mërsina, ahu, sherbela, rozmarina, beronja), si dhe bimët stolisëse (palmat, agavati, selvitë dhe mimozat). Ulqini është qyteti më jugor në bregdetin adriatik jugoslav. Në drejtimin veri – jug shtrihet në 20 km gjatësi, kurse në drejtimin perëndim – lindje 25 km.
ada-bojana_ulqini_mali-i-ziKa një sipërfaqe prej 255 km2.Në veri shtrihet mali bregdetar Mozhura (622), më kurse prapa saj një pjesë e masivit të maleve të Rumisë. Në lindje është lumi Buna (Bojana) dhe RPS e Shqipërisë ndërsa në perëndim, qyteti dhe limani më i afërt është Tivari (Bar).Bregdeti shoqërohet me detin 32,7 km, duke filluar nga gjiri i Kruçës deri në grykën e Bunës. Deti është i hapët, kurse vija ku ai takohet më qiellin – më e largët është nga Kozjaku, maja më e lartë malore (1427 m lartësi mbidetare). Treva në të cilën është krijuar dhe është zhvilluar qyteti është pak më kodrinore. Këto janë rrëzat e Pinjeshit (108 m), të Mendrës (164 m) dhe të Malit të Bardhë (289 m), e sa më shumë që shkohet në lindje, bjeshkët i zëvendësojnë fushat me liqene moçale e lumenj të vegjëI, dhe plazhet e gjata ranore.Pamje e bedeneve të Qytetit të Vjetër nga deti: Harmonia e natyrës dhe e mjeshtërisë së ndërtuesve të vjetër
Në Ulqin arrihet nëpër tokë dhe nëpër det, por edhe me aeroplan nga aeroportet më të afërme. Aeroportet gravituese jenë: Në Tivat (85 km), Podgorice (95 km) dhe Dubrovnik (152 km). Me fqinjin e parë, qytetin dhe limanin e Tivarit e lidh rruga magjistrale (25 km). Është lëshuar në qarkullim në vitin 1973 dhe sot është pjesa më e bukur e tërë magjistralës së Adriatikut. Deri në ndërtimin e saj në Ulqin arrihej nëpër rrugën e vjetër austrohungareze (36 km). Rruga e re kalon nëpër trevën piktoreske buzë detit, kështu që udhëtarët – turistët që në rruge i përgatit për pushim të bukur.
Me anë të stacionit të hekurudhës në Tivar, Ulqini lidhet me rrjetin e hekurudhave të vendit dhe të botës me vijën hekurudhore Beograd – Tivar.
Me anë të portit të Ulqinit kjo trevë, me rrugë detare, lidhet me limanet – qytetet e Adriatikut dhe më gjerë. Nga Tivari, që është limani i dytë për nga madhësia në pjesën tonë të Adriatikut, kalohet rregullisht Adriatiku me trajekt në vijën Tivar – Bari (Itali), e nepër grykën e Otrantos kalohet në ujërat e Mesdheut.
Hyrja në qytet është pak e jashtëzakonshme, sikur i zoti i shtëpisë, atij që e don shumë, detit, ia ka kthyer shpinën që juve të ju presë me padurim dhe përzemërsisht. Riviera, deti, Qyteti i Vjetër dhe plazhet jenë ruajtur për befasi të re, të këndshme.
montenegro_coast_big