Mobil: +382 69 731 443 + Viber
skype
Larg nga zhurma e qytetit, rrethuar nga bukuria e rrallë natyrore, plazhi Saranda Beach është një vend në të cilin vizitorët zakonisht mahniten me ardhjen e tyre ne te.
Në kilometrin e dytë të plazhit të madhë gjendet plazhi Saranda Beach,ku gjendet edhe restoranti i cili servon specialitete peshku te fresket ditë mbas dite.

Saranda Beach eshtë njëra ndër plazhet dhe restorantet më atraktive në plazhën e madhe të Ulqinit. Saranda Beach, ka kapacitete të mjaftueshme të shtretërve dhe po ashtu ushqime të të gjitha llojeve të përgatitura nga specialistët e kuzhinave. Kjo plazh dhe restoranti, ofrojnë çmimet më të lira në rajon dhe të cilat nuk ndyrshojnë gjatë tërë vitit.
Mysafirëve të plazhit Saranda Beach eshte siguruar qetësia dhe privatësia, deti i pastër dhe plazhet ranore, kuzhina e pasur, jeta argëtuese e ditës dhe natës dhe shërbimi kualitetativ.
Ne restorantin Saranda Beach Ulqin, mund te shijosh pa fanatizem kuzhinen tradicionale shqiptare te te gjitha zonave, te nderthurur edhe me specialitetet europiane, kryesisht me çmime te kenaqshme e te perballueshme. Restoranti e ka krijuar imazhin e saj nga peshku i freskët, i peshkuar nga vetë pronari I restorantit Saranda Beach.
Pronari i Saranda Beach Ulqin shprehet se jemi krenare per sherbimin, sigurine dhe kenaqesine qe i ofrojme konsumatorit dhe cilesine shume te larte te prodhimeve tona në restorantin e ynë, duke pasur vetem nje qellim që produktet e detit te jenë të fresketa. Në restorantin ju do të shijoni drekën dhe darkën me specialitete te kuzhines tradicionale, mesdhetare si dhe specialitete te peshkut të freskët nga deti blu i Adriatikut.
Provoni kombinimet e parezistueshme ose ndërtoni sipas shijes pjatën tuaj duke përzgjedhur nga pizat të ndryshme, filetot e viçit, shishqebapët e pulës, karkalecët e egër të detit, filetot e peshkut deri te asortimentet e tjera të shumëllojshme.
Tarraca relaksuese e Saranda Beach është vendi i përsosur ku mund të shuani etjen nën ritualet e pjekjes.

Le të shijojmë sëbashku prodhimet e freskëta të stinës nën shoqërinë e verërave të përzgjedhura të botës, varieteteve të birrave si dhe pijeve freskuese.
Po ashtu për turistët pos plazhit dhe restorantit ekziston edhe parking për makinat, e klinetëve pa pages nën hijen e pishave, po ashtu edhe vendi adekuat për fëmijët dhe ai për masazh.

Ju mirëpresim në plazhin dhe restorantin Saranda në plazhin e madhe në Ulqin.

Mobil: + Viber

Skype Me